Demografia e Maqedonisë së Veriut
Maqedonia e Veriut zë sipërfaqe rreth 25.713 km² dhe rreth 2 milion banorë.
Sipas regjistrimit të vitit 2002 në vend jetojnë :
- Maqedonët 1,297,981 (60.17%)
- Shqiptarë 506,083 (30.17%)
- Turq 77,959 (3.85%)
- Romë 53.879 (2,66 %)
- Serbë 35.939 (1,78 %)
- Boshnjakë 17.018 (0,84 %)
- Arumunë 9.695 (0,48 %)
Maqedonia e Veriut e përbejnë shqiptaret, maqedonasit dhe 22 nacionalitete dhe 4 bashkësi etnike te cilëve nuk u është pranuar statusi i nacionalitetit.
Ne te dhënat statistikore te vitit 1912 theksohet se ne Maqedoninë e Veriut kane jetuar 136.752 shqiptare. Një te dhëne te tille e demanton një demograf bullgar M. Selischef duke thëne se ne Maqedoninë e Veriut ka pas 194.195 shqiptare (57.443 shqiptare me pak se ne regjistrimet shtetërore). Ne vitin 1912-1913 te dhënat nga Perandoria Turke japin numrin e popullsisë shqiptare ne territorin e Maqedonisë së Veriut si : Tetova, Shkup, Dibër, Kumanovë, Kosove, Ohër, Prilep, Resnje, dhe Manastir kane jetuar 230.357 shqiptare. Ne vitin 1900 ka pas 52.000 torbesh, ne vitin 1921 nuk jepen te dhëna për këtë popullate. Sipas regjistrimit te vitit 1948 ne Maqedoninë e Veriut jetojnë 197.524 shqiptare, ndërsa sipas regjistrimit te vitit 1953 ne Maqedoninë e Veriut ka pasur 162.524 shqiptare (Koha e Rankoviçit, shpërngulja e shqiptarëve për ne Turqi), sipas regjistrimit te vitit 1994 ne Maqedoninë e Veriut kane jetuar 441.104 shqiptare qe nuk është reale për shkak se prej 260.000 nxënësve te përfshire ne shkolla 8-vjeçare afër 87.000 ose 33,5 % kane qene nxënës qe e kane ndjekur mësimin ne gjuhen shqipe, pra janë shqiptare. Në Konferencën për shtyp në presqendrën ne Beograd Ante Popovski pohon se në Maqedoninë e Veriut ne vitin 1981 ka pasur 600.000 shqiptare. Nisur nga kjo e dhëne e Ante Popovskit mund te vijmë ne përfundim se me një shtim natyral prej 24 promilave tek shqiptaret e këtij vendi na del se ne regjistrimin e vitit 1991 ne Maqedoninë e Veriut kane jetuar 744.000 shqiptare, ose 33 % i numrit te përgjithshëm te popullsisë se Maqedonisë së Veriut.
Shih edhe
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |