Tempulli Ulagalantha Perumal në Kançipuram
Tempulli Ulagalantha Perumal është një tempull hindu kushtuar Vishnut i vendosur në Kanchipuram të shtetit indian Tamil Nadu. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli është lëvduar në Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt VI-IX. Është një nga 108 Divyadesamët kushtuar Vishnut, që adhurohet si Ulagalantha Perumali dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Amudavalli. Tempulli mendohet se është ndërtuar nga Dinastia Pallava, me kontribute të mëvonshme nga Dinastia Mesjetare Chola, mbretërit Vijayanagara dhe Nayakët e Madurait. Tempulli gjendet në Kanchipuramin e madh dhe është i vendosur pranë Tempullit Kamakshi Amman dhe është i drejtuar nga perëndimi. Tempulli bujt gjithashtu katër Divya Desamë të tjerë, përkatësisht Thirukkarvaanami, Thirukaaragami, Thiruooragami dhe Thiruneeragami. Sipas legjendës Hindu, Vamana, një xhuxh dhe një nga dhjetë avatarët e Vishnut, u shfaq këtu për të pushuar kryelartësinë e mbretit asura, Mahabali. Ulagalantha Perumali besohet se iu shfaq mbretit Mahabali dhe azhwarëve. Në tempull zhvillohen gjashtë rituale të përditshme dhe një dyzinë festash vjetore, nga të cilat më e shquara është festa e karros hyjnore që zhvillohet gjatë muajit tamil të Chittirait (mars–prill). Tempulli administrohet dhe mirëmbahet nga Bordi i Përkrahjes së Besimit Hindu të Qeverisë së Tamil Nadusë.
Legjenda
RedaktoBhagavata Purana përshkruan se Vishnu zbriti si avatari Vamana për të rikthyer autoritetin e Indras mbi qiejt, pasi i ishte marrë nga Mahabali, një mbret Asura. Bali ishte nipi i Hiranyakshiput, djali i Prahladas. Mbreti Mahabali ishte bujar dhe zhvilloi pendesa të ashpra vetëmohuese dhe kursime dhe fitoi lavdërimin e botës. Me lavdet e oborrtarëve të tij dhe të tjerëve, ai e konsideronte veten si të gjithëpushtetshëm në botë. Vamana, në veshjen e një brahmini të shkurtër që mbante një ombrellë druri, shkoi te mbreti për të kërkuar tre copa toke. Mahabali pranoi, përkundër paralajmërimit të gurusë së tij, Sukracharya. Vamana atëherë shfaqi identitetin e tij dhe u zmadhua në përmasa gjigande për të kaluar mbi tre botët. Ai zbriti nga qielli në tokë me hapin e tij të parë, nga toka në botën e nëndheshme me të dytin. Mbreti Mahabali, i paaftë të përmbushte premtimin e tij, i ofroi kokën e tij për të tretin. Vamana atëherë e vendosi këmbën e tij dhe i dha mbretit pavdekshmërinë për përultësinë e tij. Në adhurimin e Mahabalit dhe paraardhësin e tij Prahláda, ai i mundësoi sovranitetin e Patalan, botën e përtejme. Disa tekste tregojnë gjithashtu se Vamana nuk e vendosi hapin në botën e përtejme, por sundimin e saj ia dha Mahabalit. Në formën gjigande, Vamana është i njohur si Trivikrama. Legjenda është e lidhur me Tempullin Thrikkakara në Kerala dhe gjithashtu edhe me tempullin Ulagalantha Perumal në Tirukoyilur.[1][2][3][4]
Mbishkrimet
RedaktoTempulli ka 15 mbishkrime nga dinasti të ndryshme si Pallava, Chola dhe Sambuvarayar. Mbishkrimi më i hershëm është nga viti 846 gjatë mbretërimit të Nandivarmanit III (846 - 869). Një mbishkrim Chola daton nga viti 1110 gjatë mbretërimi i Kulothunga Cholas I (1070 - 1120) që tregon vizitën e tij në tempull dhe dhurimin e tokës tempullit të ardhurat e të cilit do të përdoreshin për mirëmbajtjen e tempullit. Një tjetër mbishkrim i ngjashëm tregon dhurimin e një fshati nga mbreti me kërkesën e mbretëreshës së tij, Kampamadeviyar. Ka mbishkrime edhe nga mbretërit e mëvonshëm Chola si Rajathiraja Chola II (1166–78) dhe Rajaraja Chola III (1216-56) që tregojnë dhurime të ndryshme për tempullin. Ka gjithashtu mbishkrime edhe nga prijës minorë si Vijaya Gandagopala që tregon dhurime për tempullin.[5] Mbishkrimet i referohen hyjnisë mbizotëruese me emra të ndryshëm si Thiru Uragathu Ninru-arulina Paramaswamin, Thiru Uragathazhwar dhe Tiru Uragathu Emberuman.[5][6] Sundimi Sambuvarayar i shekullit të XVI regjistron dhurimin e një pellgu dhe një korije në fshatin Sevvanmedu. Tempulli vazhdon të zotëroi këtë korije.[6] Mbishkrimet në tempull tregojnë gjithashtu tregëtinë e zgjeruar gjatë Periudhës Pallava, me leje të dhëna për dyqane vaji, gije (një lloj gjalpi i përdorur në gatimet e Azisë jugore), perimesh, lulesh, sheqeri, arra kokosi, rroba dhe sandale.[7]
