Wi-Fi Alliance përcakton 'Wi-Fi' si çdo produkt i rrejtit lokal pa valë "wireless local area network" (WLAN) që bazohet mbi standardin e Institutit të Inxhinierëve Elektrikë dhe Elektronikë (IEEE) standardet 802.11[1]. Wi-Fi rrjedh nga fjalët wireless fidelity. Është një markë e liçensuar nga Wi-Fi Alliance. Wi-Fi u zhvillua për t’u përdorur nga pajisje kompjuterike të lëvizshme si laptop-t, në LAN-e, por tani përdorimi është rritur për shumë shërbime , përfshi internetin dhe aksesin e telefonik VoIP, lojrat në rrjet, dhe lidhje të thjeshta të pajisjeve elektronike shtëpiake si: televizorët dhe lexues DVD ose aparate fotografike dixhitale. Standarde të tjera janë zhvilluar[2] që lejojnë Wi-Fi të arrijë shpejtesi më të larta, të përdoret nga makinat në autostrada në mbështetje të një Sistemi Inteligjent transporti (Intelligent Transportation System) për të sigurinë, për të mbledhur statistika, dhe për të nisur tregtinë e lëvizshme (IEEE 802.11p). Wi-Fi dhe Wi-Fi CERTIFIED janë marka të regjistruara të Wi-Fi Alliance – organizata tregtare që teston dhe certifikon pajisjet që i pajtohen standardeve 802.11x.

Përdorimet

Redakto

Një person i pajisur me një skedë rrjeti Wi-Fi si p.sh. një kompjuter, celular ose Personal Digital Assistant (PDA) mund të lidhet në Internet kur është në afërsi të një Access Point. Zona e mbuluar nga një ose më shumë Access Point-e quhet një hotspot. Hotspotet mund të mbulojnë zona nga një dhomë e vetme deri në disa kilometra katrorë me mbulim të njëri-tjetrit me hotspote. Wi-Fi mund të përdoret gjithashtu për të krijuar një rrjet mesh. Të dy arkitekturat përdoren në rrjete të komunitetit, rrjete pa fije bashkiake si Wireless Philadelphia, dhe rrjete në shkallë metroje si M-Taipei.

Wi-Fi gjithashtu lejon lidhje në mënyrën palë-më-palë (peer-to-peer), e cila lejon pajisjet të lidhen direkt me njëra tjetrën. Kjo mënyrë lidhjeje është e dobishme në pajisjet elektronike shtëpiake dhe aplikimet e lojrave.

Kur teknologjia u bë komerciale për herë të parë, kishte shumë probleme, sepse konsumatorët nuk mund të ishin të sigurtë që produktet nga kompani prodhuese të ndryshme të punonin së bashku. Wi-Fi Alliance filloi si një komunitet për të zgjidhur këtë çështje dhe ndërkohë të fokusonte edhe nevojat e përdoruesve fundorë dhe të lejonte teknologjinë të maturohej. Alliance krijoi shenjën Wi-Fi CERTIFIED për t’u treguar konsumatorëve që produktet janë të ndërvrepueshme me produkte të tjera që kanë të njëjtën shenjë.

Wi-Fi në lojra

Redakto

Disa pajisje lojrash dhe pajisje portable lojrash përdorin Wi-Fi-në për të rritur eksperiencën e lojës:

  • Pajisja portable Nintendo DS është kompatibël me Wi-Fi, megjithëse nuk ka suport për kriptimin WPA, vetëm për kriptimin më të dobët WEP
  • SONY PSP përmban WLAN për t’u lidhur me hotspote Wi-Fi ose për të bërë lidhje pa fije.
  • Xbox 360 përmban një aksesor Wi-Fi: një kartë rrjeti pa fije
  • PlayStation 3, modeli Premium, përmban Wi-Fi të inkorporuar
  • Nintendo Game cube ka Wi-Fi të disponueshme

Të Dhëna Teknike

Redakto

Wi-Fi: Si punon?

