Tempulli Olakanesvara
Tempulli Olakkannesvara ("syri i zjarrtë";[1] i njohur thjesht si Olakkanatha; po ashtu i njohur edhe si "Fari i vjetër")[2] gjendet në qytetin e Mahabalipuramit, në drejtim të bregut të Coromandelit në gjirin e Bengalit në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Ashtu si dhe Tempulli bregdetar, Tempulli Olakkannesvara është një tempull strukturor.[3] Ndërtuar në shekullin e VIII,[2] është i vendosur drejtpërdrejtë sipër Mahishasuramardini mandapa në një kodrinë që ofron pamje skenike të qytetit. Duke qenë se zona është brenda një zone të sigurisë së lartë për shkak të stacionit me fuqi bërthamore pak kilometra në jug të tij, fotografimi është i ndaluar.[4] Tempulli Olakkannesvara ndonjëherë është quajtur gabimisht si një tempull Mahishasura. I është kushtuar një mishërimi të Shivas.[5] Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur si trashëgimi botërore e UNESCO-s që nga viti 1984.[6]
Etimologjia
RedaktoZakonisht, ndërtesa ka qenë njohur si "Tempulli Olakkanatha". Emri i tij zanafillor gjithësesi ishte Olakkannesvara, një deformim i emrit "Ulaikkannisvaram" (që do të thotë: tempulli i Sivës balli i të cilit përmban gjysëm-hënën ose syrin e diturisë).[7] Olakkannesvara është quajtur gabimisht një tempull Mahishasura pasi gjendet sipër Mahishasuramardini mandapa-s (tempull shpellor).
Gjeografia
RedaktoTempulli Olakkannesvara gjendet në qytetin e Mahabalipuramit, i drejtuar nga lindja dhe arrihet vetëm nga një seri shkallësh të skalitura në shkëmb. Ai është i vendosur mbi majën e një kodre, sipër Mahishasuramardini mandapa afër farit modern. Është afërsisht 58 km nga qyteti i Chennai-t (më parë i njohur si Madras) dhe rreth 32 km nga Chingelpeti.[8][9] Zona është një zonë e sigurisë së lartë pasi pak kilometra në jug të tij është një central me energji bërthamore.[4]
Historia
RedaktoAshtu si dhe Tempulli bregdetar, Tempulli Olakkannesvara u ndërtua gjatë dinastisë Pallava nga mbreti Rajasimha. Arkeologu A. H. Longhurst vëren se para ndërtimit të farit aktual në këtë sit në vitin 1900, çatia e Tempullit Olakkannesvara shërbente si far ndoshta me një strukturë druri në çatinë e tij që shpërndante dritën.[9][10] Në këtë tempull kryeheshin ritualet fetare deri në shekullin e XIX.[9][10]
Veçoritë
RedaktoStruktura është ndërtuar me granitë me ngjyrë gri dhe të bardhë.[11] Shikhara ose kulla e tempullit është interpretuar se ka qenë ndërtuar fillimisht në të njëjtin stil si Tempulli bregdetar në arkitekturën dravidiane, por që nuk ekziston më. Një Ardha-mandapa (gjysëm holl) e vogël të çon në një faltore drejtëkëndore. Një veçori e pazakontë është ajo e skalitjes së dvarpala-ve (rojet) e faltores kryesore, që janë në një gjysëm-profil, megjithëse hapësira e disponueshme mund të përdorej për ti bërë me profile të plota si në praktikën tradicionale të stilit të paraqitjes ballore. Ky është stili tiptik Mahabalipuram Pallava dhe është një profil i ngjashëm i dvarpala-ve vërehet në Tempullin shpellor të Trimurtit. Kjo është interpretuar si një kalim nga stili Mahendra i arkitekturës në atë Rajasimha; shndërrimi kaloi nga një profil i plotë ballor në një profil me tre të katërtat dhe më vonë në një gjysëm profile të drejtuar nga njëri-tjetri. Megjithatë, gardianët e skalitur në murin e mbrapëm të tempullit janë paraqitur me profile të plota ballore.[9][10] Ndërtesa ishte më parë e rrethuar me mur tulle.