Uthirameruri
12°36′58″N 79°45′11″E / 12.616°N 79.753°E Uthirameruri (në gjuhën tamil: உத்திரமேரூர்; ndërsa qyteza quhet edhe me emrat Uttaramerur dhe Uttiramerur) është një qytezë panchayat në distritktin e Kanchipuramit në shtetin indian Tamil Nadu. Qyteza që është 62 metra mbi nivelin e detit është e shquar për mbishkrimet e saj tempullore që përshkruajnë një sistem vetëqeverisjeje që ekzistonte në kohën midis shekujve të VII dhe të IX-in.
Historia
RedaktoUthirameruri fillimisht ekzistonte si një ngulim Brahmin. Mbreti Pallava Nandivarmani II (720–796) formalisht e vendosi si një fshat brahamdeya rreth vitit 750.[1] Mendohet se ai ia dhuroi fshatin brahminëve vedikë nga Bashkësia Vaishanvite. Një mbishkrim i shekullit të dhjetë e tregon emrin e fshatit si "Uttaramerur Chaturvedi Mangalam".[2][3] Në Uthiramerur janë zbuluar rreth 25 mbishkrime që përfshijnë rreth katër mbretër Pallava. Në pjesën e fundit të shekullit të IX, Dinastia mesjetare Chola pushtoi rajonin. Si pasojë në Uthiramerur ka mbishkrime nga periudha e Parantaka Cholas I (907–950), Rajaraja Cholas I (985–1014), Rajendra Cholas I (1012–1044) dhe Kulothunga Cholas I (1070–1120), që tregojnë dhurime të ndryshme për tempujt.[4] Rajoni dhe fshati bashkë me të ra nën sundimin e Dinastisë Pandya gjatë shekullit të XIII. Më vonë, sunduesi Telugu Chola, Vijaya Gandagopala mori nën kontroll territorin dhe e riemërtoi fshatin Gandagopala Chaturvedhi Managalam. Gjatë periudhës së vonë, fshati qe pjesë e territoreve të Dinastisë Sambuvaraya dhe Kumara Kampana. Perandori Vijayanagara, Krishnadevaraya (1502–29) bëri kontribute te Tempulli Sundaravarada Perumal, Tempulli Subhramanya dhe Tempulli Kailasanatha. Fshati ishte skena e luftës midis Lingmas dhe Yachamas gjatë shekullit të XVII. Luftrat Karnatike u luftuan në Vandavasin e afërt midis britanikëve dhe francezëve gjatë shekullit të XVIII. Që nga shekulli i XIV në fshat është parë një rënie e qendrueshme e bujqësisë për shkak të paqendrueshmërisë politike.[4]
Administrimi i fshatit
RedaktoMbishkrimet tempullore të Uthiramerurit janë të shquara për përshkrimet e tyre historike të vetëqeverisjes vendore. Ata tregojnë se Uthirameruri kishte dy asamble fshatare: Sabha dhe Uri. Sabha ishte një asamble ekskluzivisht brahmine (e klasës priftërore), ndërsa Uri përbëhej nga banorë që i përkisnin të gjitha klasave.[5] Mbishkrimet më të hershme të mbijetuara nga Uthirameruri datojnë nga mbretërimi i mbretit Pallava, Dantivarman (795-846). Këto mbishkrime tregojnë se Sabha ishte tashmë një institucion i stabilizuar dhe i konsoliduar në këtë kohë. Ajo menaxhonte shitjet e tokave dhe një fond përkrahjeje për pastrimin e një ujëmbledhësi. Ajo i caktonte gjithashtu disa detyra Urit për menaxhimin e tokës së lëna nga qiramarrësit që nuk mund ti përballonin taksat. Një mbishkrim më i vonë, nga mbretërimi i pasuesit të Dantivarmanit, Nandivarmani III (846-869), përshkruan cilësitë dhe zotërimet e një archaka (prifti) në një tempull vendor. Sipas këtyre mbishkrimeve të hershme, Sabha mblidhej në një sallë të tempullit vendor. Mbledhjet lajmëroheshin nëpërmjet rënies së tamburëve. Mbishkrimet përmbajnë gjithashtu mjaft referenca për variyarët, zyrtarët ekzekutiv të caktuar nga Sabha.