Johan Volfgang Gëte

(Përcjellë nga Johann Wolfgang Goethe)
This is the stable version, checked on 14 dhjetor 2021. 1 pending change awaits review.

Johann Wolfgang Goethe (shqip: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832WeimarGjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk "Johann Wolfgang von Goethe". Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Vajmarit.

Johann Wolfgang von Goethe
U lind më28 gusht 1749
Frankfurt am Main
Vdiq më22 mars 1832
Weimar
Emri i letraveGoethe
KombësiaGjerman

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Në krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratikeiluminizmit.

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar "Stuhi e vrull", për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin "Vuajtjet e djaloshit Verter". Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.

Johann Wolfgang von Goethe fëmijërinë e tij e kaloi në shtëpinë "Goethe-Haus", e cila ndodhet në rrugën "Großer Hirschgraben" në Frankfurt. Gëte ishte njeri i gjithëanshëm, shumë i edukuar e me kulturë të lartë, por njëkohësisht edhe i ashpër e këmbëngulës, tipare dalluese këto që shfaqeshin ndonjeherë pas konflikteve që lindnin brenda rrethit të tij familjar.

 
Shtëpia e Gëtes në Frankfurt
 
Babai, Johann Caspar Goethe
 
Mamaja, Catharina Elisabeth Goethe
 
Johann Wolfgang Goethe (Kartolinë nga një pikturë)
 
Monumenti Goethe-Schiller (1857)
 
E dashura, Frederike Brion von Elsas
 
Charlotte von Stein, e dashura e oborit Weimar
 
Charlote Buff, figura e romanit "Vuajtjet e djaloshit Werter"
 
Mentori i Gëtes nga Strasburgu

(1749 - 1765) Frankfurt. Vitet rinore

Redakto

Babai i tij, Johann Caspar Goethe (* 1710; † 1782), trashëgimtar i një pasurie të madhe, ishte jurist i diplomuar që nuk e ushtroi ndonjëherë profesionin e tij. Gjatë udhëtimeve të bëra në Francë dhe Itali ai mblodhi njohuri të gjithëanshme. Si pjesëtar i Këshillit Mbretëror Perandorak ai ishte një nga qytetarët më të nderuar mes banorëve të Frankfurtit. Në vitin 1748 ai u martua me zonjushën 17-vjeçare Catharina Elisabeth Textor. Pas lindjes së fëmijës së tyre të parë Johann Wolfgang pasuan edhe pesë fëmijë të tjerë, nga të cilët fatkeqsisht vetëm motra e tij një vit më e re, Cornelia Schlosser, arriti ta mbijetojë moshën e fëmijërisë. Marrëdhëniet mes dy fëmijëve ishin të lidhura shumë ngushtë dhe dalloheshin nga fryma e vetëbesimit te njëri-tjetri. Pasuria e babait i mundësoi atyre një jetë më të lehtë e pa vështirësi financiare.

Edhe nëna e tij, Catharina Elisabeth Goethe (* 1731; † 1808) rridhte nga një familje e pasur dhe e nderuar e Frankfurtit, babai i së cilës me profesion jurist mbante postin më të lartë në organet e drejtësisë së qytetit. Që në moshë të re ajo dallohej për dëshirën dhe pasionin për jetën e bukur, duke mos ju ndrojtur edhe kontakteve me persona të shquar më të vjetër nga mosha, siç ishte dhe rasti i njohjes dhe martesës me 38-vjeçarin Johann Caspar Goethe.

