Spitali i Gjakovës është një spital rajonal i përgjithshëm që ndodhet në qytetin e Gjakovës dedikuar për qytetarët e gjithë Rajonit të Gjakovës (Komuna e Gjakovës, Komuna e Rahovecit, Komuna e Deçanit dhe Komuna e Junikut). [1]

Historiku

Redakto

Mjekësia institucionale në Gjakovë filloi menjëherë pas Luftës së dytë Botërore, respektivisht në vitet 1945-46. Puna filloi në një Ordinancë të improvizuar në shtëpi private, me një mjek të praktikës së përgjithshme të ardhur nga jashtë. Shërimi hospitalor gjithashtu filloi në këto vite. Me kalimin e viteve, fillojnë të ndërtohen objekte të reja, të blehen paisje të reja si dhe kompletimi me kuadro – mjekë specialistë të lëmive të ndryshme. Me hapjen e fakultetit të mjekësisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës, mjekësia e qytetit të Gjakovës filloi të kompletohet me mjekë dhe më pas me hapjen e shkallës së tretë edhe me specialistë nga ky fakultet.

Promovimi i Spitalit Rajonal si model i një qendre referente rajonale me menaxhment, shërbime shëndetësore kualitative dhe multidisiplinare, me kapacitete të mjaftueshme njerëzore, profesionale dhe teknologji të avansuar mjekësore, e aftë të përmbushë nevojat dhe kërkesat e pacientëve sipas standarteve dhe përvojave europiane.[2] [3]

Departamentet e spitalit

Redakto
  • Departamenti për nëna dhe fëmijë
  • Departamenti i degëve kirurgjike
  • Departamenti i Anestezionit me mjekësi emergjente
  • Departamenti i Sëmundjeve të brendshme
  • Departamenti i Psikiatrisë
  • Departamenti i Diagnostikës
  • Departamenti i Administratës dhe shërbimeve të përbashkëta

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1525. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ "Spitale Rajonale". QKUK. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2014. Marrë më 23 shkurt 2014.
  3. ^ https://www.eshendetesia.com/index.php/business/57/view

Lidhje të jashtme

Redakto