Stampa:9 prill
- 1796 - Napoleon Bonaparte martohet me gruan e tij të parë, Josephine de Beauharnais.
- 1842 - Opera e tretë e Guissepe Verdit jepet për herë të parë në Milano të Italisë. Kjo është një prej veprave që e bëri të famshëm Verdin.
- 1908 - Është themeluar klubi italian i futbollit, Internazionale, i njohur më shumë si Inter.
- 1933 - Presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt merr një vendim të rëndësishëm për ndryshime radikale ekonomike pasi SHBA ishte goditur nga Depresioni i madh.
- 1939 - Marian Anderson këndoi tek "Memoriali i Linkolnit", pasi nuk iu lejua të këndonte tek halla "Vajzat e Revolucioneve Amerikane. (Figura)
- 1940 - Lufta e dytë botërore: Ushtritë gjermane sulmojnë Danimarkën dhe Norvegjinë.
- 1945 - U themelua Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Energji Atomike.
- 1953 - Kompania filmike amerikane Warner Brothers e paraqiti filmin e parë 3-D, të qualtur House of Wax.
- 1956 - Ushtria sovjetike shtyp me dhunë një lëvizje që kishte filluar në Republikën e Gjeorgjisë për destalinizimin e politikës sovjetike.
- 1991 - Protesta masive mbahen në qendër të Beogradit kundër regjimit të Slobodan Milosheviqit. Dy demonstrues u vranë pasi forcat e sigurisë dolën me tanke për të shuar pakënaqësinë qytetare. Por do të duhej edhe një dekadë derisa ai të largohet nga pushteti.
- 1992 - Ish drejtori në Panama, Manuel Noriega, u dënua me 30 vite burgim.