Tempulli Kapalishvarar
13°02′N 80°16′E / 13.033°N 80.267°E Tempulli Kapaleeshwarar (në gjuhën tamile: கபாலீஷ்வரர் திருக்கோவில்,மயிலாப்பூர்,சென்னை) është një tempull hindu kushtuar Shivës i vendosur në Mylapore të Chennait në shetin indian Tamil Nadu. Forma e bashkëshortes së Shivës, Parvati e adhuruar në këtë tempull quhet Karpagambal (në gjuhën tamile: கற்பகாம்பாள்) që nga gjuha tamile do të thotë "Perëndesha e Pemës që realizon dëshirat". Tempulli u ndërtua rreth shekullit të VII në Arkitekturën Dravidiane.[1][2] Sipas Puranave, Shakti adhuroi Shivën në formën e një palloi, duke i dhënë emrëtimin popullor Mylai zonës që u zhvillua rreth tempullit - mayil është fjala tamile për "palloin".[3] Shiva adhurohet si Kapaleeswarari dhe është i përfaqësuar nga lingami. Bashkëshortja e tij Parvati është paraqitur si Karpagambali. Hyjnia kryesuese, Kapaleeswarari, është lartësuar në veprën kanonike shaivite tamile të shekullit të VII, Tevarami, e shkruar nga poetët-shenjtë tamilë të njohur si nayanarët dhe për pasojë i klasifikuar si Paadal Petra Sthalam. Tempulli ka faltore të shumta, me ato të Kapaleeswararit dhe Karpagambal që janë më të shquarat. Kompleksi tempullor bujt gjithashtu shumë sallone. Tempulli zhvillon gjashtë rituale të përditshme në kohë të ndryshme të ditë nga ora 5:30 e agimit deri në orën 10 të darkës dhe katër festa vjetore të kalendarit të tij. Festa Arubathimooval zhvillohet gjatë muajit tamil të Pangunit është festa më e shquar e tempullit. Struktura e tanishme në muraturë u ndërtua nga sunduesit Vijayanagara gjatë Periudhës së Dinastisë Tuluva (1491–1570). Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.
Legjenda
RedaktoEmri i tempullit ka rrjedhur nga fjala kapalam (kokë) dhe eeshwarar një nofkë e hyjnisë Shiva. Sipas Puranave, gjatë takimit të Brahmas dhe Shivës në majë të Malit Kailash, Brahma nuk tregoi respektin e duhur përkundrejt Shivës. Për këtë arsye, Shiva preu një nga kokat (kapalamët) e Brahmas. Në një veprim pendese, Brahma zbriti në sitin e Mylapores dhe vendosi një Lingam si falje ndaj Shivës. Ky vend është i njohur si Sukra Puri dhe Veda Puri mes shumë emrave të tjerë duke përfshirë “Kailaye Mayilai dhe Mayilaye Kayilai“ që do të thotë ky vend është i barabartë me Kailashin. Hyjnesha Karpagambal, një formë e bashkëshortes së Shivës, Parvati, për shkak të një mallkimi u bë një pallo dhe kreu pendesë për të rimarr personalitetin e saj fillestar. Djali i Shivës, Murugani, këtu mori nga Parvati shtizën (Sakthi Vel) për shkatërrimin e një demoni. Brahma këtu kishte adhuruar për tu shkëputur nga egoja e tij dhe të rikthente fuqinë e tij për të krijuar. Këtu janë adhuruar Katër Vedat. Sukracharya këtu adhuroi zotin dhe iu rikthyen sytë e hymbur. Rama këtu ka adhuruar dhe fituar luftën kundër Ravanas dhe riktheu Sitan nga Lanka. Vajza e Sivanesa Chettiar Angam Poompavait këtu rifitoi jetën e saj të humbur nga fuqia e Thirugnana Sambandarit.[2] Vayilar Nayanari, një shenjt shaivit, këtu arriti shpëtimin dhe Mylaporeja është gjithashtu vendlindja e Thiruvalluvarit që shkroi Thirukkuralin. Te Thevarami përmendet në mënyrë të veçantë Madaveedhi i bukur si “Malgun Mathri Thavazhum Maada Veedhi Mylappil Ullari”. Thiruganana Sambandari, Arunagirinathari kanë kënduar lavdinë e Karpagambalit, Singara Velarit. Festa dhjetë ditore gjatë mars / prillit ja vlen të shihet dhe festa Arubathu Moovar ndiqet nga qindra mijëra besimtarë çdo vit.[2]
Historia
