Tempulli Vaikunda Perumal në Uthiramerur
12°52′49″N 79°42′45″E / 12.88028°N 79.71250°E Tempulli Vaikunda Perumal në Uthiramerur, një fshat në shtetin e Indisë jugore Tamil Nadu, është një tempull hindu kushtuar Vishnut, i ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian. Vishnu në këtë tempull adhurohet si Vaikunta Perumali, ndërsa bashkëshortja e tij Lakshmi si Anandavalli. Tempulli u ndërtua fillimisht nga Dinastia Pallava, me shtesa të mëvonshme nga Dinastia Chola. Ai është i njohur për mbishkrimet që tregojnë praktikat e zgjedhjes demografike të përfaqësuesve të fshatit të Uthiramerurit gjatë mbretërimit të Parantaka Cholas (907-55). Ndërtesa është shpallur një monument i trashëgimisë dhe administrohet nga Archeological Survey of India (ASI). Rajiv Gandhi, kryeministri i mëparshëm i Indisë u frymëzua nga ky sistem pasi bëri një vizitë në tempull dhe u frymëzua mbi përmirësimin e Panchayat Rajit, sistemit indian të përfaqësive vendore nëpër fshatra.
Historia
RedaktoUthirameruri u sundua nga dinastitë Pallava, Chola, Pandya, Sambuvaraya, Vijayanagara dhe Nayak. Sipas mbishkrimeve në tempull, mbreti Pallava, Nandivarmani II (i quajtur edhe Pallavamalla) 730–795 e krijoi fshatin përreth vitit 750.[1] Mendohet se fshati iu dhurua brahminëve vedikë nga Bashkësia Vaishanvite.[2] Dinastia Chola mori kontrollin e rajonit dhe ai ra për rrjedhojë nën zotërimin e tyre në gjysmën e dytë të shekullit të IX. Ka mbishkrime nga periudha e Parantaka Cholas I (907–950), Rajaraja Cholas I (985–1014), Rajendra Cholas I (1012–1044) dhe Kulothunga Cholas I (1070–1120) që tregojnë dhurime të ndryshme për tempujt. Në mbishkrime dokumentohet procesi i zgjedhjes demokratike të përfaqësuesve të fshatit nëpërmjet një sistemi të quajtur Kudavolai gjatë sundimit Chola.[3][4] Tempulli është i njohur për mbishkrimet që tregojnë praktikat demokratike të zgjedhjes së përfaqësuesve të institucioneve të fshatit sidomos gjatë sundimit të Parantaka Cholas.[2][5] Rajoni dhe fshati ra nën sundimin e Dinastisë Pandya gjatë shekullit të XIII dhe më pas të sunduesit të Dinastisë Telugu Chola, Vijaya Gandagopala. Gjatë periudhës së mëvonshme, fshati ndërroi duart nga Dinastia Pallava, Dinastia Telugu Chola, Dinastia Samburavaraya dhe më në fund te Dinastia Kumara Kampana. Perandori Vijayanagara, Krishnadevaraya (1502–29) kontribuoi me shtesa në Tempullin Vaikunta, Tempullin Subhramanya dhe atë Kailasanatha në Uthiramerur.[3] Tempulli është shpallur një monument i trashëgimisë dhe administrohet nga ASI.[6]
Arkitektura
RedaktoTempulli Vaikunta Perumal shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 0.2 hektarësh (0.5 akresh). Shenjtërorja bujt imazhet e Vaikuntanathas në posturë të ulur me Sridevin dhe Bhudevin përkrahë tij.[2] Tempulli ka një sallë mbledhjeje prej 230 m2. Çatia e tempullit qëndron mbi mure dhe nuk ka kolona. Në muret e sallës së mbledhjes gjenden mbishkrimet nga periudha Chola.[6] Çatia e sallës së mbledhjes mendohet se është ndërtuar nga Kulothunga Chola.[6] Sipas një pikëpamjeje tjetër, e gjithë struktura fillimisht ishte një sallë mbledhjeje dhe u rrënua gjatë sundimit të Kulothunga Cholas. Ai e rindërtoi sallën e mbledhjes bashkë me tempullin që bart imazhin e Vaikunta Perumalit. Disa nga mbishkrimet tregojnë gjithashtu se fshati ishte planifikuar sipas teksteve agamike me sallën e mbledhjeve në qendrën e tij dhe tempujt të ndërtuar përreth saj.[7]
Sistemi Kudavolai
RedaktoMbishkrimet e tempullit tregojnë se fshatarët u kërkuan sunduesve të tyre ti lejonin ti zgjidhnin vetë përfaqësuesit e tyre. Parantaka Chola e pranoi menjëherë kërkesën e tyre dhe vendosi sistemin Kudavolai të zgjedhjes demokratike të përfaqësuesve të fshatit. Rregullat e zgjedhjes së përfaqësuesve dhe votuesit janë përshkruar në detaje nga mbishkrimet. Fshatarët mblidheshin në në një vend të përbashkët dhe shkruanin emrin e përfaqësuesit të tyre të parapëlqyer në një gjethe palme dhe e vendosnin në një enë. Kudam në gjuhën tamile do të thotë vazo ndërsa volai do të thotë gjethe palme, dhe kështu emërtimi Kudavolai. Nga votimi përjashtoheshin vetëm njerëzit në pelegrinazh ose të dënuarit. Për zgjedhjen e kandidatëve parashikoheshin mosha minimale dhe maksimale, arsimimi dhe pasuria. Kishte kufizime për kandidatët që duhet ta kishin shtëpinë të ndërtuar në pronën e tyre, duhet të mos ishin pjesë e ndonjë komiteti tjetër dhe të ishin midis moshës 35 dhe 70 vjeçe. Votuesit kishin të drejtën ti kërkonin llogari kandidatit të zgjedhur për dështimin në përmbushjen e detyrave të tij. Mbishkrimet specifikojnë gjithashtu ndëshkime të rrepta për korrupsionin si moslejimi i shtatë brezave të tij pasues nëse shpallej fajtor. Institucioni u shpërbë bashkë me fundin e Mbretërisë Chola gjatë shekullit të XIII. Rajiv Gandhi, kryeministri i mëparshëm i Indisë u frymëzua ng ky sistem pasi vizitoi tempullin dhe insistoi mbi përmirësimin e Panchayat Raxhit, sistemi indian e trupave vendore në fshatra.[6]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Constitution 1,000 years ago". The Hindu. Chennai, India. 11 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2008. Marrë më 30 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. fq. 71. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Nagaswamy, R. (2003). Uttaramerur. Chennai: Tamil Arts Academy. fq. 12–6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Padmaja, T. (2002). Temples of Kr̥ṣṇa in South India: History, Art, and Traditions in Tamilnāḍu. Abhinav Publications. fq. 88. ISBN 81-7017-398-1, ISBN 978-81-7017-398-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ancient Epigraphical Inscription on elections, Vaikuntha Perumal Temple, Uthiramerur, Kancheepuram District". National Informatics Centre for Tamil Nadu State Election Commission, Government of India. 2004. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 7 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Narasimhan, T.E. (7 korrik 2012). "Temple of democracy". Business Standard. Marrë më 7 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Constitution 1,000 years ago". 11 korrik 2008. Marrë më 7 nëntor 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. fq. 71. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nagaswamy, R. (2003). Uttaramerur. Chennai: Tamil Arts Academy.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Padmaja, T. (2002). Temples of Kr̥ṣṇa in South India: History, Art, and Traditions in Tamilnāḍu. Abhinav Publications. ISBN 81-7017-398-1, ISBN 978-81-7017-398-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)