Redakto

Një instalim tipik Wi-Fi përmban një ose më shumë Access Point (Pika Aksesi, AP) dhe një ose më shumë klientë. Një Access Point shpërndan në broadcast SSID-në (Service Set Identifier, Emri i Rrjetit) e tij me anë të paketave që quhen ‘sinjalizues’ (beacons), të cilat zakonisht shpërndahen çdo 100 ms. ‘Sinjalizuesit’ transmetohen me 1 Mb/s, dhe janë me një gjatësi të shkurtër, kështu që nuk kanë ndonjë ndikim domethënës. Meqenëse 1 Mb/s është shpejtësia më e ulët e Wi-Fi, ajo siguron që klienti që merr ‘sinjalizuesin’ mund të komunikojë me të paktën 1 Mb/s. Duke u bazuar në parametrat e Wi-Fi (p.sh. SSID), klienti vendos të lidhet apo jo me një Access Point. Në qoftë se dy Access Point-e me të njëjtën SSID janë në zonën e klientit, karta e rrjetit e klientit, mund të përdorë fuqinë e sinjalit si kriter për të vendosur se me cilin prej dy Access Point-eve do të krijojë lidhje. Standarti Wi-Fi i lë totalisht të hapur kriteret e lidhjes apo roaming. Kjo është një fuqi e Wi-Fi-së, por gjithashtu do të thotë që një kartë e rrjetit pa fije mund të punojë dukshëm më mirë se një tjetër. Meqë Wi-Fi transmeton në ajër, ai ka të njëjtat veçori si një rrjet ethernet pa switch-e. Madje edhe konflikte mund të lindin si pasojë e ngjashmërisë me një rrjet ethernet pa switch. Në dallim nga etherneti me fije, dhe si shumë radio me paketa, Wi-Fi nuk mund të gjejë konfliktet dhe nga ana tjetër përdor një shkëmbim paketash (RTS/CTS i përdorur për Shmangien e Gabimeve “Collision Avoidance” CA) për të shmangur konfliktet.

Kanalet

Redakto

Përveç 802.11a, i cili operon në 5 GHz, Wi-Fi përdor frekuencat rreth 2.4 GHz, i cili është i standardizuar dhe i paliçensuar me marrëveshje ndërkombëtare, megjithëse përcaktimet e sakta e frekuencave ndryshojnë lehtësisht në pjesë të ndryshme të botës, dhe gjithashtu fuqia maksimale e lejuar. Megjithatë, numrat e kanaleve janë standardizuara në gjithë botën, kështu që frekuencat e autorizuara mund të identifikohen me anë të numrit të kanalit. Frekuencat për standardet 802.11 b dhe g janë nga 2.400 GHz deri në 2.487 GHz. Secili kanal është 22 MHz i gjerë dhe me një brez 5 MHz nga një kanal në tjetrin. Numri maksimal i kanaleve të disponueshëm për pajisjet më Wi-Fi aktive janë: 13 për Evropën, 11 për Amerikën Veriore dhe 14 për Japoninë. Në Amerikën e Veriut, rekomandohet që vetëm kanalet 1, 6 dhe 11 të përdoren për standardet 802.11b/g për të minimizuar interferencën nga kanale të afërta.

Avantazhet e Wi-Fi

Redakto
  • Lejon LAN-et të ndërtohen pa shtrim kabllosh, duke ulur ndjeshëm kostot e ndërtimit dhe zgjerimit të rrjetit. Hapësirat ku nuk mund të shtrohen kabllo, si zona në mjedis të jashtëm apo ndërtesa historike, mund të mbajnë një LAN pa fije.
  • Çmimi i silicit nga pajisjet Wi-Fi vazhdon të ulet, duke e bërë Wi-Fi-në një opsion rrjeti tepër ekonomik dhe duke çuar përfshirjen e Wi-Fi në një numër më të gjerë pajisjesh.
  • Produktet Wi-Fi janë shumë të gjendura në treg. Marka të ndryshme Access Point-esh dhe ndërfaqës rrjeti për klientin janë të ndëroperueshme në një nivel të thjeshtë shërbimi. Produktet e projektuara si Wi-Fi CERTIFIED nga Wi-Fi Alliance janë të ndëroperueshme dhe përfshijnë sigurinë WPA2.
  • Rrjetet Wi-Fi suportojnë roaming-un, në të cilin një stacion klient i lëvizshëm si p.sh. një laptop mund të lëvizë nga një Access Point në një tjetër gjatë lëvizjes së përdoruesit rreth një ndërtese apo zone.
  • Wi-Fi është një bashkësi globale standardesh. Në ndryshim nga kompanitë celulare, i njëjti klient Wi-Fi punon në vende të ndryshme rreth botës.
  • Wi-Fi është gjerësish i disponueshëm në më shumë se 250.000 hotspot-e publike dhe miliona shtëpi, korporata apo mjedise universitare në të gjithë botën.
  • Deri në vitin 2006, kriptimet WPA dhe WPA2 janë tepër të vështirë për t’u crackuar në qoftë se përdoren fjalëkalime të vështira.
  • Protokolle të reja të cilësisë së shërbimit (Quality of Service) WMM dhe mekanizma të kursimit të energjisë (WMM Power Save) e bëjnë Wi-Fi akoma më shumë të përshtatshme për aplikime të ndjeshme nga vonesat (si zëri dhe video) dhe për pajisje me forma nga më të ndryshmet.

