The Shining
The Shining (në shqip: Rrezatimi) është një film horror i vitit 1980 i xhiruar nga Stanley Kubrick, i cili bazohet në novelën me të njëjtin emër të shkruar nga autori Stephen King. Shpesh herë i clësuar si një nga filmat më madhështor dhe më të frikshëm të kinomatografisë, ky film përfshin disa prej aktorëve më të mëdhenj të kohës, siç janë: Jack Nicholson (luan Jack Torrence, një shkrimtar dhe mësues), Shelley Duvall (luan Wendy, e shoqja e Jack-ut), si dhe djali i tyre Danny, i luajtur nga ish-aktori Danny Lloyd.
The Shining | |
---|---|
Regjia nga | Stanley Kubrick |
Shkruar nga | Romani: Stephen King Skripti: Stanley Kubrick Diane Johnson |
Prodhuesi | Stanley Kubrick Jan Harlan Martin Richards |
Luajnë | Jack Nicholson Shelley Duvall Danny Lloyd Scatman Crothers |
Kinematografia | John Alcott |
Montazhi | Ray Lovejoy |
Muzika | Wendy Carlos Rachel Elkind |
Shpërndarë nga | Warner Bros. |
Data e publikimit | 23 maj 1980 |
Kohëzgjatja | Prerja origjinale 146 min. Versioni i prerë 142 min. Prerja evropiane 119 min. |
Shteti | Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar |
Gjuha | Anglisht |
Box office | |
---|---|
Fitimi | |
Fitimi | $64,984,856 |
ShBA | |
Internacional | |
Vendi (Të gjithë kohën botërore) | |
Buxheti | |
Buxheti | {{{buxheti}}} |
Marketingu | |
Shitje | |
Shitje (DVD/Video) | |
DVD | |
Video | |
(Feskimi i fundit: ) |
Përmbajtja
RedaktoFilmi hapet me Jack duke dhënë një intervistë për të marrë një punë si mbikqyrës i një hoteli të madh për sezonin e dimrit nga muajt tetor-prill kur hoteli ishte zyrtarisht i mbyllur. I zoti i hotelit paralajmëron Jack se ai do të ndjehej i izoluar dhe i vetmuar pasi askush nuk do ishte rrotull, dhe gjithashtu ai i tregon atij për një ngjarje tronditëse që kishte ngjarë kohë më pare: mbikqyrësi i athershëm, Charles Grady kishte vrarë familjen dhe vetën, por Jack e pranon punën gjithsesi. Ndërkohë, djali i Jack-ut, Danny ka një shok imagjinar të quajtur Tony, dhe përdor një zë të çuditshëm për ta vokalizuar. Ndërsa në shtëpi, Tony paralajmëron Danny-n në lidhje me hotelin.
Muaji i parë kalon pa aksidente, dhe shumica e pjesëve të tjera të filmit ndodhin gjatë dy javëve në vazhdim. Torrance-at kanë një vend të rehatshëm dhe gëzojnë mirësitë e hotelit dhe maleve përreth. Në një kohë kur Jack po punonte në një libër që kishte planifikuar ta mbaronte gjatë kohës në hotel, ai irritohet që e shoqja e nderpreu atë dhe e deklaron atë dhomë si të "pashkelshme". Të marten Denny shkon tek dhoma 237 por dhoma ishte e kyçur me çelës. Të enjëten, ndërsa Wendy e Danny po luanin në borë, Jack fillon të bëhet i fiksuar. Të shtunën, një stuhi rrëzon shtyllat telefonike. Danny shikon dy vajzat, edhe në çast ai i shikon ato të vrara e të lara në gjak. Edhe pse Danny është shumë i frikësuar, Tony e ngushëllon duke i thëne se asgjë nuk ishte e vërtetë, por vetëm përfytyrime.