Arkitektura
RedaktoTempulli ka një sipërfaqe prej rreth 5600 m2 dhe një raxhagopuram (kullë kryesore e portikut) tre katësh me shtatë kalasa (majëza çatishë). Tempulli bujt katër divya desamë në kompleksin e tij – ata janë Thirukkarvaanami, Thirukaaragami, Thiruooragami dhe Thiruneeragami.[8] Besohet se të gjitha faltoret me gjasa ishin tempuj të veçantë, por rrethanat që bënë që këta tempuj të strehohen në Tempullin Ulagalantha Perumal janë të panjohura.[9] Thirumangai Azhwari ka kënduar lavde për të katërt këta tempuj në një varg të tijin. Depozita e tempullit, Naga Tirtha, është e vendosur jashtë kompleksit të tempullit kryesor.[10] Tempulli është lëvduar nga vargjet e Tirumangai Alvarit dhe Thirumazhisai Aazhwarit. Thaayari i tempullit është Amudhavalli (Amirthavalli) dhe hyjnia festive e tempullit është Loganathani. Imazhi i Ulagalantha Perumalit është mbi 11 metra i lartë i paraqitur me këmbën e tij të majtë në një kënd të drejtë me trupin dhe paralel me tokën. Këmba e djathtë shihet e vendosur mbi kokën e Mahabalit me dy gishta në dorën e tij të majtë të mbyllur që tregojnë dy hapat e hedhur për të matur dy botët dhe gishtat e mbyllur në dorën e tij të djathtë tregojnë pyetjen e drejtuar Mahabali se ku ta vendoste hapin e tij të tretë. Çatia e shenjtërores, vimana ka një çati të ngritur për të bujtur statujën e stërmadhe të hyjnisë mbizotëruese.[11]
Tiruooragami
RedaktoFaltorja qendrore e tempullit është refereruar kryesisht si Peragam, ndërsa faltorja më e vogël ku është vendosur imazhi i hyjnisë gjarpër Adisesha quhet Tiruoorgam. Sipas traditës, Mahabali në këmbën e Vamanas nuk mund ta shohi Viswaroopamin dhe kërkoi të kishte një formë më të vogël. Vishnu pranoi dhe u shfaq si një gjarpër në një faltore më të vogël. Faltorja frekuentohet nga çiftet pa fëmijë që luten për të patur.[9][10]
Tirukkaragami
RedaktoFaltorja gjendet në rrethimin e tretë të tempullit. Sipas legjendës hindu, i urti Garga në këtë tempull kreu pendesën e tij dhe mori dituri. Vendi kështu rrjedh nga emri i tij Garagaham, që më vonë u bë Kaaragam. Hyjnia mbizotëruese e faltores është Karunakara Perumali i drejtuar nga veriu dhe i ulur mbi Adiseshan si dhe bashkëshortja e tij Padmamani Nachiari. Depozita tempullore e lidhur me të quhet Agraya Tirtha dhe vimana quhet Vamana Vimanam ose Ramaya Vimanam.[10][12]
Tirukkarvanami
RedaktoFaltorja gjendet në rrethimin e dytë të kompleksit. Hyjnia mbizotëruese quhet Kalvar dhe është i drejtuar nga veriu, ndërsa bashkëshortja e tij është Kamalvalli Thayari. Gauri Tatakami dhe Taratara Tatakami janë depozitat tempullore të lidhura me tempullin dhe vimana quhet Puskala Vimana.[10][13] Ndodhet edhe një e veçantë për Aranavalli Thayarin.[10]
Tiruneerakami
RedaktoFaltorja nuk ka hyjni kryesore, por thjesht një imazh festiv me gjasa të sjellë nga faltore të tjera. Imazhet e hyjnisë festive, Jagadiswara, i drejtuar nga lindja dhe që ka katër krahë, është bujtur në një sallon në rrethimin e dytë të kompleksit. Pellgu i ujit i lidhur me tempullin është Akrura Tirthami dhe vimana quhet Jagadiswara Vimanam. Sipas Pillai Perumal Aiyangarit në këtë Nurrettrutiruppatiyantati, Vishnu ia shfaqi veten e tij një të urti në formën e një fëmije në një gjethe banjani.[10][14]