Disavantazhet e Wi-Fi

Redakto
  • Wi-Fi mund të ndërpritet nga pajisje të tjera, veçanërisht telefonat pa tel dhe sobat me mikrovalë që operojnë në 2.4 GHz.
  • Përcaktimet e brezave dhe kufizimet e operimit nuk janë të njëjta në botë; pjesa më e madhe e Evropës lejon dy kanale shtesë pas atyre të lejuar në Shtetet e Bashkuara(1 deri 13 kundrejt 1-11); Japonia ka një tjetër kanal shtesë (1-14) dhe disa vende, si p.sh. Spanja, e ndalojnë përdorimin e kanaleve me numër të ulët. Veç kësaj, në disa vende si Italia, kërkohej një ‘autorizim i përgjithshëm’ për çdo Wi-Fi të përdorur jashtë ambientit të një operatori (Access Point), ose kërkohej diçka e ngjashme me një regjistrim operatori. Për Evropën ka një raport vjetor për kufizimet shtesë të secilit vend në faqen http://www.ero.dk Arkivuar 7 gusht 2019 tek Wayback Machine.
  • EIRP në Bashkimin Evropian kufizohet deri në 20 dBm.
  • Konsumi i energjisë është tepër i lartë krahasuar me standarde të tjera, duke krijuar një shqetësim për kohëzgjatjen e baterisë dhe nxehtësinë.
  • Standardi më i përgjithshëm i enkriptimit në rrjetat pa fije, Wired Equivalent Privacy ose WEP, është treguar të jetë i thyeshëm edhe kur është konfiguruar saktë.
  • Access Point-et Wi-Fi punojnë në përgjithësi në një open mode (pa kriptim informacioni) në versionin bazë nga fabrika. Përdoruesit e thjeshtë përfitojnë nga një pajisje pa nevojë konfigurimi por që nuk kanë ndërmend të lejojnë akses të lirë të LAN-it të tyre. WPA (Wi-Fi Protected Access) që filloi të tregtohej në 2003, synon të zgjidhë këto probleme dhe tani është gjerësisht i disponueshëm, por numri i aplikimeve të tij është i ulët.
  • Tepër Access Point-e 2.4 GHz me standarde 802.11b dhe 802.11g punojnë njëkohësisht në të njëjtin kanal, duke dhënë shkas për mbipopullimin e disa kanaleve.
  • Rrjetat Wi-Fi kanë rreze të kufizuar. Një router tipik shtëpiak Wi-Fi që përdor 802.11b ose 802.11g me një antenë shtesë ka një rreze sinjali rreth 45 m në mjedise të brendshme dhe 90 m për hapësira të jashtme. Rrezja e sinjalit gjithashtu ndryshon me frekuencën pasi Wi-Fi nuk përjashtohet nga ligjet e fizikës për përhapjen e valës. Wi-Fi në bllokun e frekuencave 2.4 GHz ka më shumë rreze mbulimi se Wi-Fi në bllokun e frekuencave 5 GHz dhe më pak rreze mbulimi se Wi-Fi (dhe para Wi-Fi) ne bllokun e frekuencave 900 MHz. Rrezja e mbulimit për ambientet e jashtme mund të jetë disa kilometra me anë të antenave të përmirësuara ose akoma më larg me vijë vështrimi (LOS – Line-of-sight).
  • Ndotja Wi-Fi, duke nënkuptuar interferencën e një Access Point të mbyllur apo të kriptuar me Access Point-e të tjerë të hapur në zonën përreth, sidomos në kanalin e njëjtë apo të afërt, mund të mos lejojë akses dhe të interferojë me përdorimin e Access Point-eve të tjerë të hapur nga persona të tretë e shkaktuar nga mbulimi i kanaleve nga njëri-tjetri në brezin 802.11b/g dhe të ulë SNR (signal-to-noise radio) midis Access Point-eve. Ky është një problem gjerësisht i përhapur në zona me densitet të lartë si p.sh. komplekse të mëdhenj apartamentesh ose ndërtesa zyrash me shumë Access Point-e Wi-Fi.
  • Është gjithashtu një problem kur komunat apo bashkitë ose entitete të mëdhenj si p.sh. një universitet kanë për qëllim të mundësojnë zona të gjera me mbulim. Kushdo konsiderohet i barabartë kur përdor këto gjerësi brezi ( përveç operatorëve radio amatorialë të cilët janë personat e parë të pajisur me liçensë); kjo shpesh shkakton zënka kur një përdorues kërkon të ketë zotësi në këtë gjerësi brezi të paliçensuar. Kjo liri veprimi (pra mos nevojitja me liçensa) është gjithashtu e rëndësishme për suksesin dhe përhapjen e gjerë të Wi-Fi.
  • Probleme interoperabiliteti midis markave apo devijime nga standardi mund të shkëpusin lidhjet ose mund të ulin shpejtësinë e transmetimit në pajisjet e përdoruesve të tjerë. Wi-Fi Alliance programon pajisje testimi për interoperabilitetin dhe projekton pajisje të cilat i kalojnë testimet dhe pajisen me logon Wi-Fi CERTIFIED.
  • Rrjetet Wi-Fi mund të vëzhgohen dhe të përdoren për të lexuar dhe shkruar të dhëna (përfshi të dhëna personale) të transmetuara nëpër rrjet kur nuk përdoret kriptim si në rastin e VPN.

