Teofrasti (greqisht: Θεόφραστος, Theόphrastos ; 371 - 287 p.e.s.), [1] ishte një filozof grek me origjinë nga Eresos në Lesbos [2] (Λέσβος Lésvos ), i njohur si pasardhësi i Aristotelitshkollën peripatetike . Ai erdhi në Athinë në një moshë të re dhe fillimisht studioi në shkollën e Platonit. Pas vdekjes së Platonit, ai iu bashkua Aristotelit i cili e morri Teofrastin për ti ndihmuar në shkrimet e tij. Kur Aristoteli u largua nga Athina, Teofrasti mori përsipër drejtimin e Liceut. Teofrasti kryesoi shkollën peripatetike për tridhjetë e gjashtë vjet, gjatë së cilës kohë shkolla lulëzoi shumë. Ai shpesh konsiderohet babai i botanikës për kontributin e tij me veprat në fushën e bimësisë. Pas vdekjes së tij, athinasit e nderuan me një funeral publik. Pasardhësi i tij në drejtimin e shkollës ishte Strato Lampsacusi.

Statuja e Teofrastit në Kopshtin Botanik të Palermos

Biografia

Redakto

Shumica e të dhënave biografike rreth Teofrastit i kemi nga vepra Jetët dhe mendimet e filozofëve të shquar shkruar Diogjen Laërti, të shkruara më shumë se katërqind vjet pas kohës së Teofrastit. [3] Ai ishte një bashkëvendas i Eresos në Lesbos . [4] Emri i tij i lindjes ishte Tyrtamus (Τύρταμος), por që më vonë u bë i njohur me pseudonimin "Teofrasti (Theophrastos)" falë Aristotelit i cili ishte i pari që e kishte quajtur me këtë emër. [5]

Interesat e Teofrastit ishin të gjera, duke u shtrirë edhe në fushën e biologjisë, fizikës, etikës dhe metafizikës. Dy veprat e tij nga fusha e botanikës që mbijetuan, Hulumtimi për bimët (Historia Plantarum) dhe Mbi shkaqet e bimëve, kishin një ndikim i rëndësishëm në shkencën e rilindjes. Ka edhe vepra tjera që mbijetuan si p.sh. Mbi karakteristikat morale, Mbi perceptimin e ndjesisë dhe Mbi gurët, si dhe fragmente të Fizikës dhe Metafizikës. Në filozofi, ai u përqendrua sidomos në fushën e gramatikës dhe gjuhës dhe vazhdoi punën e Aristotelit në fushën e logjikës. Ai gjithashtu e konsideronte hapësirën si rregullim dhe pozicionim të thjeshtë të trupave, kohën si një aksident i lëvizjes dhe lëvizjen si pasojë të domosdoshme të të gjithë veprimtarisë. Në fushën e etikës, ai e konsideronte lumturinë si në varësi të ndikimeve të jashtme, ashtu edhe nga virtyti.

Nën udhëheqjen e tij shkolla lulëzoi shumë - duke arritur në më shumë se 2000 nxënës, siç pohon Diogjeni. [6] Njëri ndër kontributet e Teofrastit ishte edhe ngritja, rregullimi e mirëmbajtja e kopshtit të liceumit dhe përdorimi i tij për qëllime arsimore, duke e shndërruar ate në njërin prej kopshteve më të njohura të Athinës.[7] Në vdekjen e tij, sipas kushteve të testamentit të tij të ruajtur nga Diogjeni, ai i la asaj kopshtin e tij me shtëpi dhe kolonada si vend i përhershëm i mësimeve. Poeti komik Menander ishte njëri ndër nxënësit e tij. [6] Popullariteti i tij u tregua në lidhje me atë që i është kushtuar Filipit, Kasanderit dhe Ptolemeut dhe nga dështimi i plotë i një akuze për devotshmëri të ngritur ndaj tij. [8] [9] Ai u nderua me një funeral publik, ku "e gjithë popullata e Athinës, morri pjesë në varrimin e tij". [6] Si drejtues i Liceut atë e pasoi Strato Lampsacus.

Veprat

Redakto
  • Metaphysics (or On First Principles).
    • Translated by M. van Raalte, 1993, Brill.
    • On First Principles. Translated by Dimitri Gutas, 2010, Brill.
  • Enquiry into Plants: Books 1-5. Translated by A. F. Hort, 1916. Loeb Classical Library.   Vol 1 - Vol 2
  • Enquiry into Plants: Books 6-9; Treatise on Odours; Concerning Weather Signs. Translated by A. F. Hort, 1926. Loeb Classical Library. ISBN 0-674-99088-9
  • Recherches sur les plantes. Translated to French by Suzanne Amigues. Paris, Les Belles Lettres. 1988-2006. 5 tomes. Tome 1, Livres I-II. 1988. LVIII-146 p. Tome II, Livres III-IV. 1989. 306 p. Tome III, Livres V-VI. 1993. 212 p. Tome IV, Livres VII-VIII, 2003. 238 p. Tome V, Livres IX. 2006. LXX-400 p. First edition in French. Identifications are up-to-date, and carefully checked with botanists. Greek names with identifications are on Pl@ntUse Arkivuar 9 qershor 2020 tek Wayback Machine.
  • De Causis Plantarum. Translated by B. Einarson and G. Link, 1989-1990. Loeb Classical Library. 3 volumes:  ,  ,  .
  • On Characters (in Greek)
  • On Sweat, On Dizziness and On Fatigue. Translated by W. Fortenbaugh, R. Sharples, M. Sollenberger. Brill 2002.  ISBN 90-04-12890-5
  • On Weather Signs.
  • On Stones Arkivuar 16 mars 2010 tek Wayback Machine

