Stampa:22 mars
- 1832 - Vdiq poeti gjerman, autor i “Faustit”, Johan Wolvgang Von Goethe. “Faustin” e filloi në vitin 1775, por pjesa e parë nuk u botua deri në vitin 1808 dhe e dyta më 1832. (Figura)
- 1859 - U themelua në Melbourne, partia e parë politike kushtuar klasës punëtore, Lidhja Punëtore Politike e Viktorias.
- 1878 - U botua për herë të parë në Stamboll numri i gazetës së përditshme në gjuhën turke “Turcumani Shark”, botuesi i parë i së cilës ishte Mihran dhe kryeredaktor Sami Frashëri.
- 1917 - Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë vendi i parë që njohu Qeverinë e përkohshme të Rusisë pas rrëzimit të monarkisë.
- 1944 - Gjermania njoftoi për pushtimin e Hungarisë dhe formimin e një qeverie të re nën drejtimin e Dome Shtojajt.
- 1996 - Snajperët vranë 11 veta gjatë një sulmi politik në qendër të landit Zulu të Afrikës së Jugut, disa orë pas vizitës së presidentit Nelson Mandela në këtë provincë.
- 1997 - Asambleja Kombëtare e të dy dhomave të Parlamentit të Polonisë miratoi pas tetë vjetësh të rënies së komunizmit, Kushtetutën e re, e cila zëvendësoi ligjin e vjetruar të epokës komuniste, të vitit 1952.
- 2000 - Lirohen nga burgjet e Serbisë 17 shqiptarë të Kosovës. Të liruarit ishin banorë të komunave të Gjakovës, Deçanit, Skenderajt dhe Klinës. Ata mbaheshin në burgjet e Pozharevcit, Mitrovicës së Sremit dhe Kralevës dhe u sollën në Kosovë me ndihmën e Zyrës së Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Prishtinë.
- 2002 - Japonia dhe Koreja Jugore nënshkruan marrëveshje që nxit investimet e drejtpërdrejta të ndërsjella. Kryeministri japonez, Junichiro Koizumi, dhe presidenti koreanojugor Kim Dae-Jung e nënshkruan këtë pakt, kur Japonia dhe ish-kolonia e saj po bënin përpjekje për të lehtësuar lidhjet dypalëshe para finales së Kupës së Botës në futboll.
Kjo stampë nuk përmban udhëzimet e përdorimit. Ju mund të ndihmoni duke i shtuar ato. |