Pashkët
Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.
Data e ditës së Pashkëve
RedaktoViti | Në Perëndim | Në Lindje |
---|---|---|
2000 | 23 prill | 30 prill |
2001 | 15 prill | |
2002 | 31 mars | 5 maj |
2003 | 20 prill | 27 prill |
2004 | 11 prill | |
2005 | 27 mars | 1 maj |
2006 | 16 prill | 23 prill |
2007 | 8 prill | |
2008 | 23 mars | 27 prill |
2009 | 12 prill | 19 prill |
2010 | 4 prill | |
2011 | 24 prill | |
2012 | 8 prill | 15 prill |
2013 | 31 mars | 5 maj |
2014 | 20 prill | |
2015 | 5 prill | 12 prill |
2016 | 27 mars | 1 maj |
2017 | 16 prill | |
2018 | 1 prill | 8 pril |
2019 | 21 prill | 28 prill |
2020 | 12 prill | 19 prill |
Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.
Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.
Liturgjia
RedaktoPashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.
Historia e Pashkëve të krishtera
RedaktoPashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.
Emërtime të ndryshme të Pashkëve në gjuhë të tjera
RedaktoEmërtime të rrjedhura nga Eostremonat apo muaji i Eostres:
- Anglisht Easter (Istër)
- Gjermanisht Ostern
- Samoane Eseta (rrjedhur nga gjuha angleze)
Emra të prejardhur nga hebraishtja Pesah (Pas´ha):
- Latinisht Pascha ose Festa Paschalia (Paska ose Festa Paskalia)
- Greqisht Πάσχα (Pas´ha)
- Afrikançe Paasfees
- Arabisht عيد الفصح (ʿĪdu l-Fiṣḥ)
- Azeri Pasxa, Fish (pron: fis`h)
- Gjuha baso-gjermane Paisken
- Berbere tafaska (sot është emri i festës islamike të "flijimit")
- Bullgarisht Пасха (Pas´ha)
- Katalançe Pasqua (Paskua)
- Danisht Påske
- Hollandisht Pasen
- Esperanto Pasko
- Faroeze Páskir
- Finlandisht Pääsiäinen (Pesieinen)
- Frëngjisht Pâques (Pake)
- Galisht Pasg
- Islandisht Páskar
- Indonezçe Paskah
- Irlandisht Cáisc (Kaisk)
- Italisht (Paskua)
- Malajalame പെശഹ (Pesaha)
- Norvegjisht Påske
- Persisht عید پاک (Pas´h)
- Portugisht Páscoa
- Rumune Paşti (Pashti)
- Rusisht Пасха (Pas´ha)
- Shqip Pashka ose Pashkët
- Skoceze Casca (Kaska)
- Spanjisht Pascua (Paskua)
- Suedisht Påsk
- Tagalogçe (Filipine) Pasko ng Muling Pagkabuhay (fj.p.fj. "Pashka e Ringjalljes")
- Turqisht Paskalya (Paskalja)
Emërtime të përdorura në gjuhë të tjera:
- Armenisht Զատիկ (Zatik ose Zadik, fj.p.fj. "ringjallje")
- Bielorusisht Вялікдзень o Vialikdzień (fj.p.fj. "Dita e Madhe")
- Boshnjakisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. "Ringjallje")
- Bullgare Великден (Velikden, fj.p.fj. "Dita e Madhe")
- Gjeorgjisht აღდგომა (Aĝdgoma, fj.p.fj. "ringritja")
- Kinezçe 復活節 Fùhuó Jié (fj.p.fj. "Festa e Ringjalljes")
- Kroatisht Uskrs (fj.p.fj. "Ringjallje")
- Çekisht Velikonoce (fj.p.fj. "Natët e Mëdha" [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
- Estoneze Lihavõtted (fj.p.fj. "marr mish", mishërohem)
- Hungareze Húsvét (fj.p.fj. "marr mish", mishërohem)
- Japonisht 復活祭 (Fukkatsu-sai, fj.p.fj. "Festa e Ringjalljes")
- Koreane 부활절 (Puhvalhol, fj.p.fj. "Stina e Ringjalljes")
- Malteze L-Għid
- Letonisht Lieldienas (fj.p.fj. "Ditët e Mëdha" [shumës, trajta njëjës nuk ekziston])
- Persisht عيد پاك (fj.p.fj. "Festa e Dlirë")
- Polonisht Wielkanoc (fj.p.fj. "Nata e Madhe")
- Serbisht Ускрс (Uskrs) or Васкрс (Vaskrs, fj.p.fj. "Ringjallje")
- Sllovake Veľká Noc (velka noq fj.p.fj. "Nata e Madhe")
- Sllovenisht Velika noč (velika noq fj.p.fj. "Nata e Madhe")
- Tongane Pekia (fj.p.fj. "vdekja (e zotit)")
- Ukrainse Великдень (Velikden’, fj.p.fj. "dita e madhe") ose Паска (Paska)
Lidhje të jashtme
Redakto- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.Burimet liturgjike për Pashkë.