Tempulli Atulja Nadhesvarar
11°58′28″N 79°13′13″E / 11.97444°N 79.22028°E Tempulli Atulya Nadheswarar është një tempull hindu kushtuar Shivës, i vendosur në Arakandanallur, një qytezë panchayat në distriktin Viluppuram të shtetit jugor indian Tamil Nadu. Shiva në këtë tempull adhurohet si Atulya Nadheswarari dhe është i përfaqësuar nga lingami. Bashkëshortja e tij Parvati është paraqitur si Azhagiya Ponnazhagi. Hyjnia kryesuese është lartësuar në veprën kanonike tamile të shekullit të VII, Tevaram, e shkruar nga poetët-shenjtë tamilë të njohur si nayanarë dhe për rrjedhojë klasifikohet si Paadal Petra Sthalam. Kompleksi tempullor shtrihet në dy akre, i ndërtuar mbi një kodër graniti dhe bujt një gopuram ( kulla mbi portikun e tempullit) me shtatë kate. Tempulli ka një numër faltoresh, ku ato të Atulya Nadheswararit dhe bashkëshortes së tij Azhagiya Ponnazhagi janë më të shquarat. Tempulli zhvillon katër rituale të përditshme në kohë të ndryshme nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 8:30 të darkës dhe katër festa të përvitshme në kalendarin e tij. Festa Brahmotsavam e zhvilluar gjatë Vaikasit (maj - qershor) është festa më e shquar. Kompleksi mendohet se u ndërtua fillimisht nga Dinastia Pallava, me zgjerime të mëvonshme nga Dinastia Chola, ndërsa struktura e tanishme e mureve u ndërtua gjatë Perandorisë Vijayanagara gjatë shekullit të XVI. Në sit ndodhen tre shpella të skalitura në shkëmb nga periudha e mbretërisë Pallava. Në kohët moderne, tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Deparrtamenti i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Bamirësisë në Qeverinë e Tamil Nadusë.
Legjendat
RedaktoSipas legjendave hindu, Vishnu donte të shlyente fajet e shkaktuara nga vrasja e Mahabalit nëpërmjet avatarit Vamana. Ai iu lut Shivës për këtë në tempuj të ndryshëm të tij. Fajet e tij u pastruan nëpërmjet adhurimit të Shivës. Në një skulpturë paraqitet Vishnu duke treguar skena nga legjenda. Sipas një tjetër legjende, Sambandari, shenjti shaivit nayanmar i shekullit të VII, e vizitoi vendin dhe këndoi lavde për Atulya Natheswararin. Tempulli më parë ishte një tempull xhainist i mbyllur nga murgjit xhainistë dhe siç besohet i përshtatur për praktikat adhuruese të Sambandarit. Ai po planifikonte të shkonte në Tiruvannamalai, por u ndalua nga një forcë hyjnore. Ai vendosi Annamalaiyarin si lingam në këtë vend dhe filloi ta adhuronte. Besohet se gjurmët e këmbëve të Samndarit shihen në vend dhe Tempulli Annamalaiyar në Tiruvannamalai mund të shihet nga kjo pikë.[1] Arai do të thotë shkëmb ndërsa ani do të thotë bukur – në këtë mënyrë kjo nënkupton se Shiva u shfaq në mënyrë të bukur mbi shkëmb, hyjnia kryesuese e tempullit është quajtur Araiyanitheeswarar, që është versioni i sankritizuar i emrit Atulya Nadheswarar.[2]
Historia
RedaktoKompleksi zanafillor mendohet se u ndërtua nga Dinastia Pallava, me zgjerime të mëvonshme nga Dinastia Chola, ndërsa struktura e tanishme e muraturës u ndërtua nga Perandoria Vijayanagara gjatë shekullit të XVI. Në sit ndodhen tre shpella të skalitura në shkëmb nga Mbretëria Pallava. Faltorja e tanishme e Draupadi Ammanit mendohet se ka qenë një tempull i Muruganit.[1] Në kompleks ka mjaft mbishkrime nga perandorët mesjetarë dhe të vonë Chola, si Rajaraja Chola I (985–1014), Kulothunga Chola I (1070–1120), Vikrama Chola (1118–1135), Kulothunga Chola II (1133–1150), Rajadhiraja Chola II (1166–1178), Kulothunga Chola III (1178–1218), Rajaraja Chola III (1216–1256) dhe Rajendra Chola III (1246–1279). Ka mbishkrime edhe nga mbretërit Pandyan si Maravarman Sundara Pandyani (1216–1238) dhe Maarvarman Vikrama Pandiyani. Kontributet e perandorëve Vijayanagara si Krishna Deva Raya (1509–1529), Sadasiva Raya (1542–1570) dhe Kampanna Udayari gjendet po ashtu në mbishkrime. Në kompleks gjenden edhe mbishkrime nga Periudha Sambuvaraya, gjatë mbretërimit të Sagaloga Chadravarathi Rajanarayana Sambuvarayarit. Në tempull ndodhen në tërësi 96 mbishkrime të hartuara në raporte vjetore në shkrimet Indiano-Jugore për vitin 1902 në numrat 386-391, viti 1905 numri 26 dhe viti 1935 numri 111-195.[3][4] Në kohët e tanishme, tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Departamenti i Besimit Hindu dhe Përkrahjes së Bamirësisë në Qeverinë e Tamil Nadusë.[1]
Arkitektura
