Baba Tahir Skënderasi, i njohur edhe si Nasibiu (v. 1835),[1] ka qenë evlija bektashi[2] dhe poet i rrymës së bejtexhinjëve. Shembulli i tij shërbeu si shkëndijë për imagjinatën e Naimit dhe Samiut nga fundi i shekullit.[3]

Biografia

Redakto

Pinjoll i njërit prej fiseve të vjetra të Frashërit, Tahiri ishte i biri i Maliq Skënderasit (1740-1810).[1] Përcillet se ka studjuar në Iran,[4] kishte udhëtuar nëpër Lindjen e Mesme në rininë e tij, duke vizituar Irakun dhe vende tjera të botës arabe.

U quajt Nasibiu, prej arabishtes "fatlumi", sepse përcjellet se dera e teqes së Haxhi Bektash Veliut në Azinë e Vogël ishte hapur vetvetiu që t'i lejonte hyrjen. Mbahet si një ndër tre këshilltarët shpirtëror të Ali pashë Tepelenës.[5] Në moshën e shtyrë ai do të kthehet në vendlindjen e tij, në Frashër, Kazanë e Përmetit, atëherë në Perandorinë Osmane, ku themeloi Teqenë e Frashërit,[6] teqe e cila luajti rol të rëndësishëm jo vetëm në pikëpamje fetare si një faktor dhe qendër e rendësishme e sufizmit në Shqipëri dhe më gjërë, por gjithashtu do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në Rilindjen Kombëtare Shqiptare.

Teqja është ndërtuar në vitin 1815[4] dhe Tahir Skënderasi shërbeu aty deri kur ndërroi jetë në vitin 1835.[3] Ai e zhvilloi Teqen e Frashërit si dhe një tjetër në Leskovik si qendra të rëndësishme kulturore dhe letrare. Ai ishte pa dyshim një frymëzim për dy personalitete tjera të bektashizmit shqiptar, shkrimtarët, Sami Frashëri dhe vëllai i tij Naim Frashëri, të cilët dhanë një kontribut të madh në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.[3] Tahir Babai ishte konsideruar si njëri nga tre këshilltarët shpirtëror të Ali Pashë Tepelenës.[3]

U varros në një tyrbe pranë teqes që kishte ndërtuar dhe varri i tij është një destinacion pelegrinazhi.[4]

Sipas enciklopedisë osmane Kamûs-ül Â'lâm, hartuar prej Sami Frashërit ai është autor i shumë vargjeve në gjuhën shqipe, turke dhe perse.[3][7]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Frashëri, Alfred; Frashëri, Neki (2014). Frashëri në Historinë e Shqipërisë. Tiranë: SHBLSH e RE. fq. 191. ISBN 978-99943-2-344-9.
  2. ^ Maksim Gjinaj; Petrit Bezhani; Nuri Çuni (2004), Bektashizmi në Shqipëri: bibliografi (in Albanian), Albpaper, p. 41, ISBN 9789994360109, OCLC 74323276 
  3. ^ a b c d e Harry Thirlwal Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World (në anglisht), Columbia, S.C: University of South Carolina Press, fq. 73, 76, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651
  4. ^ a b c "World Bektashi Headquarters - Teqeja e Frashërit - Vatër e zjarrtë (in Albanian)". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 1 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  5. ^ Norris 1993, p. 162.
  6. ^ Ago Agaj, Lufta e Vlorës: tregim i njëj pjesëmarrësi, B. Rukschcio, p. 46, OCLC 31738270, I pari Baba i asaj Teqeje ka qënë Nasibi Tahir Babai nga Frashëri
    translated
    The first Baba of that tekke was Nasibi Tahir Babai from Frasher
     
  7. ^ Şemseddin Sami (1898), Kamûs-ül Â'lâm 6, Istanbul: Mihran Matbaası, p. 4580, OCLC 11369852