Stefan Zweig
Stefan Cvajg lindi më 28 Nëntor të vitit 1881 në Vjenë, Austri dhe vdiq më 23 Shkurt 1942 në Rio de Janeiro, Brazil. Ishte një ndër shkrimtarët më të shquar austriakë.
Stefan Cvajg | |
---|---|
U lind më | 28 Nëntor 1881 Vjenë |
Vdiq më | 23 Shkurt 1942 Rio de Janeiro |
Kombësia | Austriak shtetës i Britanisë |
Gjinitë letrare | novelist |
Biografia
RedaktoStefan Zweig (i njohur më shumë si 'Stefan Cvajg'), është një nga shkrimtarët më të njohur në botë, i viteve 20-të dhe 30-të. Ai shkroi novela dhe tregime, si edhe shumë biografi, të figurave të njohura të historisë së botës, ndër të cilat më e famshmja është biografia e Mary Stewart (Maria Stjuart), si edhe ajo e perandoreshës, Mari Antuanete. Fillimisht, veprat e tij u botuan në gjuhën angleze nën pseudonimin 'Stephen Branch' (Stefan Brenc - përkthim i emrit origjinal).
Ai ishte i biri i Moris Zweig, pasanik hebre i cili prodhonte tekstile si dhe i Ida Brettauer, e bija e një familjeje bankierësh italianë. Edhe pse rridhte nga familje hebraike, feja nuk luajti ndonjë rol në edukimin dhe formimin e Zweig. "Feja ime ishte thjesht një rastësi si rjedhojë e prejardhjes sime" - është shprehur ai gjatë një interviste.
Zwejg studioi filozofi dhe histori letërsie, si dhe ishte pjestar i lëvizjes avangarde, “Viena e Re”. Edhe pse esetë e tij botoheshin në 'Neue Freie Presse', botuesi i së cilës ishte udhëheqësi zionist Teodor Herzl. Ai nuk ishte i ndikuar nga nacionalizmi hebraik i Herzlit. Cvajg-u e braktisi Austrinë pas ardhjes në fuqi të Hitleri-t. Gjatë kësaj periudhe ai u mbështet botërisht nga kompozitori Richard Shtraus, i cili refuzoi të hiqte emrin e Cvajgut nga parrullat për prezantimin e operas së tij 'Gruaja e heshtur' (Die schweigsame Frau_) në Dresden. Për këtë arsye, Hitleri nuk e ndoqi hapjen e operistikës së muzikantit më të madh të kohës së tij, si dhe pas tre shfaqjesh, opera u ndalua. Cvajg studjoi ne Austri, France dhe Gjermani. Në vitin 1904 ai mbaroi doktoraturën për filozofi dhe arte të bukura nga Universiteti i Vienës. Përpara se të vendosej në Salzburg (1913), ai udhëtoi nëpër shumë vënde të botës. Në 1914, Cvajg u martua me Friderike Maria Burger von Winternitz (1882-1971), e cila i kishte dërguar letra adhurimi që nga viti 1901. Friderike u bë shkrimtare gjithashtu dhe ata jetuan bashkë, me dy vajzat e saj nga martesa e parë, për më shumë se 20 vjet.
Vepra e parë e Zweig ishte përmbledhja poetike 'Litarë të argjendtë' (Silberne Saiten), e cila u botua në vitin 1901 kur ai ishte 20 vjeç. Më pas u botua në Zvicër, drama e tij kundër luftës, titulluar 'Jeremiah', të cilën ai e shkroi në vitin 1917 kur ishte ushtar. Kjo dramë frymëzohej nga Lufta e Parë Botërore dhe u luajt për herë të parë në Nju Jork në vitin 1939. Cvajg shkroi dhe drama të tjera si 'Tersites' në 1907, një tragjedi e shkruar në vargje të lira si dhe 'Jetë në det' (Das Hause Am Meer) në 1912, tek e cila pasqyrohej Lufta Civile në Amerikë. Cvajg jetoi për gati 20 vjet në Salzburg edhe pse si kohën më të madhe e kalonte nëpër udhëtime. Gjatë Luftës së Parë, ai punoi në arkivat e Ministrisë Austriake të Luftës, por u detyrua te largohej për në Zürich atëherë kur bindjet e tij paqësore ranë ndesh me bindjet e eprorëve të tij. Cvajg u bë i njohur fillimisht si poet dhe përkthyes (ai zotëronte 5 gjuhë të huaja, përveç hebraishtes, latinishtes dhe greqishtes së lashtë) dhe më pas si biograf, tregimtar dhe novelist.