Shembuj Pajisjesh Standarde Wi-Fi

Redakto

Wireless Access Point (WAP)

Redakto

Një Wireless Access Point (AP) lidh një grup stacionesh pa fije në një rrjet të afërt me fije lokal LAN. Një Access Point është i ngjashëm me një hub ethernet, por në vend që të suportojë vetëm të dhëna për stacione të tjera LAN, një Access Point mund të suportojë të dhëna në ajër si për të gjitha pajisjet e tjera pa fije ashtu edhe për pajisjet e lidhura në rrjet me anë të fijeve në LAN, ku në shumë raste është një hub ethernet ose switch, duke lejuar pajisjet pa fije të komunikojnë me çdo pajisje tjetër në LAN.

Routerat Pa Fije (Wireless Routers)

Redakto

Një router pa fije integron një Access Point pa fije me një router IP dhe një switch ethernet. Switch-i i integruar lidh Access Point-in e integruar dhe routerin ethernet të integruar së bashku, dhe lejon për pajisjet e jashtme me fije të LAN-it të lidhen edhe me një pajisje WAN si p.sh. një modem kabllor apo një modem DSL. Një router pa fije, në mënyrë të leverdishme, lejon që të tre pajisjet (kryesisht Access Point-in dhe routerin) të konfigurohen nëpërmjet një vegle konfigurimi qendror, zakonisht nëpërmjet një serveri ueb të integruar.

Ura Ethernet pa Fije (Wireless Ethernet Bridge)

Redakto

Një urë ethernet pa fije lidh një rrjet me fije me një rrjet pa fije. Kjo ndryshon nga një Access Point pasi një Access Point lidh pajisjet pa fije në një rrjet me fije në nivelin e shtresës së Data-Link-ut. Dy ura pa fije mund të përdoren për të lidhur dy rrjete me fije me anë të një link-u pa fije, tepër e dobishme në situata ku një lidhje me fije mund të jetë e padisponueshme, si p.sh. midis dy shtëpive të ndara nga njëra-tjetra.