RedaktoKy tempull është i vendosur në Arakandanallur, një qytezë panchayat në distriktin Viluppuram, 2 km nga Tirukoiluri në autostradën Tirukoilur - Viluppuram. Tempulli gjendet në brigjet veriore të Lumit Cheyyar. Stacioni më i afërt hekurudhor është një Tirukoyilur dhe aeroporti më i afërt është Chennai International Airport. Tempulli i Shivës në Arkandanallur shtrihet në një sipërfaqe prej 8100 m2 (2 akre). Raxhagopurami kryesor është në krahun perëndimor me shtatë kate dhe i vendosur në mure të mëdhenj drejtkëndor prej graniti. Depozita tempullore (Pushkarani), Indra Theertha, gjendet 1 km nga tempulli. Tempulli është ndërtuar mbi një kodër graniti dhe brenda tempullit ndodhen dy korridore. Faltorja kryesore bart imazhin e Shivës të njohur si Atulya Nadheswarar në formën e lingamit. Në të djathtë të faltores së Atulya Nadheswararit në rrethimin e dytë ndodhet një faltore e veçantë për Azhagiya Ponnazhagin. Muret e rrethimit të parë në katër krahët e shenjtërores janë të dekoruar me imazhe të nayanmarëve, Navagrahat, Bhairava, Murugan Sannadhi në veri-perëndim dhe Durga Sannadhi në veri-lindje.[1] Dy Nandit në tempull quhen Pradosha Nandi dhe Adigara Nandi – ndodhen të vendosura pak më tutje aksit të shenjtërores. Imazhi i Saniswararit në tempull është paraqitur me një këmbë mbi korbin e tij kalërues. Imazhi i Muruganit është paraqitur me një kokë të vetme dhe gjashtë krahë. Faltorja e Annamalaiyarit është e vendosur në jug-lindje të faltores qendrore në rrethimin e dytë.[2] Tempujt e skalitur në shkëmb nga Periudha Pallava janë të përqendruar përreth lumit Pennar, duke formuar skajin jugor të serive.[5]
Domethënia fetare
RedaktoTempulli është një 275 Paadal Petra Sthalamët - Shiva Sthalamët e lartësuar në poemat e hershme mesjetare të Tevaramit nga shaiviti tamil Nayanar Thirugnana Sambanthar. Duke qenë se tempulli është lartësuar te Tevarami, është klasifikuar si Paadal Petra Sthalam, një nga 275 tempujt që përmenden në kanonin shaivit. Sambandari e përmend këtë vendi si Araiyinallur, që më vonë u bë Arkandanallur.[6] Për të lehtësuar adhurimin e Sambandarit, Nandi, demi i shenjtë i Shivës, u anua pak. Dy Nandit në tempull janë të vendos pak jashtë aksit të shenjtërores së treguar në legjendë. Ramalinga Swamigali ka qendruar në këtë vend dhe kënduar lavde për Atulya Nadeswararin. Shenjti hindu Ramana Maharishi besohet se ka qendruar në shpellat e tempullit dhe u drejtua për në Tiruvannamalai.[7][2] Sipas Periya Puranamit, hagiografia që paraqet jetën e 63 nayanmarëve, Sambandari e vizitoi vendin përpara se të shkonte në Tiruvannamalai.[3]
Praktikat dhe festat fetare
RedaktoPriftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Ritualet e tempullit kryhen katër herë në ditë: Kalasanthi në orën 7:00 të mëngjesit, Irandam Kalmi në orën 9:00 po të mëngjesit, Sayarakshai në orën 6:00 pasdite dhe Arthajamami në orën 8:00 të darkës. Çdo ritual përfshin katër faza: abhisheka (banja e shenjtë), alangarami (dekorimi), naivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Atulya Nadheswararin ashtu dhe për Azhagiya Ponnazhagin. Në tempull zhvillohen gjithashtu rituale javore si somavarami (e hëna) dhe sukravarami (e premtja), rituale dyjavore si pradosha, dhe festa mujore si amavasai (dita e hënës së re), kiruthigai, pournami (dita e hënës së plotë) dhe sathurthi. Festa të tjera përfshijnë Vinayaka Chaturthin, Aadi Pooramin, Navaratrin, Aippasi Pournamin, Skanda Sashtin, Kartikai Deepamin, Arudra Darisanamin, Tai Poosamin, Maasi Magamin, Panguni Uththiramin dhe Vaikasi Visakamin. Festa kryesore e tempullit është Brahmotsavami i zhvilluar gjatë muajit tamil të Vaikasit (maj - qershor), kur ndiqen praktika të veçanta adhurimi.[2][1]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b c d e Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam. fq. 155–6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Sri Atulya Nadeswarar temple". Dinamalar. 2014. Marrë më 24 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Arayaninallur". Thevaaram.org. 2011. Marrë më 14 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Balasubrahmanyan, S.R.; Natarjan, B.; Ramachandran, Balasubrahmanyan (1979). Later Chola Temples: Kulottunga I to Rajendra III (A.D. 1070-1280), Parts 1070-1280. fq. 95.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Verma, Archana (2012). Temple Imagery from Early Mediaeval Peninsular India. fq. 32. ISBN 9781409430292.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Venkataramaiah, K.M. (1996). A handbook of Tamil Nadu. fq. 367. ISBN 9788185692203.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Taleyarkhan, Feroza (1970). Sages, Saints, and Arunachala Ramana. fq. 88.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Balasubrahmanyan, S.R.; Natarjan, B.; Ramachandran, Balasubrahmanyan (1979). Later Chola Temples: Kulottunga I to Rajendra III (A.D. 1070-1280), Parts 1070-1280. Mudgula Trust.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Taleyarkhan, Feroza (1970). Sages, Saints, and Arunachala Ramana. Orient Longmans.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Venkataramaiah, K.M. (1996). A handbook of Tamil Nadu. International School of Dravidian Linguistics. ISBN 9788185692203.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Verma, Archana (2012). Temple Imagery from Early Mediaeval Peninsular India. Ashgate Publishing, Ltd. ISBN 9781409430292.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)