Prindërit e dy fëmijëve i krijuan atyre të gjitha mundësitë për të kryer një shkollim profesional sa më të përparuar. Gëte vizitoi në vitin 1756 një shkollë publike dy-vjeçare. Më pas babai i tij, së bashku me një mësues shtëpie, ashtu siç ishte e zakonshme në atë kohë për familjet e pasura, morën përsipër edukimin dhe shkollimin privat të tij dhe motrës Cornelia. Shkollimi i tyre u përqendrua kryesisht në fushën e gjuhësisë, ku, përveç gjermanishtes, mësimdhënia kryej edhe në gjuhët e huaja si frengjisht, anglisht, italisht, latinisht e greqisht. Krahas tyre një vend të rëndësishëm i kushtohej mësimit të lëndëve të shkencave të natyrës, edukimit fetar dhe vizatimit. Gëte mësoi të luante veglën muzikore të violinçelës, ai mësoi edhe se si kërcehej nëpër ballo. Kënaqësi i sillte gjithashtu edhe sporti i kalorësimit dhe ai i dyluftimit me shpata.

Gëte pati që në fëmijëri mundësinë të njihet nga afër me letërsinë. Në moshën katër vjeçare, nëna e tij, përpara se të flinte, i lexonte tekste të marra jo vetëm nga libra për fëmijë, por si besimtare e kishës luteriko-protestante që ishte edhe nga bibla.

Në fundin e vitit 1753 gjyshja i dhuron Gëtes për Festën e Krishtlindjeve një teatër kukullash. I apasionuar pas kësaj ai e mësoi pjesën teatrale në një kohë shumë të shkurtër përmendësh. Ai ndjente një kënaqësi të veçantë kur e shfaqte këtë pjese teatrale para shokëve të tij bashkëmoshatarë. Sipas thënieve të vogëlushit Gëte, shenjat e para tipike dalluese të fantazisë së tij letrare dëshmohen në talentin që vetë ai kishte, për të sajuar përralla të mrekullueshme, pas dëgjimit të të cilave shokët e tij mbeteshin me gojë hapur.

Në shtëpinë e Gëtes ishin krijuar kushtet dhe mundësia që të lexohej shumë, kjo falë bibliotekës së babait të tij, e cila numëronte rreth dy mijë libra e vëllime të tematikave të shumta. Kështu, midis të tjerave, Gëte qysh në moshë të vogël u njoh me përmbajtjen e librit popullor të Dr. Faust.

Në periudhën e luftës shtatë vjeçare, që zgjati nga 1759 deri në 1761, në shtëpine e Gëtes ishte strehuar një oficer francez. Është pikërisht njohja me këtë oficer e më pas edhe me trupën e aktorëve që kishin bashkëudhëtuar me të, që bën të mundur përballjen fillestare të Gëtes me literaturën franceze të dramës. Ndërkohë që Frankfurti në atë kohë ndodhej nën pushtimin francez, ai vizitonte rregullisht shfaqjet teatrale.

Studimet dhe krijimet e para poetike

Redakto

(1765 – 1768) Leipzig

Redakto

Në moshën 16 vjeçe Gëte nisi studimet e drejtësisë në Leipzig, qytet ky që, përkundrejt Frankfurtit të atëhershëm konservativ, dallohej për botën më të hapur dhe më elegante të kulturës njerëzore. Përkrah studimeve universitare të juridikut, ai vizitoi me zell e pasion të dukshëm edhe ligjëratat e mbajtura mbi poezinë nga të shumënjohurit Johann Christof Gottsched dhe Christian Fuerchtegott Gellert, i cili prej krijimeve të para poetike të Gëtes nuk mbeti kushedi se sa i kënaqur. Tre vitet studimore në Leipzig ishin nga njëra anë pak emocionale për poetin e ardhshëm, mirëpo nga ana tjetër ato ishin frymëzuese, pasi ai u njoh me piktorin Adam Friedrich Oeser, tek i cili Gëte vazhdoi mësimin e vizatimit të filluar dikur në Frankfurt. Oeser bëri më pas të mundur njohjen e Gëtes me nxënësin e tij të apasionuar pas artit klasik Johann Joachim Winkelmann. Përveç kësaj Oeser inkurajoi tek Gëte dëshirën për njohjen dhe konceptimin e artit. Gëte mësoi tek një bakërshpues teknikën e prerjes së drurit.