Zgjeruesi i Rrezes së Mbulimit (Range Extender)

Redakto

Një zgjerues i rrezes së mbulimit (ose një përsëritës pa fije) mund të rrisë rrezen mbuluese të një rrjeti pa fije ekzistues duke u vendosur në vende kyçe ku një sinjal ajror është i fortë mjaftueshëm dhe vendeve pranë që kanë një sinjal të dobët apo nuk kanë sinjal fare. Një vend për t’u marrë si shembull mund të jetë cepi i një korridori në formë L-je ku Access Point-i është në njërin skaj dhe një sinjal i fortë dëshirohet në skajin tjetër. Një shembull tjetër mund të ishte vendosja e një përsëritësi 75% të rrugës midis Access Point-it dhe kufirit të sinjalit të përdorshëm. Kjo do të rriste në mënyrë efektive mbulimin me 75%.

Wi-Fi dhe Suporti nga Sistemet e Operimit

Redakto

Ka dy anë të sportit të Wi-Fi nga një sistem operimi. Suporti në nivel driverash dhe suporti i konfigurimit dhe menazhimit.

Suporti i driverave zakonisht sigurohet nga prodhuesi i pajisjes ose, në rastin e Linux-it apo FreeBSD, shpesh nëpërmjet projekteve me kod burim të hapur (Open Source).

Suporti për konfigurim dhe menazhim konsiston në programe për të numëruar, bashkuar dhe për të kontrolluar gjendjen e rrjetave Wi-Fi të disponueshme. Gjithashtu përfshihet suporti për teknika të ndryshme kriptim. Këto sisteme shpesh mundësohen sistemi i operimit të mbështetura nga një model standart driveri. Në shumicën e rasteve, driverat simulojnë një pajisje rrjeti dhe përdorin veglat e konfigurimit dhe menazhimit qw ndodhen të inkorporuara në sistemin e operimit. Në rastet kur suporti për konfigurimin dhe menazhimin nuk ekziston ose është i papërshtatshëm, prodhuesit e pajisjeve mund të përfshijnë programin e tyre për të manovruar detyrat përkatëse.

Microsoft Windows

Redakto

Microsoft Windows ka një suport të plotë në shtresën e driverave për Wi-Fi, cilësia e të cilit varet nga prodhuesi i pajisjes. Prodhuesit e pajisjeve pothuajse gjithmonë japin driverat për Windows bashkë me produktin e tyre. Windows-i shitet me shumë pak drivera Wi-Fi dhe varet nga OEM (Original Equipment Manufacterer) dhe prodhuesit e pajisjeve për t’u siguruar qw përdoruesit të marrin driverat. Konfigurimi dhe menazhimi varen nga versioni i Windows-it.

  • Versionet e hershme të Windows-it, si Windows 98, Windows ME dhe Windows 2000 nuk kanë suport të inkorporuar të konfigurimit dhe menazhimit dhe duhet të varen nga programet e mundësuara nga prodhuesi.
  • Microsoft Windows XP ka suport të inkorporuar të konfigurimit dhe menazhimit. Versioni origjinal i Windows XP përfshinte suportin bazë i cili u përmirësua në mënyrë të dukshme në Service Pack 2. Suporti për WPA2 dhe disa protokolle të tjera sigurie kërkojnë rinovime programi prej Microsoft-it. Për të zëvendësuar suportin e paqëndrueshëm dhe ndonjëherë të papërshtatshëm të konfigurimit dhe menazhimit të Windows-it, shumë prodhues pajisjesh përfshijnë programin e tyre dhe i kërkojnë përdoruesit të çaktivizojnë suportin e inkorporuar të Windows-it për Wi-Fi.
  • Microsoft Windows Vista pritet të përmirësojë suportin e Wi-Fi ndaj Windows XP. Versionet beta origjinale lidheshin automatikisht në rrjetet e pasigurta pa aprovimin e përdoruesit. Ky është një problem i madh sigurie për zotëruesin e Access Point-eve respektive të pasigurta dhe për zotëruesin e kompjuterit të bazuar në Windows Vista sepse direktoritë e ndara (shared folders) mund të jenë të hapura për aksesit publik. Release Candidate (RC1 ose RC2) nuk vazhdojnë të tregojnë këtë sjellje, duke kërkuar lejen e përdoruesit për t’u lidhur në një rrjet të pasigurt, për aq kohë sa llogaria e përdoruesit është në konfigurimin bazë.