RedaktoSipas mendimit të përgjithshëm tempulli u ndërtua në shekullin e VII nga sunduesit Pallava.[4] Kjo pikëpamje bazohet në përmendjet e tempullit në hymnet e Nayanmarëve (që, megjithatë, e vendosin atë pranë bregdetit). Kënga e 6-të e Thirugnanasambandarit te Poompavaipathikami dhe kënga e 697-të e Arunagirinatharit te Thirumylai Thirupugazhi, e përmendin qartësisht Tempullin Kapaleeswarar si të vendosur në bregdetin e Mylapores.[5] Sipas mendimit të studiuesve rreth këtyre përmendjeve është se fillimisht tempulli u ndërtua në bregun e detit por u shkatërrua nga portugezët (që ndërtuan kishën e tanishme Santhome),[6] dhe tempulli i tanishëm (që është 1-1.5 km nga bregu i detit) u ndërtua nga mbretërit Vijayanagarë gjatë shekullit të XVI, duke përdorur disa mbetje të tempullit të vjetër.[2] Brenda tempullit ka mbishkrime që datojnë nga shekulli i XII.[7] Gopurami[7] i tempullit (kulla e portikut të tempullit) 36.6 metra i lartë u ndërtua në vitin 1906 me figura stukoje që e zbukurojnë atë.[2][4] Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.[8]
Tempulli
RedaktoTempulli Kapaleeshwarar është në stilin tipik të Arkitekturës Dravidiane, me gopuramin që lartësohet mbi rrugën që qëndron tempulli. Ky tempull është gjithashtu një dëshmi për vishwakarmas sthapathit. Tempulli ka dy hyrje të shënuara nga gopuramë në të dy krahët. Gopurami lindor është rreth 40 m i lartë, ndërsa gopurami më i vogël perëndimor është i drejtuar nga depozita e shenjtë.[6] Vahanat (që nga sanskritishtja do të thotë "mjete trasporti") në tempull përfshijnë demin Adhikaranandi, elefantin Bandicoot, palloin, dhinë dhe papagallin, ndërsa karroja e artë është një shtesë e bërë së fundmi. Statujat e perëndisë dhe perëndeshës ulen mbi një vahana ose karro që sillet në procesion përreth tempullit, ndërsa grupi i tempullit luan muzikë. Besimtarët mblidhen përreth vahanave dhe e konsiderojnë një privilegj të tërheqin / ngrenë hyjninë dhe hyjneshën mbi vahana. Brenda tempullit ndodhet në kafaz gjithashtu një pallua mashkull dhe një pallua femër, për të simbolizuar traditën që Karpagambali u shndërrua në formën e një palloi femër për tu falur te Kapaleeshwarari.
Praktikat fetare
RedaktoPriftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Si tempujt e tjerë të Shivës në Tamil Nadu, priftërinjtë i përkasin bashkësisë Shaivaite, që është një nënkastë brahmine. Ritualet e tempullit kryhen gjashtë herë në ditë; Ushathkalami në orën 6:00 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 9:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 1:00 të drekës, Sayarakshai në orën 5:00 të pasdites, Irandamkalami në orën 7:00 po të pasdites dhe Ardha Jamami në orën 9:00 të darkës. Për Rahu Abhishekamin (pastrimin e shenjtë) ka një kalendar të veçantë: kryhet dy herë në ditë në orën 11:30 të paradites dhe në orën 5:30 pasdite si dhe dy herë gjatë kohëve të ndryshme të ditës. Çdo ritual përfshin katër faza: abhisheka (banja e shenjtë), alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Kapaleeswararin ashtu dhe për Karpagambalin. Adhurimi zhvillohet mes muzikës së luajtur me nagaswaram (instrument frymor) dhe tavil (instrument me perkursion), ndërsa priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe adhuruesit përkulen përballë imazheve hyjnore. Tempulli zhvillon gjithashtu rituale javore si somavarami dhe sukravarami, rituale dy-javore si pradosha dhe festa mujor si amavasai (dita e hënës së re), kiruthigai, purnami (dita e hënës së plotë) dhe sathurthi.[5][9] Gjatë adhurimit të të premtes, statuja e hyjneshës Karpagambal dekorohet me një kaasu maala, një kurorë e bërë me monedha ari.
