1948 – Presidenti amerikan, Harry S. Truman, u nominua për një mandat të dytë gjatë Kuvendit të Partisë Demokrate në Philadelphia.
1971 – Presidenti Richard Nixon paralajmëroi se do ta vizitonte Republikën Popullore të Kinës për të kërkuar “normalizim të raporteve”.
1976 – Odiseja 36-orëshe e rrëmbimit filloi për 26 nxënës dhe shoferin e autobusit të tyre, pasi që ata u rrëmbyen nga tre të armatosur në Kalifornia dhe u mbajtën në një qeli nëntokësore. Të rrëmbyerit ikën dhe nuk pati të lënduar.
1979 – Presidenti amerikan, Jimmy Carter, mbajti një fjalim, në të cilin kritikoi “krizën e besimit” në Amerikë. Ndonëse ai nuk e shfrytëzoi këtë term, fjalimi mbeti i njohur si fjalimi i “sëmundjes”.
1996 – MSNBC-ja, një rrjet 24-orësh me lajme, bëri debutimin e tij në televizionin kabllor dhe në internet.
1997 – Disenjatori Gianni Versace u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Miami. I dyshimti për vrasjen e tij, Andrew Phillip Cunanan, u gjet i vdekur tetë ditë më vonë.
2002 – John Walker Lindh, amerikani që kishte luftuar përkrah talebanëve në Afganistan, deklaroi se ndihet fajtor, në kuadër të një marrëveshjeje që ia kursente atij burgimin e përjetshëm.
2007 – Dioqeza romano-katolike e Los Angelesit paralajmëroi se do t’i shpenzonte 660 milionë dollarë si dëmshpërblim për rastet e abuzimeve nga kleri.