Festat dhe praktikat fetare
RedaktoPriftërinjë e tempullit kryejnë rituale puja gjatë festave dhe mbi baza ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjë i përkasin bashkësisë Vaishnavaite, një nënkastë Brahmine. Ritualet e tempullit kryhen gjashtë herë në ditë: Ushathkalami në orën 7 të mëngjesit, Kalasanthi në orën 8:00 po të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 pasdite, Irandamkalami në orën 7:00 po pasdite dhe Ardha Jamami në orën 10:00 të darkës. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Ulagalantha Perumalin ashtu dhe për Amuthavallin. Gjatë fazës së fundit të ritualeve të adhurimit, luhen nagaswarami (instrument frymor) dhe tavili (instrument me perkursion), ndërkohë që priftërinjtë recitojnë udhëzimet fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe adhuruesit përkulen përpara imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen edhe rituale mbi baza javore, dy-javore dhe mujore.[15] Në tempull zhvillohen dy festa madhore – Brahmotsavami gjatë muajit tamil të Thait (janar - shkurt) dhe Vamana Jayanthi gjatë muajit tamil të Avanit (gusht - shtator) mbi yllin Sravanam.[5]
Domethënia fetare
RedaktoTempullit i janë thurur lavde te Nalayira Divya Prabandhami, kanoni vaishnavit i shekujve VII-IX, nga Tirumazhisai Alvari në një hymn. Për rrjedhojë tempulli është klasifikuar si një Divya Desam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në libër.[15] Tempulli është i veçantë mes Divya desamëve pasi është kompleksi i vetëm tempullor që bujt katër Divya Desamë të ndryshëm.[6]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Swami Parmeshwaranand: Encyclopaedic Dictionary of Puranas, Volume 1; 2001, fq. 1337
- ^ Dale Hoiberg & Indu Ramchandani: Students' Britannica India, Volumes 1-5; 2000, fq. 217
- ^ "Sri Thiruvikrama swamy temple". Dinamalar. Marrë më 1 janar 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India Volume 1; 2007, fq. 73
- ^ a b c Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India Volume 1; 2007, fq. 75
- ^ a b c Chakravarthy, Pradeep (22 qershor 2007). "Chola temple with a Pallava surprise". The Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2007. Marrë më 18 tetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ N. Jayapalan: Economic History of India; 2008, fq. 41-2
- ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian shrines: illustrated; 1991, fq. 539
- ^ a b Dr. R. Vijayalakshmy: An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam; 2001, fq. 452
- ^ a b c d e f Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India Volume 1; 2007, fq. 74
- ^ Chithra Madhavan: Vishnu Temples of South India Volume 1; 2007, fq. 72
- ^ Dr. R. Vijayalakshmy: An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam; 2001, fq. 469
- ^ Dr. R. Vijayalakshmy: An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam; 2001, fq. 469-70
- ^ Dr. R. Vijayalakshmy: An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam; 2001, fq. 516
- ^ a b "Sri Ulagalanda Perumal temple". Dinamalar. Marrë më 9 shtator 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Parmeshwaranand, Swami (2001). Encyclopaedic Dictionary of Puranas, Volume 1. Sarup & Sons. ISBN 9788176252263.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hoiberg, Dale; Ramchandani, Indu (2000). Students' Britannica India, Volumes 1-5. Popular Prakashan. ISBN 9780852297605.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Ayyar, P. V. Jagadisa (1991). South Indian shrines: illustrated. New Delhi: Asian Educational Services. ISBN 81-206-0151-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jayapalan, N. (2008). Economic History of India. Atlantic Publishers & Dist. ISBN 9788126906970.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)