Tiruevuli
13°8′35″N 79°54′25″E / 13.14306°N 79.90694°E Tiruevvuli (i quajtur edhe Thiruevvul, Tirvallur ose Tempulli Veerarghavaswamy) është një tempull hindu kushtuar adhurimit të hyjnisë Vishnu, i vendosur në Thiruvallur, një qytet dhe qendër e distriktit të Tiruvallurit në shtetin jugor indian Tamil Nadu. I ndërtuar në Stilin Arkitekturor Dravidian, tempulli është lartësuar te Divya Prabandha, kanoni i hershëm mesjetar tamil i shenjtëve alvarë nga shekujt e VI-IX. Për rrjedhojë tempulli konsiderohet si një prej 108 Divya Desamëve kushtuar Vishnut. Vishnu në këtë tempull adhurohet si Veeraraghava Perumali (i quajtur edhe Sri Veeraraghava Swami ose Vaidhya Veera Raghava Swami) dhe bashkëshortja e tij Lakshmi si Kamalavalli Thayari (e quajtur edhe Kanakavalli Thayaar ose Vasumathi).[1] Tempulli është mjaft i vjetër dhe mendohet se u nis nga Dinastia Pallava në fundin e shekullit të VIII, me kontribute të mëvonshme nga Mbretëria Thanjavur Nayak. Tempulli ka tre mbishkrime që datojnë nga Periudha Chola. Gjithashtu ai ka një raxhagopuram (kullë portiku) me shtatë kate të vendosur brenda një muri graniti. Kompleksi përmban të gjitha faltoret dhe depozita tempullore gjendet në perëndim të tempullit. Veerraghava Perumali besohet se është shfaqur në këtë vend për tu martuar me bashkëshorten e tij Lakshmi. Tempulli zhvillon gjashtë rituale të përditshme dhe tre festa të përvitshme. Festa e karros dhe ajo e pluskimit, të zhvilluara gjatë muajit tamil të Chittirait (mars–prill), janë festat më të shquara të tempullit. Tempulli mirëmbahet dhe administrohet nga Bordi i Përkrahjes dhe Besimit Hindu në Qeverinë e Tamil Nadusë.
Legjendat
RedaktoHistoria e tempullit shpjegohet nga Markandeya Purana. Një i ditur i quajtur Salihotra në këtë vend kishte vendqendrimin e tij eremit. Ai e kishte zakon të bluante oriz për të jetuar dhe gjysmën e miellit ia ofronte kërkuesve ndërsa pjesën tjetër e përdorte për konsum vetjak. Ai ishte një besimtari i flaktë i Vishnut. Për të vënë në provë përkushtimin e tij, Vishnu iu shfaq atij një ditë si një mysafir. Ai i kërkoi Salihotras ti jepte atij ushqim, gjë që i dituri e bëri. Mysafiri ndjente uri dhe i kërkoi të diturit ti jepte më shumë ushqim. I dituri i ofroi gjysmën tjetër të pjesës së mjellit që ai e përdorte për vete. Mysafiri i kërkoi një vend për të qendruar dhe i dituri i ofroi menjëherë strehën e tij oshënare. Me të arritur te streha oshënare, mysafiri shfaqi formën e tij të vërtetë dhe e bekoi të diturin. Sipas një tjetër legjende, Vishnu u shfaq në këtë vend për tu martuar me Lakshmin, që kishte lindur si vajza e Dilipas, mbretit të Dharmasenapuras. Ai u shfaq në këtë vend dhe u martua me të.[2] Vendi quhet edhe Thiruevvul dhe Veshranniem.[3] Sipas një tjetër legjende, në këtë vend, Shiva u çlirua nga Brahmahathi Dosha e tij pasi adhuroi Vishnun.