I ndodhur larg prindërve të tij, Gëte në moshë adoleshente e shijonte jetën pasi e ndjente veten më të lirë. Ai vizitonte shpeshherë shfaqje teatrale ose i kalonte mbrëmjet e vona me shoqërinë e tij. Gjatë kohës së tij në Leipzig ai u dashurua për herë të parë në jetën e tij me të bijën e zanatçiut, zonjushën Käthchen Schönkopf. Marrëdhënia mes tyre zgjati rreth dy vjet, më pas ajo nuk do të vazhdonte më dhe u zgjidh me mirëkuptim reciprok. Pikërisht në këtë përjetim emocional bazohet dhe subjekti i dramës së tij të parë "Die Laune des Verliebten" ("Kapriçoja e të dashuruarit").

Ndjenjat e tronditura të këtyre viteve ndikuan edhe në stilin e të shkruarit të Gëtes. Vjershat e rregullta të stilit Rokoko ia lanë më pas vendin një stili më të lirë dhe të vrullshëm. Libri "Annette" u shkruajt sipas një koleksioni prej nëntëmbëdhjetë vjershash të përzgjedhura dhe të ilustruara nga shoku i tij Ernst Wolfgang Behrisch. Vepra e parë e shtypur e Gëtes ishte një koleksion vjershash i vitit 1769 me titullin "Neue Lieder" ("Këngë të reja").

Në vitin 1768 Gëte sëmuret shumë rëndë nga rrjedhje të vazhdueshme të gjakut, gjë që e detyroi të kthehej me të shpejtë tek prindërit në Frankfurt për t'u kuruar në shtëpinë e tij.

(1768 – 1771) Frankfurt dhe Strasbourg

Redakto

Pas vizitave të bëra nga mjeku i tij i shtëpisë Dr. Johann Friedrich Metz atij ju ndez dëshira për të hulumtuar natyrën.

Gjatë Festave të Pashkëve në prill të vitit 1770, Gëte ndryshon për të dytën herë vendbanimin e tij, për të vazhduar studimet e mëtejshme në Strasburg të Francës. Ky qytet ishte për të një fillim krejtësisht i ri. Ai i la mbresa të thella për arkitekturën gotike e cila kishte filluar t'i rrënjosej në shpirt. Ai, këtu, krahas studimeve të juridikut ndoqi edhe ato të mjekësisë dhe të shkencave të natyrës.

Në Strasburg ai u njoh me njerëz shumë të rëndësishëm për zhvillimin e tij të mëtejshëm. Takimi i tij më i rëndësishëm ishte ai me teologun dhe teoricienin e artit dhe të letërsisë Johann Gottfried Herder. Ishte Herder ai që nxiti te Gëte dëshirën për t'u njohur sa më afër me potencialin e pashtershëm letrar të autorëve më në zë të kohës si Homeri, Shekspiri dhe Ossiani. Ai zgjoi tek Gëte kureshtjen për estetikën e poezisë popullore, duke ndriçuar kështu rrugën e mëtejshme letrare të poetit të ri Gëte. Kohë më vonë Gëte ndërhyri që Herder të thirrej me shërbim në oborrin mbretëror në Weimar. Në Strasburg Gëte u njoh edhe me mjekun dhe shkrimtarin Johann Heinrich Jung-Stilling, si dhe me dramaturgun Jakob Michael Reinhold Lenz.

Gjatë një kalorësimi në zonat përreth Gëte njihet me vajzën e Priftit Frederike Brion, nga Sasenheim dhe pastaj dashurohet me të. Me largimin e Gëtes nga Strasburgu, ngaqë ai ishte i pavendosur per një lidhje të qëndrueshme, merr fund edhe kjo marrëdhënie. Poezitë e thurura enkas për Frederiken janë Abschied ("Lamtumirë"), Mailied ("Këngë maji") dhe Heidenroslein ("Gonxhja e lëndinave"). Ato më vonë u njohën si "Sesenheimer Lieder" ("Këngët e Sezenheimit"), që për nga forca e shprehjes paralajmeruan "fillimin e një epoke të re lirike".