[5] Dy mbishkrime më të vona të mbretit Chola, Parantaka I (907–955) tregojnë evoluimin e sistemit të administrimit. Në vend të variyarëve (që ishin individë), fuqitë ekzekutive u jepeshin komiteteve të quajtura variyamë. Çdo variyam përbëhej nga 6 deri në 12 anëtarë, në varësi të rëndësisë së funksioneve të tij. Mbishkrimi i parë, i datuar nga viti 919, përshkruan rregullat e zgjedhjes së anëtarëve të komiteteve. Mbishkrimi i dytë, i datuar nga viti 921, përshkruan disa ndryshime të këtyre rregullave për ti bërë ato më praktike.[5] Sipas mbishkrimit të vitit 921, fshati kishte 30 kudumbu ose zona, nga të cilat zgjidheshin vit për vit anëtarët e komiteteve në vazhdim:[3][5]
Emri | Numri i anëtarëve | Domethënia |
---|---|---|
Samvatsara-Variyam | 12 | Komitet i përvitshëm (ose Komiteti i Kopshtit dhe ujëmbledhësit, ku anëtarët e tij paracaktoheshin nga më të moshuarit që kishin shërbyer në këta dy komitete) |
Totta-Variyam | 12 | Komiteti i kopshtit |
Eri-Variyam | 6 | Komiteti i ujëmbledhësit |
Panchavara-Variyam | I panjohur | Komiteti i Rëndësisë |
Pon-Variyam | I panjohur | Komiteti i Artë |
Për një emërim mbishkrimi rendit cilësitë e mëtejshme:[5]
- Zotërimi i të paktën një të katërtës së një veli (njësi mase toke tamile prej rreth një akre e gjysëm) tokë që paguan taksa. Zotërimi i tokës u reduktua deri në një të tetën e një veli për banorët që kishin mësuar të paktën një Veda dhe një Bhashya (tekste të shenjta).
- Banimi në një shtëpi të ndërtuar në tokë të vetë.
- Mosha midis 35 dhe 70 vjeçve.
- Njohuria e mantrave dhe Brahmanave (literaturë vedike)
- Jo një nga këta:
- Anëtari i një komiteti ekzistues për 3 vitet e shkuar.
- Anëtari i një komiteti ekzistues që ka dështuar në realizimin e detyrave (ose të afërmit e tij)
- Personi (ose të afërmit) që kanë kryer inçest ose të parin e 5 mëkateve të mëdha (5 mëkatet e mëdha ishin vrasja e një brahmini, pirja e alkolit, vjedhja, tradhëtia dhe lidhja me kriminelët).
- Personi që ka qenë përjashtuar nga kastat për lidhje me kastat e ulëta (përveçse nëse ai kryen rituale purifikimi)
- Personi që është i marr
- Personi që ka vjedhur pasurinë e të tjerëve.
- Personi që ka marrë ushqime të ndaluara.
Kandidatët zgjidheshin nëpërmjet Kudavoloit (fjal për fjalë, sistemi i enën së biletave të gjetheve të palmës:[3][5]
- Emrat e kandidatëve të kualifikuar shkruheshin mbi bileta prej gjetheje palme.
- Biletat vendoseshin në një enë dhe përziheshin.
- Një djali të vogël i kërkohej të nxirrte aq bileta sa numri i pozicioneve të disponueshëm.
- Emri në biletë lezohej nga të gjithë priftërinjtë.
- Kandidati, emri i të cilit lexohej, ishte i zgjedhur.
