Universiteti i Dubrovnikut (kroatisht: Sveučilište u Dubrovniku, Latin: Universitas Studiorum Ragusina) është një universitet kroat i cili gjendet në Dubrovnik, Kroaci

Universiteti i Dubrovnikut
University of Dubrovnik
Sveučilište u Dubrovniku
Latin: Universitas Studiorum Ragusina
LlojiPublik
Themelimi1996 - Fakultet Politeknik
2003 - Universitet
RektoriVesna Vrtiprah
Stafi akademik
151[1]
Stafi administrativ
116[1]
Studentë1,975 (2010/11)
Location,
Faqja zyrtarewww.unidu.hr

Historiku

Redakto

Universiteti i Dubrovnikut është themeluar në vitin 2003, në qytetin i cili ka një traditë të gjatë arsimore që daton qysh nga shekullin XVII. Ky universitet, studentëve të tij, u ofronj: risi arsimore, punë në grupe të vogla, pajisje moderne multimediale, ligjërues të shquar, punë në projekte kërkimore-shkencore, mundësia e shkëmbimit të studentëve në kuadër të "Programit të lëvizshmërisë", në bashkëpunim me qytetin e Dubrovnikut të gjithë studentët pajisen me kartelën studentore kulturore. Kjo kartelë u lejon atyre hyrje të lirë në: kinema, teatër, muzeume dhe institucionet e tjera kulturore në Dubrovnik. Aktualisht, Universiteti ka licencën e Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Sporteve të Republikës së Kroacisë për kryerjen e 15 studimeve universitare dhe një studim universitar profesional, dhe 10 studime diplomike dhe pesë studime pasuniversitare të doktoratës. Me indeksin e Universitetit janë pajisur rreth 3000 studentë. Moto e Universitetit të Dubrovnikut është: "Gjithmonë të parët, gjithmonë më mirë!" (Lat: "Semper primus, semper melior!"- Cro:Uvijek prvi, uvijek bolji!), Dhe në përputhje me këto parime, Universiteti ka filluar me zbatimin e parimeve të Deklaratës së Bolonjës. Kështu, Universiteti i Dubrovnikut është institucioni i parë i arsimit të lartë që filloi me një analizë të veprimtarisë mësimore, dhe institucioni i parë i arsimit të lartë në Kroaci që qysh në vitin 1999 lidhur me Menaxhimin e Cilësisë u çertifikua sipas ISO 9002. 

Organizimi

Redakto
 
Universiteti i Dubrovnikut

Universiteti është i ndarë në shtatë departamente si dhe në shtatë njësi organizative.

Departamentet

Redakto

Njësitë organizative

Redakto
  • Instituti për Kërkime Detare dhe Bregdetare.
  • Instituti për Kulturën Mesdhetare.
  • Biblioteka e Shkencave Teknike dhe Bioteknike.
  • Biblioteka e Shkencave Sociale.
  • Biblioteka për Dokumentacion Turistik dhe Informacion.
  • Qendra e Gjuhëve.
  • Qendra për IT mbështetje.

Institucioni gjithashtu ofron këshilla praktike[3] për studentët që kërkojnë strehim[4] duke përfshirë hotele, konviktin e studentëve dhe akomodime private.[5]

Në vitin akademik 2010/11 kishte 1,975 studentë te regjistruar në universitet.[6] Numri i personave të angazhuar në ligjërimin profesional dhe veprimtari shkencore në universitet u rrit në 151.[1]

Profili dhe misioni

Redakto

Universiteti i Dubrovnikut është universiteti më i ri në Kroaci. Ai është themeluar në vitin 2003, mbi themelet e një traditë shumë të gjatë që shkon prapa në shekullin XVII, por edhe në përvojën e dekadave të arsimit të lartë modern. Nga programet e tij, organizimin dhe pajisjet e tij teknike, Universiteti i Dubrovnikut qëndron afër institucioneve moderne arsimore.

Karakteristikat kryesore të Universitetit të Dubrovnikut janë:

  • Sistemi i organizimit i cili nuk i kopjon universitetet ekzistuese në Republikën e Kroacisë dhe financimi i cili i jep integritet të plotë Universitetit;
  • Departamentet për studime dhe kurse profesionale, me organizimin dhe zbatimin e punës shkencore dhe shumë profesionale në një fushë të caktuar;
  • Realizimi i planeve arsimore dhe programeve që janë plotësisht në përputhje me Deklaratën e Bolonjës;
  • Garantimi i transferimit të kredive ECTS dhe e lëvizshmërisë së studentëve dhe ligjëruesve;
  • Nxitja e përfshirjes aktive të studentëve në procesin studimor, organet drejtuese, projektet kërkimore, dhe aktivitetet ekstra-kurrikulare;
  • Monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së aktiviteteve arsimore e shkencore të bazuara në vlerësimin e ndërsjellë të studentëve dhe ligjëruesve;
  • Stimulimi i përmirësimit të nivelit arsimor dhe shkencor të ligjëruesve dhe asistentëve të tyre;
  • Zbatimi dhe përmirësimi i kontrollit të cilësisë së punës dhe të biznesit (HRN EN ISO 9001: 2002);
  • Monitorimi i nevojave të ekonomisë dhe të komunitetit social në përgatitjen e planeve të reja arsimore dhe programeve të cilat janë të bazuara në traditën kulturore të Dubrovnikut, ndërsa, në të njëjtën kohë, duke futur programe të reja moderne të cilat duhet të krijojnë tradita të reja;
  • Hapje ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar me qëllim të tërheqjes së programeve ndërkombëtare dhe studentëve të huaj.

Në vitin akademik 2004/2005 Universiteti i Dubrovnikut kishte dymbëdhjetë programe universitare dhe gjashtë kurse profesionale në fushat e mëposhtme: shkenca dhe navigacion, inxhinieri detare, inxhinieri elektrike dhe teknologjitë e komunikimit, teknologjia e biznesit të aplikuar dhe informacionit, akuakulturë dhe marikulturë, studime ekonomike dhe të biznesit, turizmi dhe komunikimi masiv.

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "O sveučilištu". unidu.hr (në kroatisht). University of Dubrovnik. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2016. Marrë më 2014-08-13.
  2. ^ "Maritime & Yacht Programs". Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2013. Marrë më 27 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 27 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Dubrovnik Apartments". Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2013. Marrë më 27 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ http://www.iuc.hr/accomodation.php
  6. ^ "Broj studenata na javnim sveučilištima" Arkivuar 6 maj 2022 tek Wayback Machine. azvo.hr (in Croatian).

Lidhje të jashtme

Redakto

42°38′33″N 18°06′10″E / 42.64250°N 18.10278°E / 42.64250; 18.10278