Në verën e vitit 1771 Gëte dorëzon dizertacionin e tij për drejtësi, i cili iu refuzua për shkak të disa shprehjeve herezike që në atë kohë binin në kundërshtim me pikëpamjet dhe qëndrimin e kishës. E megjithatë universiteti i ofroi atij mundësinë e marrjes së lejes së mësimdhënies. Më 6 gusht 1771 Gëte mbrojti diplomën në fushën e drejtësisë pas një retorike të shkëlqyer, baza e së cilave ishin pesëdhjetëegjashtë teza në gjuhën latine.

Koha e stuhisë dhe e vrullit

Redakto

(1771 - 1775) Frankfurt, Wetzler

Redakto
 
Monument i Gëtes në qytetin e Vienës

Pas kthimit të Gëtes në qytetin e lindjes në Frankfurt, ai i pajisur ndërkohë dhe me diplomën përkatëse, hap një zyrë avokatie. Por Gëte nuk i kushtoi rëndësinë e duhur këtij profesioni, kështu që pas katër vitesh ai do ta mbyllte aktivitetin e tij si jurist, për tu nisur menjëherë pas kësaj për në Weimar. Ai e kishte përqendruar vemendjen e tij më shumë tek letërsia. Në fundin e vitit 1771 ai shkruajti brenda një kohe të shkurtër gjashtë javore "Geschichte Gottfriedens von Berlichingen mit der eisernen Hand" ("Historia e Gotfridens nga Berlihingeni me dorë të hekurt"). Pas një përpunimi në vitin 1773 u publikua nga shtypshkronja e tij drama "Götz von Berlichingen" ("Gëtz nga Berlihingeni"), e cila ishte konform normave dhe rregullave të dramaturgjisë. Drama, e cila u prit me shumë ngazëllim nga artëdashësit vlejti si dokument bazë tek "Stuhi dhe vrull".

Në majin e vitit 1792, i nxitur dhe më shumë nga babai i tij, Gëte filloi punë si praktikant në gjykatën e dhomës perandorake në Vetzlar. Kolegu i tij i punës Johann Christian Kestner në përshkrimet e tij për Gëten e çmonte atë si një gjeni me një forcë të jashtëzakonshme të mënyrës së të menduarit dhe si një njeri me karakter, që vepronte sipas asaj që i pëlqente atij pa marrë parasysh gjykimet e të tjerëve. Kestner e vlerësonte Gëten si një njeri që i pëlqente jeta e lirë dhe që urrente detyrimet që impononte moda dhe mënyra e atëhershme e të jetuarit.

Edhe në Vetzlar Gëte i kushtoi pak vemendje studimeve, pasi në këtë kohë ai dashurohet me Charlotte Buff, të fejuarën e kolegut të tij të punës Kestner. Kur gjendja shpirtërore pas kësaj situate filloi të ndërlikohej nga dita në ditë ai merr një vendim të prerë dhe e braktis menjëherë qytetin Vetzlar

Përvoja e dhimbshme e një dashurie të paqenë si dhe ngjarje të tjera të përjetuara u bënë më pas dhe subjekti për veprën e tij të dytë me vlera tepër emocionale Vuajtjet e djaloshit Verter, vepër kjo që doli nga shtypi në fillim të vitit 1774 dhe që e bëri Gëten brenda një kohe të shkurtër shumë të njohur në gjithë Evropën.