Ai njihet si intelektuali i parë që hodhi idenë e një Europe të Bashkuar, në vitin 1908. Cvajg u përqendrua në mësimet e Sigmund Freud, ndikimi i të cilit ndihet në gjithë krijimtarinë e tij, sidomos në analizat e tij biografike për njerëzit më të shquar të të gjitha kohërave: Filozofë, burra shteti, mbretër e mbretëresha, shkrimtarë të shquar, etj. Gjatë kohës në Salzburg, Cvajg filloi të besonte se persekutimi që Hitleri po u bënte hebrejve në atë kohë, lidhej direkt me vetë Cvajgun. Ai kurrë nuk u shërua nga ky fiksim, i cili rrjedhimisht u shndërrua në paranojë. Kur emigroi në Angli (jetoi në Bat dhe Londër), Cvajg kreu studime për librin e tij të ardhshëm 'Mary, Mbretëresha e Skocisë'. Në atë kohë ai u takua përsëri dhe me Freud, me të cilin ishte njohur në vitet 20. Në vitin 1938 ai botoi librin 'Padurimi i zemrës' (Ungeduld des herzens), një histori e zezë dashurie që tregon edhe njohjen e Cvajgut me teorinë psikanalitike të ndjenjës së fajit, një liber ku dashuria fajtore kurorëzohet me një vetëvrasje të dëshiruar e të kërkuar nga dy personazhet kryesore të librit. Ndërsa në vitin 1938, Cvajg fitoi nënshtetësinë Britanike dhe në vitin 1940, pas një turneu të suksesshëm mësimdhënieje në pothuajse tërë Amerikën jugore, ai u vendos në Brazil.
Cvajgu u nda nga Friderike në 1938 dhe një vit më vonë u martua me Charlotte Altmann, e cila ishte sekretarja e tij që nga viti 1933. Charlotte, ishte 27 vjeç më e re se Cvajg. Në vitin 1941 ata shkuan të dy në Brazil. Në librin 'Brazili-vëndi i së ardhmes' (1941), Cvajg përshkruan bukur historinë, ekonominë, kulturën e vendit duke dhënë përshtypje tepër interesante të cilat përputheshin dhe me thënien e Ameriko Vespucit kur zbuloi Tokën e Re, në të cilën thuhej se “... nëse Parajsa ekziston në Tokë, ajo nuk duhet të jetë shumë larg prej këtu...” Rënia e Singaporit në vitin 1942 përforcoi patundshmërisht bindjen e Cvajgut se "nazizmi" së shpejti do të pushtonte tërë botën. I zhgënjyer, i izoluar dhe larg Europës,
Cvajgu kreu vetëvrasje së bashku me gruan e tij, në Rio de Janeiro më 23 Shkurt, 1942. Me urdhër të diktatorit brazilian Getulio Vargas, shpenzimet e varrimit të Cvajgu u paguan nga shteti. Një ditë para se të vriste veten, Cvajgu dërgoi në shtyp librin 'Bota e së djeshmes', i cili u botua pak muaj pas vdekjes së tij. Ky libër kishte tone autobiografike dhe në një farë mënyre dënon kulturën europiane, të cilën në ato momente ai e quante të humbur. Në libër ai shkruan : "Shpresoj t'ja kem arritur qëllimit për gjetjen e një formule të vetme për kohën kur u rrita, domethënë para Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur atë kohë 'Era e artë e sigurisë'."
Botimet origjinale
Redakto- Silberne Saiten. Gedichte, 1901
- Die Philosophie des Hippolyte Taine. Dissertation, 1904
- Die Liebe der Erika Ewald. Novellen. Buchschmuck v. Hugo Steiner-Prag, Fleischel & Co., Berlin 1904
- Die frühen Kränze. Gedichte, Insel, Lajpcigu 1906
- Tersites. Ein Trauerspiel in drei Aufzügen, Insel, Lajpcigu 1907
- Emile Verhaeren, Insel, Lajpcigu 1910
- Erstes Erlebnis. Vier Geschichten aus Kinderland, Insel, Lajpcigu 1911
- Das Haus am Meer. Ein Schauspiel in zwei Teilen (drei Aufzügen), Insel, Lajpcigu 1912
- Der verwandelte Komödiant. Ein Spiel aus dem deutschen Rokoko, Insel, Lajpcigu 1913
- Jeremias. Eine dramatische Dichtung in neun Bildern, Insel, Lajpcigu 1917
- Erinnerungen an Emile Verhaeren, Privatdruck 1917
- Das Herz Europas. Ein Besuch im Genfer Roten Kreuz. Umschlagzeichnung von Frans Masereel, Rascher, Zürich 1918
- Legende eines Lebens. Ein Kammerspiel in drei Aufzügen, Insel, Lajpcigu 1919
- Fahrten. Landschaften und Städte, Tal, Lajpcigu und Vjena 1919