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Dorandi 1999.
  2. ^ Gavin Hardy and Laurence Totelin, Ancient Botany, 2015, p. 8.
  3. ^ Hort 1916
  4. ^ Strabo, xiii.; Laërtius, 1925.
  5. ^ Strabo, xiii.; Laërtius, 1925
  6. ^ a b c Laërtius, 1925
  7. ^ Spencer & Cross 2017, p. 56
  8. ^ Laërtius, 1925, § 37; comp. Aelian, Varia Historia, iv. 19.
  9. ^ Filonik, 2013

Literatura

Redakto
  • Cuvier, Georges (1830). "Lecture Ninth - Theophrastus". Baron Cuvier's Lectures on the History of the Natural Sciences (në anglisht). Vëll. 9. Edinburgh New Philosophical Journal. fq. 76–83.
  • Dorandi, Tiziano (1999). "Chapter 2: Chronology". përmbledhur nga Algra, Keimpe (red.). The Cambridge History of Hellenistic Philosophy (në anglisht). Cambridge: Cambridge University Press. fq. 52–53. ISBN 9780521250283.
  • Dwyer, Eugene (shtator 1993). "André Thevet and Fulvio Orsini: The Beginnings of the Modern Tradition of Classical Portrait Iconography". The Art Bulletin (në anglisht). 75: 467–480. doi:10.2307/3045969. JSTOR 3045969.
  • "Theophrastus". Encyclopedia of classical philosophy. Greenwood. 1997. p. 552.
  • Filonik, Jakub (2013). "Athenian impiety trials: a reappraisal". Dike (në anglisht). 16: 73–74. doi:10.13130/1128-8221/4290. ISSN 1128-8221.
  • Gould, Josiah B. (1970). The Philosophy of Chrysippus: Peasants, Provincials, and Folklore in the 1937 Paris World's Fair (në anglisht). Suny Press. fq. 24. ISBN 978-0-87395-064-0.
  • Gould, Josiah (1970b). The Philosophy of Chrysippus - Two Traditional Characterizations (në anglisht). Brill Archive. fq. 25.
  • Grene, Marjorie; Depew, David (2004). The philosophy of biology: an episodic history (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 11. ISBN 978-0-521-64380-1.
  • Healy, John F. (1999). Pliny the Elder on Science and Technology (në anglisht). Oxford University Press. fq. 17–7.
  • Lang, Sidney B. (August 2005), "Pyroelectricity: From Ancient Curiosity to Modern Imaging Tool", Physics Today, 58 (8): 31–36, doi:10.1063/1.2062916
  • Long, George, ed. (1842). "Theophrastus". Penny cyclopaedia of the Society for the Diffusion of Useful Knowledge. 24. pp. 332–334.CS1 maint: (link)
  • Orsini, Fulvio (1569). Imagines et elogia virorum illustrium (në italisht). Rome.
  • Theophrastus (1956) [315 BC]. Theophrastus On Stones: Introduction, Greek text, English translation, and Commentary (PDF) (në anglisht). Columbus, Ohio: Ohio State University. fq. 238.
  • Theophrastus (janar 1956). Theophrastus on stones (në anglisht). Ohio State University.
  • Theophrastus (1916). Theophrastus: Enquiry into Plants (në anglisht). Vëll. 1. New York: Loeb Classical Library/G.P. Putnam's Sons. Book I–V.
  • Walton, S. A. (tetor 2001). "Theophrastus on Lyngurium: medieval and early modern lore from the classical lapidary tradition". Annals of Science (në anglisht). 58: 357–379. doi:10.1080/000337900110041371. PMID 11724065.
  • Baltussen, H. 2016. The Peripatetics: Aristotle’s Heirs 322 BCE–200 CE. London: Routledge.
  • Fortenbaugh, W. W., and D. Gutas, eds. 1992. Theophrastus: His Psychological, Doxographical and Scientific Writings. Rutgers University Studies in Classical Humanities 5. New Brunswick, NJ, and London: Transaction Books.
  • Mejer, J. 1998. "A Life in Fragments: The Vita Theophrasti." In Theophrastus: Reappraising the Sources. Edited by J. van Ophuijsen and M. van Raalte, 1–28. Rutgers University Studies in Classical Humanities 8. New Brunswick, NJ, and London: Transaction Books.
  • Pertsinidis, S. 2018. Theophrastus’ Characters: A new introduction. London: Routledge.
  • Van Raalte, M. 1993. Theophrastus’ Metaphysics. Leiden, The Netherlands: E.J. Brill.