Vitet e krijimtarisë më frytdhënëse të Gëtes janë ato midis kthimit të tij nga Vetzlar dhe vajtjes së tij në Weimar. Përveç veprës së tij Vuajtjet e djaloshit Verter ai shkruan dhe disa himne si Ganymed, Prometheus dhe Mahomets Gesang, disa drama të shkurtra si Jahrmarktsfest zu Plundersweilern dhe Götter, Helden und Wieland si dhe dramat Clavigo dhe Stella. Ein Schauspiel für Liebende. Në këtë kohë Gëte filloi të shkruante për herë të parë dhe diçka rreth Fauststoff, historisë së Dr. Johannes Faustus dhe paktit të tij me Mephiston ("me dreqin")

Gjatë Pashkëve në prill të vitit 1775 Gëte u fejua me Lili Schönemann, vajzën gjashtëmbëdhjetë vjeçare të një bankieri nga Frankfurti. Menjëherë pas fejesës marrëdhëniet e çiftit të ri filluan të vuanin mosmarrëveshjet që ishin krijuar nga familjet e tyre, si pasojë e shijeve dhe stileve të ndryshme të të jetuarit. Përveç kësaj poeti kishte një farë pasigurie për lidhjen e një martese me Lilin, pasi ajo mund të bëhej pengesë për realizimin e planeve për jetën e tij në të ardhmen. Për t'ju shmangur kësaj ai ndërmorri një udhëtim për në Zvicër, pas ftesës së bërë më parë nga vëllezërit Friedrich Leopold dhe Christian zu Stolberg-Stolberg. Kohëzgjatja prej disa muajsh bëri që fejesa me Lilin të prishej. Gëte duhej të pranonte pas kësaj ftesën që i bëri Herzogu 18-vjeçar Karl August për një udhëtim në Weimar, ndonëse ai në atë kohë po vuante shpirtërisht ndarjen nga e fejuara e tij.


(1775 – 1786) Weimar, Faza I

Redakto

Më 7 nëntor 1775 Gëte sërish u kthye në Weimer, ku ai – me ndërprerje të gjatë nga udhëtimi i tij italian – mbeti për tërë jetën e tij aty. Hercogu Karl August ishte tetëmbëdhjetë vjeç dhe sapo kishte marrë regjimin përsipër; Rezidenca e tij Weimer ishte një strofull prej rreth 6.000 banorë. Hercogu i ri nuk ishte ndonjë monarkist; Ai kishte interes më shumë për ushtrinë dhe për gjueti se sa për letërsinë. Por megjithatë Karl August dhe Gëte u bënë miq shumë të afërt.

Në vitin 1776, për nder të Gëtes, në Weimer erdhi dhe mentori i tij nga Strazburgu Johann Gottfried Herder. Në qershor të po këtij viti Gëte hyri formalisht në këshillin legjionar në Weimer, në shtator 1778 u zgjodh këshilltar i qytetit (25 vite më vonë u zgjodh vërtet këshilltar, ekscellent dhe ministër). Ai që në fillim e kishte marrë me seriozitet qeverisjen, e që më së paku pritet nga një poet i ri.

Takimi me Charlotte von Stein ishte një nga sprovat më të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të Gëtes. Të dhënat poetike janë në dramën Iphigenie auf Tauris, shkruar në shkurt dhe mars të vitit 1779 – gjegjësisht ishte e vetmja vepër madhore e krijuar gjatë kohës fillestare në Weimer. Më pas, si ndër veprat e tjera të rëndësishme, me radhë vijnë drama Die Geschwister si dhe Hymne Harzreise të shkruar në dimër. Po ashtu edhe vjershat si An den Mond dhe Wanderes Nachtlied gjithashtu i takojnë kësaj kohe. Njëherësh edhe studimet shkencore e natyrore të Gëtes morën një formë serioze dhe në vitin 1784 zbuloi ashtin ndërmjetësor të filqisë së njeriut.