[12] Në muret e jashtme, ndodhen dy imazhe të skalitura në niket e ardha-mandapa-s. I rrethuar me gjysëm-kolona, këta imazhe të Shivës si Kalari duke vrarë "Kaala-n" (Yama) janë shtesa të mëvonshme, që nuk i atribuohen dinastisë Pallava. Në muret e jashtme të faltores kryesore, ndodhen nike të tjera ose devkoshta; në murin jugor është skulptura e Shivës si Dakshinamurti i ulur nën një pemë, në faqen perëndimore një imazh i Shivës dhe Parvatit të ulur mbi malin Kailash me Ravana-n që përpiqet ta tund malin dhe një imazh në murin verior i Shivës në posturën Nataraja. Skulpturat janë shumë të rrënuara dhe megjithëse fillimisht ishin të suvatuara dhe pikturuara nga këto elemente kanë mbetur pak gjurmë. Në mure ndodhet një numër i madh gjysëm-kolonash me luanë. Brenda tempullit nuk ka ndonjë imazh hyjnish.[9][10]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ C. Sivaramamurti: Mahābalipuram; 1978, Director General, Archaeological Survey of India; kontrolluar më 18 mars 2013, fq. 18
- ^ a b "Olakkannesvara Temple". Brigham Young University.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Group of Monuments at Mahabalipuram". UNESCO. 15 tetor 1982. fq. 3.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Sarina Singh, Amy Karafin & Anirban Mahapatra: South India; 1 shtator 2009, Lonely Planet, kontrolluar më 18 mars 2013, isbn 978-1-74179-155-6, fq. 411–
- ^ Philip Ward: South India: Tamil Nadu, Kerala, Goa: A Travel Guide; 1991, Oleander, kontrolluar më 18 mars 2013, isbn 978-0-900891-31-1, fq. 37
- ^ "Group of Monuments at Mahabalipuram". UNESCO. Marrë më 3 mars 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Mārg̲ volumi 23; me kontributin e Modern Artists and Architects Research Group, National Centre for the Performing Arts (India), 1969, J. J. Bhabha for Marg Publications, kontrolluar më 18 mars 2013, fq. 77
- ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
- ^ a b c d e "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part V – Structural Temples". Olakkanneshvara Temple. Puratattva.in. 4 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2014. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part II". Olakkanneshvara Temple. Puratattva.in. 4 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2012. Marrë më 23 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Edith Tömöry: A History of Fine Arts in India and The West; 1 qershor 1982, Orient Longman, kontrolluar më 18 mars 2013
- ^ J.C. Morris (ed.): The Journal [afterw.] The Madras Journal of Literature and Science; Madras Literary Society, Public domain, 1881, kontrolluar më 18 mars 2013, fq. 120
Bibliografia
Redakto- P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
- J.C. Morris (ed.): The Journal [afterw.] The Madras Journal of Literature and Science; Madras Literary Society, Public domain, 1881, kontrolluar më 18 mars 2013.
- Sarina Singh, Amy Karafin & Anirban Mahapatra: South India; 1 shtator 2009, Lonely Planet, kontrolluar më 18 mars 2013, isbn 978-1-74179-155-6.
- C. Sivaramamurti: Mahābalipuram; 1978, Director General, Archaeological Survey of India; kontrolluar më 18 mars 2013.
- Edith Tömöry: A History of Fine Arts in India and The West; 1 qershor 1982, Orient Longman, kontrolluar më 18 mars 2013.
- Philip Ward: South India: Tamil Nadu, Kerala, Goa: A Travel Guide; 1991, Oleander, kontrolluar më 18 mars 2013, isbn 978-0-900891-31-1.
- Mārg̲ volumi 23; me kontributin e Modern Artists and Architects Research Group, National Centre for the Performing Arts (India), 1969, J. J. Bhabha for Marg Publications, kontrolluar më 18 mars 2013.