Stavro Vinjau

This is the stable version, checked on 13 dhjetor 2021. 2 pending changes await review.

Stavro Vinjau (Përmet, 1893 - 1975) ka qenë deputet, ministër dhe tregtar shqiptar.

Stavro Vinjau
Ministër i Drejtësisë
Në detyrë
16 qershor – 24 dhjetor 1924
Paraprirë ngaBenedikt Blinishti
Pasuar ngaPetro Poga
Ministër i Arsimit
Në detyrë
16 qershor – 29 gusht 1924
Paraprirë ngaFahri Rashiti
Pasuar ngaFan Noli
Të dhëna vetjake
U lind më1893
Përmet, Perandoria Osmane
Vdiq më1976
Itali
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePartia Popullore
Punësimideputet, ministër, tregtar

Biografia

Redakto

U lind më 1893 në Përmet. Mbaroi Fakultetin për Drejtësi në Romë,[1] ku ishte bërë anëtar i Partisë Socialiste Italiane.[2] Më 1921-1925 ka qenë deputet në dy legjislatura, më 1921 anëtar themelues i Partisë Popullore. Ka qenë anëtar i "Krahut Kombëtar", organizatë e njohur në publik si Klika, e cila përfshinte Sejfi Vllamasin, Sulejman Delvinën, Bahri Omarin, Ali Këlcyrën dhe figura të tjera në politikën, administratën dhe xhandarmërinë e kohës.[3] Më 1923 ka qenë pjesë e grupit demokrat të Gjirokastrës,[1] së bashku me Fan Nolin dhe Koço Tasin anoi nga grupi i deputetëve të Shkodrës kryesuar nga Gurakuqi; duke u bërë kështu ndër opozitarët më të zëshëm të diskutimeve parlamentare.[4] Njihej në parlamentin shqiptar për pikëpamjet e tij të majta, duke deklaruar që më 1921 që në Shqipëri ekzistonte bolshevizmi.

Më 1924 mori pjesë në demostratën përpara kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e Avni Rustemit.[5] Përkrahu Lëvizjen e qeshorit, duke u emëruar ministër i Drejtësisë dhe i Arsimit në qeverinë revolucionare. U largua nga Shqipëria me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet në dhjetor të 1924.[1] U vendos në Brindisi, ku më 1938 kishte marrëdhënie me organizatën "Bashkimi Kombëtar, që ishte përvijuese e "Krahut Kombëtar".[5] Më tej, i tërhequr nga jeta politike u mor me tregti. Ndërroi jetë më 1975.[1]

Referimet

Redakto
  1. ^ a b c d Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 249. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 11nb. ISBN 9789928106384. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Vllamasi 2012, p. 284.
  4. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 402, 306–309. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b Këlcyra, Ali (2012). Frashëri, Tanush (red.). Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri. fq. 469, 147nb. ISBN 9789995687816. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)