Apple Mac OS X & Mac OS

Redakto

Apple ishte një adoptues i hershëm i Wi-Fi, duke prezantuar linjën e produkteve AirPort të saj, të bazuar në standardin 802.11b në korrik 1999. Apple prodhon sistemin e operimit Mac OS, pajisjet kompjuterike, driverat shoqërues dhe programin e konfigurimit dhe menazhimit duke thjeshtuar integrimin e Wi-Fi. Të gjithë kompjuterat Apple të bazuar në mikroprocesorët Intel ose e kanë ose kane opsionin për të vendosur karta AirPort Extreme. Këto karta janë kompatibël me 802.11g. Shumë prej modeleve të mëparshëm të Apple, Power PC, kishin gjithashtu AirPort Extreme, dhe të gjithë Mac-ët, duke filluat nga iBook-u origjinal, të paktën përfshinin vendet e montimit të kartave AirPort.

  • Mac OS X ka suportin ndaj Wi-Fi, duke përfshirë WPA2, dhe shitet me driverat për kartat AirPort të Apple. Shumë prodhues të dorës së tretë prodhojnë pajisje kompatible së bashku me driverat përkatës të cilët punojnë me programin e konfigurimit dhe të menazhimit të inkorporuar në Mac OS X. Prodhues të tjerë shpërndajnë programin e tyre,
  • Versioni më i vjetër i Apple, Mac OS 9, nuk ka suport të inkorporuar për konfigurimin dhe menazhimin e Wi-Fi dhe as nuk shitet me driverat Wi-Fi, por Apple mundëson drivera dhe programin për konfigurimin dhe menazhimin e kartave AirPort për OS 9 falas, siç bëjnë dhe disa prodhues të tjerë. Versione më të hershëm se Mac OS 9 nuk kanë suport për Wi-Fi.

Sisteme të Ngjashëm me Unix

Redakto

Linux, FreeBSD dhe klone të tjera të ngjashme me Unix kanë suport tepër të vrazhdë për Wi-Fi. Në sajë të natyrës së këtyre sistemeve operative me kod burim të hapur, shumë standarte të ndryshme janë zhvilluar për konfigurimin dhe menazhimin e pajisjeve Wi-Fi. Natyra me kod burim të hapur nxit gjithashtu krijimin e driverave me kod burim të hapur të cilët kanë aktivizuar shumë pajisje Wi-Fi të punojnë në këto sisteme operimi.

  • Linux ka suport jo të plotë për Wi-Fi. Drivera origjinalë për shumë çipe pajisjes Wi-Fi janë të disponueshme si në shitje ashtu edhe falas, megjithëse shumë prodhues nuk prodhojnë një driver për linux, vetëm një për Windows. Si pasojë, shumë çipe të njohur ose nuk kanë fare driver për Linux ose kanë një gjysmë të mbaruar. Për të zgjidhur këtë problem, programi falas NdisWrapper dhe konkurrenti me pagesë i tij DriverLoader, lejojnë driverat për Windows X86 të përdoren në sisteme Linux me bazë X86 por jo në arkitektura të tjera. Përveç mungesës së driverave origjinalë, disa distribucione Linux nuk ofrojnë një ndërfaqe përshtatshme për përdoruesin dhe konfigurimi i Wi-Fi mund të jetë një veprim i vështirë dhe i komplikuar krahasuar me konfigurimin e kartave me fije ethernet.
  • FreeBSD ka suport të ngjashëm për Wi-Fi krahasuar me Linux. Suporti i Wi-Fi nën FreeBSD është më i miri në versionet 6.x, të cilët paraqesin suport të plotë për WPA dhe WPA2, megjithëse në disa raste kjo është në varësi të driverit. FreeBSD disponon drivera për shumë çipe dhe karta pa fije, përfshi ato të prodhuara nga Atheros, Ralink, Cisco, D-link, Netgear, dhe shumë çipe Centrino dhe mundëson suport për karta të tjera nëpërmjet një koleksioni në internet. FreeBSD ka gjithashtu “Project Evil”, i cili siguron mundësinë për të përdorur drivera Windows X86 NDIS në sisteme FreeBSD me arkitekturë X86.
  • NetBSD, OpenBSD dhe DragonFlyBSD kanë suport të ngjashëm me FreeBSD për Wi-Fi. Kodi burim për disa drivera dhe programet mbështetëse për ta zakonisht ndahen midis 4 BSD-ve.

