Toplluha është një lumë që shtrihet në Rrafshin e Dukagjinit, në Kosovë, si degë e majtë e lumit Drini i Bardhë e që rrjedh në pjesën juglindore të Rrafshit të Dukagjinit. Pellgu përgjithshëm i lumit Toplluha ka një sipërfaqe prej rreth 504 km2 dhe për nga madhësia është pellgu i dytë më i madh i lumit Drini i Bardhë, pas pellgut të Erenikut. Lumi Toplluha në afërsi të fshatit Piranë derdhet në lumin Drini i Bardhë. Degët më të rëndësishme të këtij lumi janë: Lumi i Leshanit, Korishës, Opterushës, Semetishtit, Drakaçinës, etj. [1] [2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto

42°17′44″N 20°42′06″E / 42.295594°N 20.701707°E / 42.295594; 20.701707

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1670. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Labus, D. (1979). Bilanci ujor i pellgut Drini i Bardhë. Kërkime gjeografike. Prishtinë. fq. 110.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)