Teorema e divergjencës
Në analizën vektoriale teorema e divergjencës ose Teorema eGaussit, Teorema e Ostrogradskit, ose teorema e Gauss–Ostrogradskit, është një rezultat që lidh fluksin e një fushe vektoriale përmes një sipërfaqeje me sjelljen e fushës vektoriale brenda kësaj sipërfaqeje.
Më saktë, teorema e divergjencës pohon se fluksi i një fushe vektoriale në një sipërfaqeje tv mbyllur është e barabartë me integralin e vëllimit të divergjencës në rajonin brenda sipërfaqes. Në ,mënyrë intuitive, ajo pohon se shuma e të gjitha burimeve minus shumën e të gjitha gropave jep rrjedhën totale jashtë një rajoni.
Teorema e divergjencës është një rezultat i rëndësishëm matematik me aplikime në inxhinieri, veçanërisht ne elektrostatikë dhe te dinamika e fluideve.
Teorema është një rast i vecante i te teoremës së Stokes, e cila pergjitheson teoremën themelore të analizës matematike. [1]
Referime
Redakto- ^ Stewart, James (2008), "Vector Calculus", Calculus: Early Transcendentals (bot. 6), Thomson Brooks/Cole, ISBN 9780495011668
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)