- Drei Meister. Balzac – Dickens – Dostojewski (= Die Baumeister der Welt. Versuch einer Typologie des Geistes, Band 1), Insel, *Lajpcigu 1920
- Marceline Desbordes-Valmore. Das Lebensbild einer Dichterin. Mit Übertragungen von Gisela Etzel-Kühn, Insel, Lajpcigu 1920
- Romain Rolland. Der Mann und das Werk, Rütten & Loening, Frankfurt 1921
- Brief einer Unbekannten, Lehmann & Schulze, Dresden 1922
- Amok. Novellen einer Leidenschaft, Insel, Lajpcigu 1922
- Frans Masereel (mit Arthur Holitscher), Axel Juncker, Berlin 1923
- Die gesammelten Gedichte, Insel, Lajpcigu 1924
- Angst. Novelle. Mit Nachwort von E. H. Rainalter, Reclam, Lajpcigu 1925
- Die Augen des ewigen Bruders. Eine Legende, Insel, Lajpcigu 1925
- Der Kampf mit dem Dämon. Hölderlin – Kleist – Nietzsche (= Die Baumeister der Welt, Band 2), Insel, Lajpcigu 1925
- Ben Jonson's „Volpone“. Eine lieblose Komödie in drei Akten. Frei bearbeitet von Stefan Zweig. Mit sechs Bildern nach Aubrey Beardsley, Kiepenheuer, Potsdam 1926
- Der Flüchtling. Episode vom Genfer See, Bücherlotterie, Lajpcigu 1927
- Abschied von Rilke. Eine Rede, Wunderlich, Tübingen 1927
- Verwirrung der Gefühle. Drei Novellen, Insel, Lajpcigu 1927
- Sternstunden der Menschheit. Fünf historische Miniaturen, Insel (IB 165), Lajpcigu o. J. (1927)
- Drei Dichter ihres Lebens. Casanova – Stendhal – Tolstoi (= Die Baumeister der Welt, Band 3), Insel, Lajpcigu 1928
- Rahel Rechtet mit Gott. In: Insel-Almanach auf das Jahr 1929, S. 112–131, Insel, Lajpcigu 1928
- Joseph Fouché. Bildnis eines politischen Menschen, Insel, Lajpcigu 1929
- Das Lamm des Armen. Tragikomödie in drei Akten (neun Bildern), Insel, Lajpcigu 1929
- Die Heilung durch den Geist. Mesmer – Mary Baker Eddy – Freud, Insel, Lajpcigu 1932
- Marie Antoinette. Bildnis eines mitt leren Characters, Insel, Lajpcigu 1932
- Arabella. Oper von Strauss, 1933
- Triumph und Tragik des Erasmus von Rotterdam, Herbert Reichner, Vjena 1934
- Die schweigsame Frau. Komische Oper in drei Aufzügen. Frei nach Ben Jonson und Stefan Zweig. Musik von Richard Strauss. *Fürstner, Berlin 1935
- Maria Stuart, Reichner, Vjena 1935
- Gesammelte Erzählungen, 2 Bände (Band 1: Die Kette, Band 2: Kaleidoskop), Reichner, Vjena 1936
- Castellio gegen Calvin oder Ein Gewissen gegen die Gewalt, Reichner, Vjena 1936
- Der begrabene Leuchter. Novelle, Reichner, Vjena 1937
- Begegnungen mit Menschen, Büchern, Städten, Reichner, Vjena 1937
- Magellan. Der Mann und seine Tat, Reichner, Vjena 1938
- Ungeduld des Herzens. Roman, Bermann-Fischer/de Lange, Stokholmi/Amsterdami 1939
- Brazilian. Ein Land der Zukunft, Bermann-Fischer, Stokholmi 1941
- Schachnovelle, Buenos Aires 1942
- Die Welt von Gestern. Erinnerungen eines Europäers, Bermann-Fischer, Stokholmi 1942
- Zeit und Welt. Gesammelte Aufsätze und Vorträge 1904–1940, Bermann-Fischer, Stokholmi 1943
- Legenden, Bermann-Fischer, Stokholmi 1945
- Balzac. Roman seines Lebens, hg. v. Richard Friedenthal, Bermann-Fischer, Stokholmi 1946
- Fragment einer Novelle. Hrsg. v. Erich Fitzenbauer.
Veprat në shqip
Redakto- Në luftë me djallin/ War With Devil (Monographs of Helderin, Claist and Nietsche), Stefan Cvajg, BAÇA
- Shpirti që shëron / The Soul That Heals (novels), Stefan Cvajg, BAÇA
- Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit/ The Triumph and the Tragedies of Erasmus from Rotterdam (monograph), Stefan Cvajg, Shtëpia e librit
- Pështjellim ndjenjash/ Feelings Mixing (intimate notes about professor R. De. D), Stefan Cvajg, GLOBUS R.
- Dashuria e Erika Evaldit / The Love of Erica Evald, Stefan Cvajg, FAN NOLI
- Letra e një të panjohure/ Letter From An Unknown (novel), Stefan Cvajg, KOKONA