Historia
RedaktoTempulli mendohet se është ndërtuar fillimisht nga Dinastia Pallava gjatë shekullit të VIII. Ai ka mbishkrime që datojnë nga gjysma e dytë e shekullit të IX nga Dinastia Pallava. Sipas folklorit vendor tempulli është rreth 5000 vjeçar. Sipas historianit K.V. Soundararajan, tempujt Rangantha në Indinë e Jugut u ndërtuan gjatë shekujve të IX dhe të X, kanë një vendosje sistematike të hyjnive dytësore siç shihen në këtë tempull bashkë me Tempullin Appakkudathaan Perumal në Koviladi, Tempullin Sowmya Narayana Perumal në Thirukoshtiyur, Tempullin Rajagopalaswamy në Mannargudi dhe Tempullin Rangantha në Srirangapatna.[4] Shumica e studiuesve besojnë se strukturat kryesore të tempullit u ndërtuan gjatë vitit 1409. Në murin lindor të tempullit ndodhet një mbishkrim nga viti 1542 që tregon dhurime për tempullin nga një person privat.[5]
Arkitektura
RedaktoTempulli ndodhet nën administrimin e Ahobila Muttit. Ai ka një Raxhagopuram (kulla mbi portikun kryesor) me pesë kate. Në kompleks ndodhen gjithashtu faltore të veçanta për Kanakavallin, Ganeshën, alvarët dhe Gajalakshmi Thayaarin. Këtu, perëndia u martua me Vasumathin, vajzën e një mbreti Dharmasena. Në kompleks gjenden gjithashtu edhe faltoret e Ganeshës, Gopalanit, Nammazhwarit, Chakrattazhwarit, Andalit, Vedanta Desikas, Ramanuja charyarit dhe Lakshmi Narasimharit. Hyjnia kryesuese, Veeraraghava swamy është në një pozicion të shtrirë (të quajtur Bhujanga sayanm) i drejtuar nga lindja. Dora e tij e djathtë bekon të urtin Salihotra ndërsa dora e majtë në gjestin gnana mudra predikon për Brahmën. Vimana (kullë mbi shenjtërore) quhet Vijayakoti Vimana pasi është një simbol i fitores kundër asurave Madhukaidapa, që u vranë nga Vishnu. Thayari quhet Kanakavalli (i njohur edhe me emrin Vasumati) dhe faltorja e saj gjendet paralel me shenjtëroren. Në rrethimin e parë të kompleksit të vendosura përreth shenjtërores gjenden faltore për azhwarët, Ranganathan dhe Hanumanit. Depozita e shenjtë quhet Hrutatapanasini Pushkarani. Perëndia kryesuese, Veeraraghava Perumali, besohet se kuron sëmundjet e adhuruesve të tij dhe kështu është quajtur "Vaithiya Veeraraghavan". Në rrethimin e këtij tempulli gjendet një faltore e vogël për Shivën.[6]
Aspektet fetare
RedaktoRëndësia fetare
RedaktoVishnu si Veera Raghavari është hyjnia kryesuese e Tempullit Veera Raghavar. Ai quhet edhe Vaidya Veera Raghavar, sipak këndvështrimit të aftësive të tij kuruese. Në këtë tempull njerëzit bien fleta të vogla metalike me një organ të veçantë njerëzor të vizatuar në to si një kërkesë për të kuruar sëmundjet ose problemet me ato organe. Besohet se ato oferta nga sëmundjet e pashërueshme kurohen nëse ata adhurojnë hyjninë kryesuese. Besimtarët shkojnë aty për tu martuar, për të bërë fëmijë dhe për tu lehtësuar nga vuajtjet. Uji në depozitën tempullore konsiderohet më i shenjtë se ai i Gangas (Lumi i Gangut i hyjnizuar). Një zhytje në depozitë besohet se i lehtëson besimtarët nga fajet e kryera si me mendim ashtu dhe me veprime. Abishekami, pastrimi i shenjtë i hyjnisë kryesuese bëhet vetëm me vajë nga druri i sandalit. Tempulli konsiderohet tempulli vaishnavit i barasvlershëm me aftësitë shëruese të hyjnisë kryesuese të atij të Vaitheeswaranit, hyjnia kryesuese e Vaitheeswaran Koilit shaivit.[7] Mijëra besimtarë bëjnë zhytje në ujin e shenjtë të depozitës gjatë ditëve të hënës së re si dhe hedhin melasë në të.[8] Tempulli është lartësuar te Nalayira Divya Prabandha, kanoni vaishnavit i shekujve të VII-IX, nga Thirumangai Alvari dhe Thirumalisai Alvari.[2] Azhwari ka kënduar lavde, duke e imagjinuar veten e tij si një zonjë dhe Veeraraghavan si të dashurin e saj. Tempulli është klasifikuar si Divyadesam, një nga 108 tempujt e Vishnut që janë përmendur në vepër.[9] Për format e ndryshme të Bhaktavatsalas në këtë tempull kanë shkruar këngë edhe shumë acharya.[2]
Praktikat e adhurimit dhe festat
