Terma - banjo romake në Çifllak

monument kulture në Kosovë

Terma - banjo romake në Çifllak është një monument i trashëgimisë kulturore në Çifllak, Rahovec, Kosovë.[1] [2] [3] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Terma - banjo romake në Çifllak
LlojiArkeologjike
VendndodhjaÇifllak, Rahovec, Kosovë
NdërtuarRomake
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3429

Historiku

Redakto

Lokaliteti arkeologjik i Çifllakut i njohur si Terma - banja romake në Çifllak ndodhet në anën e majtë të lumit Drini i Bardhë, jo shumë larg bregut të lumit. Studimet arkeologjike të kryera në zonën arkeologjike të fshatit Çifllak gjetën të dhëna për ekzistencën e një vendbanimi i cili i takonte fillimit të mijëvjeçarit të parë. Hulumtimet e mëtutjeshme rezultuan me zbulimin e mbetjeve të një kompleksi banjosh (termash) romake, me dimensione të gjera, mes të cilave është dokumentuar edhe ku një pishinë. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë lokacion tregon prodhimin lokal të enëve prej balte si dhe asosh të importuara të njohura si terra sigillata. Përveç mjeteve metalike, monedha, kavanoza qelqi dhe struktura arkitektonike, edhe objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm janë zbuluar në këtë vend.

Kur shikohet nga aspekti kronologjik, banjat romake, të njohura në literaturën e asaj kohe edhe me fjalën terma, datojnë midis shekujve II dhe IV të erës sonë. Sidoqoftë, arkeologët që kanë gërmuar dhe hulumtuar këtë lokacion, kanë përcaktuar dy faza, atë të ndërtimit si dhe të rindërtimit të mëvonshëm të tij.[1] [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1729. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ a b Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 74. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!)
  3. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto