Tempulli Sundaravarada Perumal
12°36′53″N 79°45′18″E / 12.61472°N 79.75500°E Tempulli Sundaravarada Perumal në Uthiramerur, një fshat në shtetin jugor të Indisë Tamil Nadu, është një tempull hindu kushtuar Vishnut. Tempulli është ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian. Vishnu adhurohet si Sundaravarada Perumali ndërsa bashkëshortja e tij Lakshmi si Anandavalli. Tempulli u ndërtua fillimisht nga Dinastia Pallava, me shtesa të mëvonshme nga dinastitë Chola, Pandya, Sambuvaraya, Vijayanagara dhe Nayak. Tempulli rrethohet nga një mur graniti, që përfshin të gjitha faltoret. Ai ka një raxhagopuram, kulla mbi portik, me pesë kate. Depozita tempullore gjendet pranë tempullit, jashtë hyrjes kryesore. Ndryshe nga tempujt e tjerë, ai ka tre shenjtërore në një strukturë dy katëshe dhe tre faltore në tre drejtimet kardinale në katin e poshtëm. Sundaravarada Perumali besohet se iu shfaq Arjunas, Nakulas dhe Sahadevas, princave Pandava të Mahabharatas, ndërsa Anandavalli u shfaq për gruan e tyre, Draupadin. Tempulli ndjek traditën Vadakalai të adhurimit. Ai zhvillon gjashtë rituale të përditshme dhe shumë festa të përvitshme, nga të cilat më të shquarat janë Brahmotsavami gjatë muajit tamil të Chittirait (prill - maj), Pavitrotsava gjatë Adit (korrik - gusht) dhe Sri Jayanti gjatë Avanit (gusht - shtator). Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi Përkrahjes dhe Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.
Historia
RedaktoUthirameruri ka qenë sunduar nga dinastitë Pallava, Chola, Pandya, Sambuvaraya, Vijayanagara dhe Nayak. Sipas mbishkrimeve në tempull, mbreti Pallava, Nandivarman II (720–796) e krijoi fshatin rreth vitit 750.[1] Besohet se ai ia dhuroi fshatin brahminëve vedik nga bashkësia Vaishanvite. Mbishkrimet përmendin katër mbretër Pallava deri në vitin 900. Në tempull ka një tërësi prej 25 mbishkrimesh nga Periudha Pallava. Tempulli u ndërtua nga Nandivarmani II i modeluar sipas Tempulli Vaikuntantha Perumal i Kanchipuramit. Nga mbishkrimet, mësohet se tempulli u ndërtua sipas parimeve agamike nga arkitekti Takshaka i Patakas dhe me këshillimin ekspert të agamikëvë të fshatit.[2]
Dinastia Chola e pushtoi rajonin dhe vuri sundimin e saj gjatë gjysmës së dytë të shekullit të IX. Ka mbishkrime nga periudha e Parantaka Cholas I (907–950), Rajaraja Cholas I (985–1014), Rajendra Cholas I (1012–1044) dhe Kulothunga Cholas I (1070–1120) që tregojnë dhurime të ndryshme për tempullin. Në mbishkrime dokumentohet procesi i zgjedhjes demokratike të përfaqësuesve vendorë gjatë sundimit Chola nëpërmjet një sistemi të quajtur Kudavolai.[3][4] Rajoni dhe fshati ranë nën ndikimin Pandyan gjatë shekullit të XIII dhe për pasojë nën sundimin e e Vijaya Gandagopalas. Ai e riemërtoi fshatin e Gandagopala Chaturvedhi Managalamit. Gjatë periudhës së fundit, fshati i shkëmbeu sunduesit nga ata Pallava, Telugu Chola, Samburavarayarë dhe më në fundi te Kumara Kampana. Perandori Vijayanagara, Krishnadevaraya (1502–29) bëri modifikime te Tempulli Sundaravarada, Subhramanya dhe ai Kailasanatha në fshat. Fshati ishte skena e luftës midis Lingmas dhe Yachamas gjatë shekullit të XVII. Luftërat Karnatike u luftuan në Vandavasin e afërt midis britanikëve dhe francezëve gjatë shekullit të XVIII.[3] Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes dhe Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë. Bazuar te mbishkrimet, tempulli është quajtur me shumë emra, si Vellai Vishnugraham, Vellai Murthi Emperan, Vellaimurthi Azhwar, Rajendra Chola Vinnagar Azhwar dhe Sokka Perumal.[2]
Arkitektura
RedaktoTempulli Sundaravarada Perumal shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 0.81 hektarësh (ose 2 akresh) dhe ka një gopuram (kullë mbi portik) me pesë kate. Tempulli është i rrethuar në një rrethim drejtkëndor me mure të stërmëdhenj prej graniti. Ndryshe nga tempujt e tjerë të Indisë së Jugut, ku ka vetëm një shenjtërore që bujt hyjninë kryesuese, Tempulli Sundaravarada ka shenjtërore dykatëshe dhe tre faltore në drejtimet kardinale përreth shenjtërores.