Por shpesh e zinin krizat shpirtërore, ndoshta ngase Gëte e ndjente, se si forcat e tij po kalonin ndërmjet punës dhe jetës sipërfaqësore. Po ashtu edhe mosprania e zonjës von Stein bëntë që qëndrimi i tij të ishte i padurueshëm në oborr. Kështu që e luti Hercogun t`i jepte një pushim për një kohë të pacaktuar dhe shkoi, pa ia besuar Charlottes asnjë fjalë lidhur me planet e tij, më 3 shtator 1786 tinëzisht nisi udhëtimin e tij të gjatë për në Itali.

(1786 - 1788) Itali

Redakto

Në Itali, ku edhe ai vetë shprehet se – për herë të parë dhe vetëm një herë në gjithë jetën e tij është ndjerë vërtet sikur të ishte në shtëpi, para se gjithash e tërhiqte Antika; Kurse arti dhe arkitektura e renesancës dhe e barokut nuk i bënte aq përshtypje. Si antike e ndjente edhe të dashurën romake të tij, e që më vonë e shkruan në elegjinë Römischen Elegien, ku e këndon si 'Faustina' – takimin me të e përshkruan si një barazim erotik në jetën e tij, asaj kohe ka qenë diku në fund të të tridhjetave. Në 'Faustina' romake, Gëte gjeti për herë të parë në lidhjen e tij një harmoni shpirtërore dhe mendore. Një harmoni e cila më vonë ishte dhe si një rrugë për estetikën e re klasike të tij.

Gëte në Itali vizatonte shumë si dhe kujdesej intensivisht për piktorët gjerman që jetonin atje, ndër ta ishin edhe Johann Heinrich Wilhelm Tischbein dhe shumë e njohura e asaj kohe, Angelika Kauffmann. Por studimet shkencore dhe natyrore, si dhe letërsinë, nuk i anashkaloi.

Në Palermo mendonte të kishte zbuluar një bimë shumë të vjetër, dhe ndërkohë shkruante një përmbledhje të re të Iphigenie in Jamben, përfundoi me Egmont dhe punonte në Tasso, ku dhe i shprehu në mënyrë artistike përjetimet e tija me Charloten von Stein.

(1788 - 1794) Weimar, Faza II

Redakto

Pas gjysmës së vitit 1788, Gëte u kthye në Weimer. Miqtë e vjetër dhe Zonja Stein e pritën ftohtë Gëten. Por megjithatë, ai sërish dashurohet: në Christiane Vulpius, një vajzë 23 vjeçe prej një familje mesatare. Dhe më pas ajo do të bëhej bashkëshortja e tij, por pa bërë kurorëzimin ligjor mes tyre. »Jam i martuar, por jo përmes mënyrës ceremoniale«, kështu komentonte ai. Pas kthimit të tij si nëpunës shtetëror, Gëte sërish u mor me gjërat artistike dhe shkencorë. Ai në vitin 1790 shkroi shkrimin Metamorfoza e bimëve, dhe intensivisht merrej me studimet mbi eshtrat. Revolucionin Francez, Gëte e shikonte shumë më ndryshe krahas Wieland, Klopstock, Herder ose Schiller-i, ai që në fillim e shihte me plot skepticizëm situatën.