Mandati i një anëtari të komitetit ishte 360 ditë. Çdokush që shpallej fajtor për një shkelje hiqej menjëherë nga funksioni.[3] Mbishkrimet e Uthiramerurit tregojnë se parakalimi mbi gomar ishte një ndëshkim për shkeljet si inçesti, tradhëtia, vjedhja dhe fallsifikimi.[5]
Demografia
RedaktoSipas censusit të vitit 2011 të Indisë, zona e administruar nga qyteza panchayat e Uthiramerurit kisht e një popullsi prej 25.194 banorësh, duke përfshirë 12.569 meshkuj dhe 12.625 femra. Qyteza është e ndarë në 18 zona. Besimet kryesore janë Hinduizmi (87.39%) dhe Krishtërimi (9.00%). Niveli i analfabetizmit (do të thotë. Niveli i analfabetizmit të popullsisë duke përjashtuar fëmijët e vegjël) ishte 81.74%.[6]
Tempujt
RedaktoFshati ka mjaft tempuj hindu të rëndësishëm: Tempulli Sundaravarada Perumal, Tempulli Vaikunda Perumal, Tempulli Subramanya dhe Tempulli Kailasanatha. Tempulli Sundaravarada Perumal është rreth 1200 vjeçar dhe u ndërtua nën sundimin e mbretit Pallava, Nandivarmani II. Thuhet se u ndërtua nga muratori Paramesa Vathan, që ishte jashtëzakonisht i aftë në Vastu shastra. Hyjnia kryesore në tempull është Sundara Varada Perumal. Ky tempull ka mbishkrime të shumta — ato të Raja Raja Cholas (985-1015), djalit të tij, Rajendra Cholas dhe perandorit Vijayanagara, Krishnadevaraya. Si Rajendra Chola ashtu dhe Krishnadeva Raya e vizituan Uthiramerurin. Ritualet në këtë tempull kryhen sipas Vikhanasa Aagamas duke ndjekur Krishna Yajurvedan. Gopurami i këtij tempulli u rindërtua në vitin 1998. Galigopurami i rindërtuar paraqet skulptura të pasura të hyjnive hindu (kryesisht rimishërime të Vishnut). Ai paraqet edhe Kshira Saagara Madhanamin (Oqeanin e qumështit), Sri Vikhanasa Acharyan me katër dishepujt e tij (Brigu, Marichi, Atri, Kasyapa), Goda devi, Sudarshana, Sri Rama Parivari dhe shumë skulptura të tjera nga vikhanasa sutra. Një gjë e veçantë rreth këtij tempulli është se do të jenë 9 Mula Viratë (hyjni kryesuese) në të njëjtën vimana. Katër Perumal vigraha të drejtuar në katër drejtime të ndryshme përreth mula viratit bashkë me katër statuja të tjera të Perumalit janë të vendosura në shkallë. Shumë pak tempuj në Indinë e jugut ka një arkitekturë të tillë. Sipas legjendës, nëse një fshat ka më shumë se 1000 shtëpi brahminësh, atëherë ai do të ketë një tempull Vishnavit të ndërtuar sipas udhëzimeve nga Marichi Maharshi dhe të bazuar në arkitekturën e shkruar në shkrimet indiane nga Brigu Maharshi. Si Marichi Maharshi ashtu dhe Brigu Maharshi janë dy nga katër dishepujt kryesorë të Sri Vikhanasacharyas ose Sri Vikhanasa Maharshit nga i cili u krijua Vikhanasa Aagama.
Politika
RedaktoQyteza administrohet si një qytet panchayat.[7] Uthirameruri dhe zonat përreth tij janë të përfaqësuar në Asamblenë Legjislative të Tamil Nadusë nga një anëtar. Asambleja Konsituticionale e Uthiramerurit është pjesë e Asamblesë Konstitucionale të Kanchipuramit.[8]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Constitution 1,000 years ago". The Hindu. Chennai, India. 11 korrik 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Romila Thapar (2004). Early India: From the Origins to A.D. 1300. fq. 375–7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Romila Thapar (2004). Early India: From the Origins to A.D. 1300. fq. 375–7. ISBN 978-0-520-24225-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Nagaswamy, R. (2003). Uttaramerur. fq. 12–6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g V.K. Agnihotri, red. (2010). Indian History. fq. B-62–5. ISBN 978-81-8424-568-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "District Census Handbook: Kancheepuram" (PDF). Directorate of Census Operations. Marrë më 13 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ List of Town Panchayats, Government of Tamil Nadu
- ^ "List of Parliamentary and Assembly Constituencies" (PDF). Tamil Nadu. Election Commission of India. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 tetor 2008. Marrë më 8 tetor 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Romila Thapar (2004). Early India: From the Origins to A.D. 1300. University of California Press. ISBN 978-0-520-24225-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - V.K. Agnihotri, red. (2010). Indian History (bot. 26th). Allied. ISBN 978-81-8424-568-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nagaswamy, R. (2003). Uttaramerur. Chennai: Tamil Arts Academy.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
Redakto- A translation of the Uttaramerur Inscription of Parakesarivarman (Parantaka I)