[2] Shenjtërorja në katin e poshtëm bujt imazhin e Chaturbhujanga Vishnut të paraqitur me katër krahë. Dy nga krahët e tij mbajnë shankha (guackë kërmilli deti) dhe Sudarshan Çakran, ndërsa i treti është paraqitur në Abhaya hasta (shenja e ruajtjes) dhe i katërti në kati hasta (duke qëndruar mbi kofshë). Statuja është paraqitur në këmbë, zakonisht i quajtur Sundaravarada Perumal. Shenjtërorja bujt gjithashtu statujat e Sridevit dhe Bhudevit në të dy krahët e Sundaravaradas. Statuja festive e Sundaravaradas bujtet po në të njëjtën shenjtërore. Kati i parë arrihet nga një palë shkallë në të dy krahët, ku zakonisht njëra përdoret për tu ngjitur dhe tjetra për të zbritur. Shenjtërorja e katit të parë bujt imazhet e Vaikuntavaradas në posturë të ulur me Sridevin dhe Bhudevin në të dy krahët e tij. Shenjtërorja është bërë prej druri dhe kanjë rrethim të ngushtë përreth saj. Përreth saj ndodhen faltore për Arjunan, Krishnan dhe Yoga Narasimhan. Një tjetër palë shkallë të çojnë në katin e kreut që përmban shenjtëroren e Ananda Padmanabhas në posturë të shtrirë mbi gjarpërin e tij Adisesha. Në shenjtëore shihen po ashtu imazhet e Bhudevit dhe të urtit Markendeya. Vimana, kulla mbi çatinë e shenjtërores, e quajtur Padma Kosthta Ashtanga Vimana, paraqet relieve skulpturore të nëntë formave të ndryshme të Vishnut.[2][5] Faltorja e bashkëshortes së Sundaravarada Perumalit, Anandavalli, gjendet në jug të faltores kryesore në katin poshtëm. Përreth rrethimit të parë gjenden faltoret e veçanta për Lakshmi Narasimhan, Raman, Andalin, Narasimhan dhe Manavala Mamunigalin. Depozita tempullore, e quajtur Vairamegha tataka, e vendosur në perëndim të tempullit, është përmendur në mjaft mbishkrime.[2]
Aspektet fetare
RedaktoLegjendat
RedaktoSipas legjendave hindu, Tempulli Sundara Varada Perumal është i lidhur ngushtësisht me eposin e Mahabharatas. Bhima, princi Pandava i Mahabharatas në këtë vend adhuroi Vishnun. Përreth shenjtërores kryesore ndodhen tre Varada në katin përdhes, përkatësisht Achyuta Varada, Anirudhha Varada dhe Kalyana Varada, që besohet se kanë bërë relieve për Arjunan, Nakulan dhe Sahadevan, tre princat e tjerë Pandava. Bashkëshortja e hyjnisë kryesuese, Anandavalli besohet se iu shfaq Draupadit, gruas së Pandavave. Imazhet e tre Varadave janë të vendosura përreth shenjtores në drejtimet kardinale. Te ta të çojnë nga një palë shkallë.[2]
Praktikat dhe festat fetare
RedaktoTempulli ndjek traditat e sektit Thenkalai të Vaishnavizmit si dhe Vaikasana agaman. Në kohët moderne, priftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, ata i përkasin Bashkësisë Vaishnavaite, një nënkastë brahminësh. Në tempull zhvillohet katër rituale në kohë të ndryshme të ditës dhe shumë festa vjetore, prej të cilave më të shquarat janë Brahmotsavami gjatë muajit tamil të Chittirait (prill - maj), Pavitrotsava gjatë Adit (korrik - gusht) dhe Sri Jayanti gjatë Avanit (gusht - shtator). Në tempull zhvillohen gjithashtu rituale javore, dy-javore dhe mujore.[2]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Constitution 1,000 years ago". The Hindu. Chennai, India. 11 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2008. Marrë më 30 shtator 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). fq. 67–71. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Nagaswamy, R. (2003). Uttaramerur. fq. 12–6.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Padmaja, T. Temples of Kr̥ṣṇa in South India: History, Art, and Traditions in Tamilnāḍu. fq. 88.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Anantharaman, Ambujam (2006). Temples of South India. fq. 175. ISBN 978-81-88661-42-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Anantharaman, Ambujam (2006). Temples of South India. East West Books (Madras). fq. 175. ISBN 978-81-88661-42-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Nagaswamy, R. (2003). Uttaramerur. Chennai: Tamil Arts Academy.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Padmaja, T. (2002). Temples of Kr̥ṣṇa in South India: History, Art, and Traditions in Tamilnāḍu. Abhinav Publications. ISBN 81-7017-398-1, ISBN 978-81-7017-398-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Madhavan, Chithra (2007). Vishnu Temples of South India Volume 1 (Tamil Nadu). Chithra Madhavan. ISBN 978-81-908445-0-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)