Probleme Sociale

Redakto

Përdorimi nga Persona të Jashtëm me ose pa Qëllim

Redakto

Access Point-i pa fije nuk parashikon mbrojtje teknologjike nga përdorimi i paautorizuar i rrjetit. Shumë përdorues të biznesit dhe rezidentë nuk kanë për qëllim të mbyllin (sigurojnë) Access Point-et e tyre, por duan t’i lënë të hapur për përdorues të tjerë në zonë. Disa njerëz argumentojnë që është shenjë mirësjelljeje lënia me akses të lirë e një Access Point për të tjerët për çdokënd që kërkon pika aksesi për internet duke ecur rrugës.

Masat për të ndaluar përdorues të paautorizuar përfshijnë fshehjen e transmetimit të emrit SSID të Access Point, duke lejuar vetëm kompjutera me adresa MAC të njohura për t’u lidhur në rrjet dhe standarte të ndryshme kriptim. Access Point-et dhe kompjuterat që nuk përdorin kriptim, ose kriptimi i vjetër (para 2003) WEP (Wired Equivalent Privacy) janë të ndikueshëm nga përgjimet e një sulmuesi me program për packet sniffer. Në qoftë se përgjuesi ka aftësinë për të ndryshuar adresën e tij MAC, atëherë ai ka shumë mundësi të lidhet në rrjet duke dhënë një adresë të rreme.

Kriptimi WEP mund të të mbrojë në qoftë se futen hundët rastësisht, por mund të krijojë një kuptim të keq rreth sigurisë meqë mjete të disponueshme falas si AirSnort mund të rikuperojnë shpejt çelësat e kriptimit me WEP. Pasi kontrollon 5 deri 10 milion paketa të kriptuara, AirSnort mund të përcaktojë fjalëkalimin në më pak se një sekondë. Standartet e reja Wi-Fi Protected Access (WPA) dhe IEEE 802.11i nuk e kanë dobësinë serioze të kriptimit WEP.

Eksplorimi për çlodhje i Access Point-eve të njerëzve të tjerë ka filluar të njihet si wardriving dhe lënia e shenjave për të përshkruar shërbime të disponueshme si wrchalking. Këto veprime mund të jenë ilegale në jurisprudenca të caktuara, por legjislacioni egzistues dhe rastet ligjore janë shpesh të paqarta.

Megjithatë, është gjithashtu e zakonshme për njerëzit që të lidhen pa qëllim në rrjetet Wi-Fi të të tjerëve pa një autorizim të qartë. Sisteme Operimi të tillë si Windows XP SP2 dhe Mac OS X lidhen automatikisht në një rrjet pa fije të disponueshëm, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Një përdorues të cilit i ndodh të ndezë një laptop në afërsi të një Access Point, mund të shikojë që kompjuteri i është bashkuar rrjetit pa ndonjë shenjë të dukshme. Për më tepër, një përdorues që synon t’i bashkohet një rrjeti mundet që të lidhet në një rrjet tjetër në vend të rrjetit të kërkuar në qoftë se fuqia e sinjalit të të fundit është më e madhe. Duke u kombinuar me zbulimin automatik të burimeve të tjera të rrjetit, kjo mund t’i drejtojë përdoruesit pa fije të dërgojnë të dhëna me rëndësi në destinacionin e gabuar.

Në Singapor, përdorimi i një rrjeti Wi-Fi i një personi tjetër është ilegale; një 17 vjeçar është arrestuar thjesht pse u fut në lidhjen pa fije të internetit të komshiut dhe akuzohet me 3 vjet burgim dhe një gjobë.