Festat
RedaktoGjatë muajit tamil të Pangunit, zhvillohet festivali i përvitshëm brahmotsavam kur e gjithë zona gjallërohet me një atmosferë si karnavalet mela. Meqë ky muaj përputhet me periudhën midis mesit të marsit dhe mesit të prillit, Tempulli Kapaleeshwarar feston nëntë ditë si Panguni Peruvizha (festa e pranverës).[10] Festa fillon me Dwajarohanamin (ngritjen e flamurit), përfshin therotsavamin, (në gjuhën tamile, ther dotë të thotë "kerr / karro / qerre"; ndërsa utsavam do të thotë "festë"), Festa Arupathimoovar dhe përfundon me Tirukkalyanamin (Martesa e Kapaleeswararit dhe Karpagambalit). Në Brahmotsavam, idhujt e Kapaleeshwararit dhe Karpagambalit dekorohen me veshje dhe stoli, të hipur mbi një vahana dhe pastaj të shëtitur përreth tempullit dhe depozitës së tij të ujit në një pradakshina (një rrugëtim në drejtim orar nëse shihet nga sipër). Ky rrugëtim përsëritet me vahana të ndryshme përgjatë nëntë ditëve që vazhdojnë. Më e rëndësishmja nga pradakshinat individuale janë Athigara Nandhi gjatë ditës së tretë, Rishaba Vahana gjatë mesnatës së ditës së pestë, theri (rreth 13 metra në lartë dhe e tërhequr nga njerëzit) gjatë mëngjesit të ditës së shtatë dhe festa e Arupathimoovarit gjatë ditës së tetë.[11] Festa e Arupathimoovarit është procesioni më i rëndësishëm.[4] Ai është emërtuar sipas gjashtëdhjetë e tre nayanmarëve që kanë arritur shpëtimin nëpërmjet dashurisë dhe përkushtimit të tyre për hyjninë e dhembshur Shiva. Të gjashtëdhjetë e tre statujat e nayanmarëve ndjekin idhullin e Kapaleeshwararit gjatë këtij procesioni. Gjatë festës së karros, Kapaleeshwarari paraqitet duke mbajtur një hark ndërsa qëndron i ulur mbi një fron, me gruan e tij, Karpagambalin përkrah.[12] Brahma paraqitet duke qëndruar mbi ther. Karroja dekorohet me lule dhe statuja dhe ka grupe të mëdhenj besimtarësh për ta tërhequr therin. Festa e karros së vitit 1968 është regjistruar në filmin dokumentar Phantom India të Louis Malles.
Vepra fetare dhe shenjtët
RedaktoNë literaturën Sangame të shekujve të I deri në të V-stin nuk gjenden referenca për tempullin ndërsa përmendjet më të hershme gjenden në literaturën tamile të shekullit të VI. Tempulli dhe hyjnia e tij u lartësuan në poezinë tamile te vepra e Tevaramit nga shenjtët-poetë që i përkasin shekullit të VII - Thirugnana Sambanthari ka hartuar Poompavai pathigamin e 6-të në lavde për tempullin.[5] Arunagirinathari, poeti i shekullit të XV, këndon lavde për tempullin te Tirumayilai Tirupugazhi. Poeti i shekullit të XII, Gunaveera Pandithari këndon rreth Neminathanit te Theerthangar neminathar pugazhi.[13] Tirumayilai Prabanthangali është një seri prej katër veprash mbi tempullin dhe hyjninë e tij.[13]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Sandeep Silas: Discover India by Rail; 2007, fq. 114
- ^ a b c d e Rina Kamath: Chennai; 2000, Orient Longman Limited, fq.28-31
- ^ James Hurd: Temples of Tamilnad; 2010, fq. 36
- ^ a b c V. Subburaj: Tourist Guide to Chennai; 2006, fq. 13
- ^ a b c "Sri Kapaleeswarar temple". Dinamalar. Marrë më 22 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "About the Temple". Mylapore, Chennai: Arulmigu Kapaleeswarar Temple. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2013. Marrë më 22 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Pippa de Bruyn, Keith Bain & David Allardice: Frommer's India; 2010, fq. 320
- ^ "Administration details". Mylapore, Chennai: Arulmigu Kapaleeswarar Temple. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2013. Marrë më 22 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pooja details". Mylapore, Chennai: Arulmigu Kapaleeswarar Temple. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2013. Marrë më 22 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gopal K. Bhargava: Land and people of Indian states and union territories. 25. Tamil Nadu; 2006, fq. 451
- ^ "Festival details". Mylapore, Chennai: Arulmigu Kapaleeswarar Temple. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2013. Marrë më 22 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ James Hurd: Temples of Tamilnad; 2010, fq. 43
- ^ a b Kra Narasiah: Madras: Tracing the Growth of the City Since 1639; 2008, fq. 220-3
Bibliografia
Redakto- Bhargava, Gopal K. (2006). Land and people of Indian states and union territories. 25. Tamil Nadu. USA: Kalpaz Publications. ISBN 8178353814.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hurd, James (2010). Temples of Tamilnad. USA: Xilbris Corporation. ISBN 978-1-4134-3843-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Narasiah, Kra (2008). Madras: Tracing the Growth of the City Since 1639. Chennai: New Horizon Media Private Limited. ISBN 978-81-8368-789-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Silas, Sandeep (2007). Discover India by Rail. New Delhi: Sterling Publishers. ISBN 81-207-2939-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Subburaj, V. (2006). Tourist Guide to Chennai. Chennai: Sura Books. ISBN 81-7478-040-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kamath, Rina (2000). Chennai. Chennai: Orient Longman Limited. ISBN 81-7835-014-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - de Bruyn, Pippa; Bain, Keith; Allardice, David (2010). Frommer's India. Frommer's. ISBN 0-470-55610-2, ISBN 978-0-470-55610-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)