Sulejman Krasniqi (Hoçë e Vogël, 7 dhjetor 1937 - Tiranë, 16 korrik 2011) ka qenë shkrimtar dhe arsimtar shqiptar.

Biografia

Redakto

U lind në Hoçë të Vogël, në afërsi të Rahovecit gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave. Arsimin fillor e ndoqi në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm në Prizren dhe në Krushë të Madhe.[1] U shqua për angazhimin e tij për çështjen kombëtare. U burgos nga regjimi serb për veprimtarinë e tij patriotike, ndërsa në vitin 1958 u arratis drejt Shqipërisë, ku kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës. Për shumë vite punoi si mësues në shkollat e mesme në Mat dhe Tiranë. Botoi shumë tregime dhe artikuj në shtypin periodik. Krasniqi është autor i një numri të madh romanesh, novelash dhe veprash eseistike të botuara në shqip, ndër të cilat veçohen romanet Mic Sokoli, Rebeli i Bajraqeve dhe Makthi i Hijeve, Prijësja e komitëve, Rrëfimet e majorit, drama dhe vepra publicistike. Për kontributin në fushën e letrave, Sulejman Krasniqi është laureuar me “Çmimin e Republikës”, dhe është dekoruar me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë. U nda nga jeta në Tiranë më 16 korrik 2011.

Referime

Redakto
  1. ^ Mustafa, Albert (20 janar 2022). "Raport histori-letërsi në romanet e Sulejman Krasniqit". epokaere.com. Marrë më 22 shkurt 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)