Teqja e Jonuz Efendisë

monument kulture në Kosovë

Teqja e Jonuz Efendisë është një teqe e tarikatit Melami, monument i trashëgimisë kulturore të Kosovës i cili ndodhet në SuhodollMitrovicës.

Teqja e Jonuz Efendisë
Teqja e Jonuz Efendisë
LlojiArkitekturale
VendndodhjaSuhodolli i Poshtëm, Mitrovicë
Emri zyrtar: Monument
LlojiNën mbrojtje të përkohshme
Përcaktuar4164/2014 01.10.2014
Nr. i referencës475

Historiku

Redakto

Teqeja e Junuz Sabri efendiut, ndodhet në fshatin Suhodoll i Poshtëm, 5 km larg nga Mitrovica. Junus Sabri efendiu (1848-1909), pas kthimit nga shkollimi dhe studimi i Melamet-it në Stamboll, e ndërtoi teqenë, në Suhodoll të Poshtëm. Në këtë teqe, pas emërimit Junus Sabri efendiu shërbeu deri sa ndërroi jetë. Në Teqe, Junus Sabri efendiu hap edhe shkollën (mektebin) për fëmijët e fshatit Suhodoll, fëmijët e Mitrovicës dhe fshatrat fqinjë. Nxënësit, Junus Sabri efendiu i mësonte edhe shqip, për çka edhe u akuzua nga pushteti i kohës, për gjoja prishjen e fesë, duke përdorë në mësime gjuhën shqipe. Pas ndërrimit të jetës të Junus Sabri efendiut, në vitin 1909, nxënësit e tij ia ndërtojnë tyrben përballë teqesë, iniciativë kjo, e nisur nga Haxhi Hafiz Vejsel Mikullovci. Ushtrimin e detyrës murshidi kamilit, deri në ndërrimin e jetës më 1926, e ushtroi halifja e tij, Haxhi Hafiz Vejsel efendi Mikullovci (1872-1926). Pas ndërrimit të jetës, edhe atij, nxënësit e vet, ia ndërtojnë tyrben të bashkangjitur me tyrbe të Junus Sabri efendiut. Teqeja qysh nga fillimi e deri sot, funksionon si objekt për realizimin e ritualeve religjioze dhe të mësimeve të Melamet-it/Melami. Tyrbet e ndërtuara nga muret e gurit kanë nga një hapësirë, me planimetri tetë këndore, të mbuluara me kupola. Që të dy hapësirat, në njërën faqe, janë të bashkuara njëra me tjetrën. Dyert hyrëse për në tyrbe të mbuluara me gjysmë kupola, janë të hapura nga ana veriore. Në çdo njërin këndë të tyrbeve, është e hapur nga një dritare me përfundim gjysmë harkor. Gjatë luftës (1998-1999) teqeja u demolua dhe u tentua të digjet. Rindërtimin e teqesë dhe tyrbeve i bëri Junus Junusi, stërnipi i Junus Sabri efendiut. Për rindërtimin e këtij kompleksi, krahas materialeve të reja, u përdorë material guror ekzistues i tyrbeve të demoluara dhe të dëmtuara.[1]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Teqja e Jonuz Efendisë (Mitrovicë) - Databaza e Trashegimise Kulturore te Kosoves Arkivuar 21 janar 2016 tek Wayback Machine 5.07.2016