Krijimtaria letrare

Redakto

Poezi, këngë dhe balada

Redakto
  • Geistesgruß (Poezi"Përshëndetje Shpirtit"), 1774 Burg Lahneck
  • In allen guten Stunden (Në të gjitha orët e mira), 1775
  • Der Erlkönig (Baladë "Mbreti ERL"), 1782
  • Xenien (Poezi , së bashku me Friedrich Schiller), 1796
  • Die erste Walpurgisnacht (Baladë, nga Felix Mendelssohn Bartholdy në formë të kantateve për soli, kor dhe orkestër), 1799
  • Vom Sänger hat man viel erzählt (Poezi kushtuar një këngëtarit"Për këngëtar tregojn shumë"), 1815
  • Wenn die Liebste zum Erwidern (Poezi kushtuar heshtjes), 1816
  • West-östlicher Divan (Poezi"Divani lindor-perëndimor), 1819
  • Die Laune des Verliebten, shkruar më 1768, u shtyp më 1806
  • Die Mitschuldigen , u shkrua më 1769, u shtyp më 1787
  • Götz von Berlichingen mit der eisernen Hand , 1773
  • Prometheus (Poezi), 1774
  • Neueröffnetes moralisch-politisches puppenspiel, 1774
  • Ein Fastnachtsspiel von Pater Brey, 1774
  • Jahrmarktsfest zu Plundersweilern, 1774
  • Götter, Helden und Wieland, 1774
  • Clavigo , 1774
  • Egmont, u shkrua më 1775, në shtyp 1788
  • Erwin und Elmire, 1775
  • Stella, 1776
  • Der Triumph der Empfindsamkeit , 1777
  • Iphigenie auf Tauris, formë proze më 1779, u shtyp më 1787
  • Torquato Tasso, prej 1780, u shtyp më 1790
  • Faust. Një fragment, 1790
  • Der Groß-Cophta , 1792
  • Der Bürgergeneral , 1793
  • Faust. Një tragjedi ( përputhet me pjesën e parë të Faustit), prej 1797, u shtyp nën këtë titull më vitin 1808
  • Mahomet, përkthimi dhe përpunimi i tragjedisë nga Volteri më vitin 1802.
  • Die natürliche Tochter, 1804
  • Pandora (Festspiel), u shkroi më 1807/08, u shtyp më 1817
  • Faust II. (Pjesa e dytë e Faustit), 1833

Romane dhe Novela

Redakto
  • Die Leiden des jungen Werthers (Roman-letre), 1774, Botimi i dytë 1787
  • Wilhelm Meisters theatralische Sendung (Roman), prej 1776, u shtyp më 1911
  • Unterhaltungen deutscher Ausgewanderten (Kuadër rrëfimi), 1795
  • Wilhelm Meisters Lehrjahre, 1795/96 (Tekst)
  • Novelle, prej 1797
  • Wilhelm Meisters Wanderjahre (Roman), prej 1807, u shtyp më 1821, ribotim më 1829 (Tekst)
  • Die Wahlverwandtschaften, 1809 (Tekst)

Përkthime

Redakto
  • Das Leben des Benvenuto Cellini (Përkthim), 1797
  • Mahomet, Përkthim dhe përpunim të tragjedisë nga Volteri, 1802

Përkthime në shqip

Redakto
  • Vuajtjet e djaloshit Verter, (Die Leiden des jungen Werthers) Onufri, 2004
  • Fausti, INFOBOTUES
  • Kënga e udhëtarit në shtërngatë, (The Song of Walker on the Storm), Johan V. Gëte, TOENA

Shënime dhe aforizma

Redakto
  • Maximen und Reflexionen, 1833

Shkrime estetike

Redakto

Shkrime shkencore

Redakto
  • Über den Zwischenkiefer der Menschen und der Tiere, 1786
  • Beiträge zur Optik (2 Vëllime), 1791/92
  • Zur Farbenlehre , 1810

Fjalime

Redakto
  • Einleitung zu den Trauerreden (freimaurerische Trauerrede zum Ableben des Meisters vom Stuhl Ridel), 1821
  • Rede zum brüderlichen Andenken Wielands (freimaurerische Trauerrede), von Goethe vorgetragen am 18. Februar 1830
  • Dem würdigen Bruderfeste: „Fünfzig Jahre sind vorüber“ (poetischer Dank für eine Ehrenurkunde seines fünfzigjährigen Maurerjubiläums), 1830

Proza autobiografike

Redakto
  • Aus meinem Leben. Dichtung und Wahrheit (4 Vëllime), 1811–33
  • Italienische Reise, 1816/17
  • Kampagne in Frankreich (Raport), 1822

Të tjera

Redakto
  • Römische Elegien, 1788–90
  • Venezianische Epigramme, 1790
  • Die guten Weiber, 1817

Lidhje të jashtme

Redakto

Referimet

Redakto