Stampa:29 mars
- 1549 - Themelohet kryeqyteti i parë i Brazilit, Salvador de Bahia. Kryeqytet aktual është Brazilia.
- 1799 - New Yorku miraton një ligj që ka për qëllim gradualisht ta ndalojë skllavërinë.
- 1831 - Shpërthen rebelimi i madh boshnjak kundër Perandorisë Osmane. Pjesë e saj deri në shkatërrim ishin shumica e vendeve ballkanike.
- 1849 - Mbretëria e Bashkuar britanike anekson Punjabin, një shtet i Indisë. India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe pas lëvizjes paqësore të Ghandit.
- 2004 - Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia u bënë për herë të parë anëtare të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO. (Figura)
- 2004 - Republika e Irlandës bëhet shteti i parë në botë që ndalon pirjen e duhanit në të gjitha vendet publike, përfshirë edhe restorantet. Hapin e saj e kanë ndjekur shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Kjo stampë nuk përmban udhëzimet e përdorimit. Ju mund të ndihmoni duke i shtuar ato. |