RedaktoDitët e Hënës së Re konsiderohen shumë të mbara për këtë Kshetram. Gjatë të premteve Thayaari do të meret në një mandapa të veçantë për rituale puxha. Në këtë tempull zhvillohen dy festa vjetore. Festa e Chitras është gjithashtu një festë e rëndësishme e tempullit. Puliyodharai (orizi me marinë), Dhadhyannami (gjizë me oriz), Pongali, Chakkarai Pongali, Vada, Adhirasami dhe Murukku i ofrohen hyjnisë si Prasadam. Tempulli ndjek traditat e sektit Thenkalai të Vaishnavizmit dhe vaikanasa aagaman. Priftërinjtë e tempullit kryejnë rituale puxha gjatë festave dhe mbi një bazë ditore. Si në tempujt e tjerë të Vishnut në Tamil Nadu, priftërinjtë i përksin nënkastës brahmine të Bashkësisë Vaishnavaite. Ritualet e tempullit kryhen katër herë në ditë: Kalasanthi në orën 8:00 të mëngjesit, Uchikalami në orën 12:00 të mesditës, Sayarakshai në orën 6:00 pasdite dhe Ardha Jamami në orën 8:30 të mbrëmjes. Çdo ritual ka tre faza: alangarami (dekorimi), neivethanami (ofrimi i ushqimit) dhe deepa aradanai (tundja e fenerëve) si për Bhaktavatsala Perumalin ashtu dhe për Kannamangai Thayarin. Gjatë fazës së fundit të adhurimit luhet muzik me nagaswaram (instrument frymor) dhe tavil (instrument me perkursion), ndërsa priftërinjtë recitojnë udhëzime fetare nga Vedat (tekste të shenjta) dhe Nalayira Divya Prabandami dhe adhuruesit përkulen përpara imazheve hyjnore. Në tempull zhvillohen edhe rituale javore, dy-javore si dhe mujore.[9] Gjatë muajit tamil të Chittirait, zhvillohet Brahmotsavami, një festë 10-ditore, ndërsa hyjnia festive meret në procesion përreth tempullit i hipur mbi kalërime të ndryshme në çdo ditë, ku gjatë ditës së fundit zhvillohet festa e pluskimit. Festat e tjera të lidhura me tempujt e Vishnut si Krishna Jayanthi, e zhvilluar të shtunave të muajit tamil të Puratassit, zhvillohen në tempull gjatë ditëve përkatëse Navratri, Vaikunta Ekadasi dhe Vijayadasami.[2]
Shiko edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Raman, K.V.; Padmaja, T. (1995). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact: Proceedings of the 8th International Rāmāyaạ Conference. fq. 86. ISBN 9789068317015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). fq. 452–3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ayyar, P. V. Jagadisa (1982) [1942]. South Indian Shrines: Illustrated. Asian Educational Services. fq. 539. ISBN 9788120601512.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ K. V., Soundara Rajan (1967). "The Typology of the Anantaśayī Icon". Artibus Asiae. 29 (1): 80. Marrë më 16 qershor 2016.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sewell, Robert (1882). Lists of the Antiquarian Remains in the Presidency of Madras, Volume 1. fq. 174.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Knapp, Stephen (2000). Spiritual India Handbook. fq. 300. ISBN 9788184950243.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barnes, Linda L.; Talamantez, M., red. (2006). Teaching Religion and Healing. fq. 82. ISBN 9780190291983.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Francis, W. (2002). Gazetteer of South India, Volumes 1-2. fq. 561.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Sri Veeraraghava Perumal Temple". Dinamalar. 2011. Marrë më 18 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- Ayyar, P. V. Jagadisa (1982) [1942]. South Indian Shrines: Illustrated. Asian Educational Services. ISBN 9788120601512.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Barnes, Linda L.; Talamantez, M., red. (2006). Teaching Religion and Healing. Oxford University Press. ISBN 9780190291983.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Knapp, Stephen (2000). Spiritual India Handbook. Jaico Publishing House. ISBN 9788184950243.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Raman, K.V.; Padmaja, T. (1995). Indian Epic Values: Rāmāyaṇa and Its Impact: Proceedings of the 8th International Rāmāyaạ Conference. Peeters Publishers. ISBN 9789068317015.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sewell, Robert (1882). Lists of the Antiquarian Remains in the Presidency of Madras, Volume 1. E. Keys, at the Government Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vijayalakshmy, Dr. R. (2001). An introduction to religion and Philosophy - Tévarám and Tivviyappirapantam (bot. 1st). Chennai: International Institute of Tamil Studies.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Francis, W. (2002). Gazetteer of South India, Volumes 1-2. Mittal Publications.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)