Pjesa tjetër e filmit merr pjesë në të merkurën e ardhshme. Danny shkon tek dhoma 237 përsëri dhe kësaj here dera është hapur. Në ato çaste Jack ka një mankth që ai vret Danny-n dhe Wendy-n me sëpatë, dhe Danny vjen aty duke u afruar dalë-ngadalë me një të gërvishur në qafë. Menjëherë Wendy akuzon Jack si shkaktar i asaj ndodhie por Jack mohon duke tundur kokën majtas dhe djathtas. Jack në ato momente është shumë furioz nga ai akuzim dhe shkon tek banaku i "Dhomës së Artë" por askush nuk ishte aty pasi ata ishin të vetëm në hotel, por Jack ka një përfytyrim sikur dikush ishte aty e shërben një pije. Ndërsa Jack ishte aty, Wendy afrohet e tmerruar dhe i thotë Jack-ut se në dhomën 237 ndodhej një "grua e çmëndur" e cila kishte sulmuar Danny-n. Jack shkon atje që të hetojë dhe ai vë re se dikush ishte në vaksë dhe për momentin friksohet. Në vaskë gjendej një grua e re dhe tërheqëse, plotësisht lakuriq. Ajo del nga vaska dhe puthet me Jack-un, por në puthje e sipër Jack zbulon se në fakt ajo ishte një plakë-shtrigë me një lëkur të rrudhur. Edhe pse ky episod i ndodh Jack-ut, ai raporton te Wendy se asgjë e pazakontë ishte në dhomën 237. Wendy tani dëshiron të lorgohet për hir të Danny-t por Jack kundërshton dhe largohet për tek "Dhoma e Artë". Kësaj here ai takohet aksidentalisht me ish-mbikqyrësin Grady dhe ai e këshillon Jack që ai të vrasë familjen e tij sikurse ai bëri kohë më parë.
Dick-u, krye-kuzhinieri i hotelit, i cili ishte në Floridë kishte një vizion të frikshëm të një dere ashensori që hapet dhe një lumë gjaku shpëthen tejpërtej, ndaj ai niset drejt Kolorados (ku ishte hoteli).
Wendy armatoset me një shkop bejzbolli dhe shkon të flasë me të shoqin por ai nuk ishte aty. Ajo hedh një sy në punën e Jack-ut dhe shikon se i gjithë libri ishte i mbushur nga përsëritja e së njëjtes fali: "Vetëm punë e jo lojë e bën Jack-un një djalë qullac". Jack tani do që të vrasë Wendy-n dhe Danny-n por Wendy e godet atë me shkopin e bejzbollit duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e mbyllë në dhomën e ushqimeve, por ajo nuk ka se si të larghet nga hoteli sepse Jack ka rrënuar makinën e dëborës dhe radion e komunikimit. Në rrëthana të tilla Wendy merr një thikë të madhe kuzhine dhe mbyllet së bashku me Dany-n në një dhomë.
Jack ka një tjetër takim me Grady-n dhe dera ku ai ishte hapet papritmas. Në të njëjten kohë, Danny shkruan "Redrum" në derë me buzëkuq dhe Wendy e kupton që ishte fjala "murder" mbrapsht (në shqip "vrasje"). Ajo menjëherë tenton që të largohet nga dritarja e banjës por vetëm Danny mund të largohej pasi Wendy-n nuk e zë. Tani Jack ka një sëpatë dhe fillon të copëtojë derën ky Wendy ishte por Wendy e plagos me thikë, dhe pas kësaj një zhurmë makine ndihet - ishte Dick. Jack largohet dhe e vret Dick-un dhe më pas njek Danny-n në labirint. Danny e kupton se po linte gjurmë, ndaj ai i fshin hapat e tij dhe fshihet aty diku afër. Kur Jack shikon se gjurmët e hapave të Danny-t kishin mbaruar, ai shikon pak më tej, por atëhere Danny-t i jepet mundësia që të ndjek hapat e vet në mënyrë që të dalë nga labirinti. Edhe pse Jack-u sërisht i shkon pas duke e ndjekur, ai nuk ishte në gjendje fizike të vraponte, kështu që ai s'e kap dot Danny-n i cili mbërrin jashtë rrethimit të labirintit, ndërkohë Jack ishte akoma brënda. Në këto momente edhe Wendy del jashtë hotelit dhe takohet me Danny-n. Ata së bashku marrin makinën e Dick-ut dhe shpejt e shpejt largohen. Juck-u e kupton se ishte e pamundur për të që ti arrinte Wendin e Danny-n, prandaj ai bie në tokë dhe në mëngjes tregohet i ngrirë.
Aktrojnë
Redakto- Jack Nicholson si Jack Torrence
- Shelley Duvall si Winifred (shkurt "Wendy") Torrence
- Danny Lloyd si Daniel Torrence - e thërrasin Danny
- Scatman Crothers si Dick Hallorann
- Barry Nelson si Stuart Ullman
- Philip Stone si Delbert Grady
- Joe Turkel si Lloyd - banakieri
- Tony Burton si Larry Durkin
- Barry Dennen si Bill Watson
- Lisa dhe Louise Burns si vajzat binjake