Wi-Fi kundër Radiove Amatore

Redakto

Në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, një pjesë e brezit radio 2.4 GHz Wi-Fi i është caktuar gjithashtu përdoruesve amatorë radio. Në Shtetet e Bashkuara, rregullat e FCC (Federal Communications Commission), Pjesa 15 drejtojnë operatorët pa liçensë (p.sh. shumica e përdoruesve të pajisjeve Wi-Fi). Sipas rregullave të Pjesës 15, përdoruesit pa liçensë, duhet të ‘pranojnë’ interferencën nga përdoruesit me liçensë dhe mos t’u shkaktojnë interferencë të dëmshme përdoruesve me liçensë. Operatorët amatorë radio janë përdorues të liçensuar dhe ruajnë atë që FCC përkufizon si ‘statusi kryesor’ për përdorimin e brezit, nën një bashkësi tjetër rregullash (Pjesa 97). Sipas Pjesës 97, operatorët amatorë të liçensuar mund të ndërtojnë pajisjet e tyre, të përdorin antena me amplifikim shumë të lartë dhe të rrisin fuqinë e daljes deri në 100 Watt në frekuencat e mbuluara nga kanalet 2 deri në 6 nga Wi-Fi. Megjithatë, rregullat e Pjesës 97 urdhërojnë përdorimin vetëm të fuqisë minimale për komunikim, ndalojnë fshehjen e të dhënave dhe kërkojnë identifikimin e stacionit çdo 10 minuta. Si pasojë, qarqe të shtrenjta për kufizimin automatik të fuqisë kërkohen për të përmbushur rregullat, dhe transmetimi i të dhënave të kriptuara është në pikëpyetje.

Në praktikë, amplifikatorët e fuqisë në mikrovalë janë të shtrenjtë dhe ulin ndjeshmërinë e marrjes të radiourave. Nga ana tjetër, gjatësia e vogël e valës në 2.4 GHz, lejon ndërtimin e thjeshtë të antenave me drejtueshmëri me amplifikim të lartë. Megjithëse rregullat e Pjesës 25 ndalojnë çdo modifikim të sistemeve të ndërtuara për t’u shitur, operatorët amatorë radio mund të modifikojnë sisteme në shitje për ndërtimin optimal të lidhjeve të gjata. Duke përdorur lidhje radio vetëm 200 mW dhe antena me drejtueshmëri me amplifikim të lartë, një rreze tepër e ngushtë mund të përdorët për të ndërtuar lidhje të besueshme me interferenca minimale radio për përdoruesit e tjerë.

Historiku

Redakto

Wi-Fi përdor si teknologjinë radio direkt-sequence spread spectrum me bartëse të vetme ashtu edhe teknologjinë radio multi-bartëse OFDM (Orthogonal Frequency Division Multiplexing). Këto rregullime lejuan më pas zhvillimin e Wi-Fi, konkurruesin e një kohe HomeRF dhe Bluetooth.

Gjerësia e brezit të paliçensuar u bë për herë të parë e disponueshme nga Federal Communications Commission në 1985 dhe këto rregulla të FCC u kopjuan më pas me disa ndryshime në vende të tjera duke lejuar përdorimin e kësaj teknologjie në të gjithë vendet kryesore. Akti i FCC u propozua nga Michael Marcus i stafit të FCC në 1980 dhe aktit rregullator të diskutueshëm pasues iu deshën edhe 5 vjet të tjerë. Akti ishte pjesë e një propozimi më të gjerë për të lejuar përdorim civil të teknologjisë në breza frekuencash dhe në atë kohë u kundërshtua nga prodhuesit kryesorë dhe disa operatorë të sistemeve radio.

Paraardhësi i Wi-Fi u shpik në 1991 nga NCR Corporation/AT&T (më vonë Lucent & Agere Systems) në Nieuwegein, Holandë. Ai ishte synuar në fillim për sistemet e marrjes së parave; produktet e para pa fije u sollën në treg nën emrin WaveLAN me shpejtësi nga 1 deri në 2 Mbit/s. Vic Hayes, i cili ishte shpikësi i parë i Wi-Fi dhe i është vënë emri ‘babai i Wi-Fi’, u përfshi në dizenjimin e standardeve si IEEE 802.11b, 802.11a dhe 802.11g.

  1. ^ What is Wi-Fi? – A Word Definition From the Webopedia Computer Dictionary
  2. ^ Standardet 802.11