Universiteti i Zarës (Universitas Studiorum Jadertina) është universitet, kroat me seli në Zarë.[1]

Universiteti i Zarës
Sveuċilište u Zadru
Universitas Studiorum Jadertina
Viti i themelimit 2002. (pandërprerë)

1396. (me ndërprerje)

Lloji: publik
Rektorja: prof. dr.. sc. Diana Vican
Departamente: 25
Stafi: 600
Studentët: 5500
Qyteti: Zarë, Kroaci
Web site: www.unizd.hr/

Historiku Redakto

Universiteti i Përgjithshëm Filozofiko-Teologjik i tipit Studium Generale, u themelua nga urdhëri domenikan në Zarë në vitin 1396. Më saktë, më 14 qershor të vitit 1396, Gjon Durrsaku (Eng:John of Dyrrachium, Croat:Ivan iz Drača) caktohet rektor i parë i këtij universiteti.[2] Sot, ky universitet konsiderohet universiteti i parë dhe më i vjetri në territorin e Kroacisë. Ky iniversitet ka funksionuar deri në vitin 1807 kur u mbyll nga autoritetet franceze, dhe në vend të tij, në Zarë u hap një Lice me programe studimi nga fusha e kirurgjisë, mjekësisë, kimisë dhe drejtësisë. Liceu në fjalë nuk pati jetë të gjatë pasi, për shkaqe financiare, u detyrua të mbyllej në vitin 1811. Që nga ajo kohë, në qytetin bregdetar të Zarës, kanë funksionuar një varg institucionesh të arsimit të lartë, deri kur në vitin 2002 rifilloi punën e tij Universiteti i Zarës.

Në vitin 1955 u themelua Fakulteti Filozofik, i cili funksiononte në kuadër të Universitetit të Zagrebit. Ky fakultet, nga viti 1975 funksionoi në kuadër të Universitetit të Splitit. Fakulteti Filozofik në Zarë,në prag të rithemelimit të Universitetit të Zarës, numëronte 16 departamente me 17 programe studimore, 6 programe të studimeve pasdiplomike dhe atyre plotësuese me rreth 3400 studentë dhe 180 mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë.

Në vitin 1961 u themelua edhe Akademia Pedagogjike, e cila në vitin 1979 u inkorporua në kuadër të Fakultetit Filozofik, ndërsa në vitin 1998 Shkolla e Lartë e Mësuesisë u nda nga Fakulteti Filozofik. Me themelimin e Universitetit këto institucione së bashku me Qendrën e Studentëve u transformuan në 16 departamente të universitetit.[3]

Rithemelimi i Universitetit filloi në vitin 1994, kur Këshilli i Fakultetit Filozofik në Zarë caktoi komitetin i cili udhëhoqi bazën në debatin për themelimin e Universitetit. Në festimin e 600 vjetorit të universitetit të parë në territorin kroat, në 1996 në Zarë, përfaqësues të Ministrisë së Shkencës dhe Teknologjisë Kroate, Fakultetit Filozofik në Zarë, Qytetit dhe Qarkut të Zarës dhe Kryedioqeza e Zarës, me aklamacion shprehën vullnetin dhe aspiratat për krijimin (rinovimin) e Universiteti të Zarës dhe mori një qëndrim të përbashkët për nevojën e nisjes së një iniciative për themelimin e Universitetit.

Në vitin 1998 u bë një propozim për zgjidhjen e problemeve hapësinore të arsimit të lartë në Zarë me bazat për themelimin e Universitetit (D. Magash), dhe në vitin 2001, të udhëhequr nga dekani i Fakultetit Filozofik në Zarë, Damir Magash, u përgatit Studimi për themelimin e Universitetit. Parlamenti kroat miratoi Aktin mbi Themelimin e Universitetit të Zarës, më 4 korrik 2002. Rektor i përkohshëm, Prof. Damir Magash u emërua më 5 shtator 2002 nga Qeveria e Republikës së Kroacisë.

Universiteti i Zarës është universiteti i parë i integruar në Kroaci. Sesioni i parë i Senatit të Universitetit u mbajt më 25 mars 2003, kur është miratuar edhe Statuti i cili përcaktoi 16 departamentet e para universitare. Rektori i parë i Universitetit në mandatin 2003 - 2007 ishte themeluesi i tij, Profesor. Ph. D .. Damir Magash, dhe në vitin 2007 rektor u zgjodh Prof. Ph. D .. Ante Ugleshiq, ish prorektor. Deri në fund të vitit 2015 numri i departamenteve universitare është rritur në 25, numri i të punësuarve është rreth 600, ndërsa numri i studentëve është rreth 5,500. Që nga viti akademik 2015/2016, Rektor i Universitetit, është Prof. Ph. D. Dijana Vican.

Organizimi Redakto

Departamentet Redakto

  1. Departamenti i arkeologjisë
  2. Departamenti për ekologji, akuakulturë dhe agronomi.
  3. Fakulteti i ekonomisë
  4. Departamenti i etnologjisë dhe antropologjisë
  5. Departamenti i filozofisë
  6. Departamenti i frëngjishtes dhe studimeve iberoromane
  7. Fakultetin e gjuhës dhe të letërsisë frënge
    1. Seksioni për studime iberoromane
    2. Departamenti i gjeografisë
  8. Departamenti i germanistikës
  9. Departamenti i shkencave informatike
  10. Departamenti për arsim dhe mësuesi
    1. Departamenti i arsimit parashkollor
    2. Departamenti për mësim klasor
  11. Departamenti i filologjisë klasike
  12. Departamenti për kroatistikë dhe sllavistikë
    1. Departamenti i gjuhës dhe letërsisë kroate
    2. Departamenti i gjuhës dhe letërsisë ruse
  13. Departamenti i gjuhësisë
  14. Departamenti për studime arsimore në Gospiq
  15. Departamenti i pedagogjisë
  16. Departamenti i historisë
  17. Departamenti i historisë së artit
  18. Departamenti i psikologjisë
  19. Departamenti i sociologjisë
  20. Departamenti për italijanistikë
  21. Departamenti i turizmit dhe shkencave të komunikimit
  22. Departamenti i studimeve shëndetësore
  23. Departamenti detar
  24. Departamenti teologjiko-kateketik.

Qendrat Redakto

  • Qendra për hulumtime onomastike të Adriatikut
  • Qendra Stjepan Matičević
  • Qendra për studime karstike dhe bregdetare
  • Qendra për kërkime ndërdisiplinore detare dhe bregdetare
  • Qendra për stërvitje studentore dhe sport
  • Qendra për Gjuhë të Huaja[4]

Shih edhe Redakto

Referime dhe burime Redakto

  1. ^ Bologna Process at the University of Zadar - A year later. 31.05.2016.
  2. ^ "University of Zadar : About us". Unizd.hr. Marrë më 2016-09-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ University of Zadar Arkivuar 1 janar 2017 tek Wayback Machine, 31.05.2016.
  4. ^ Sveučilište u Zadru: Odjeli Arkivuar 6 shkurt 2016 tek Wayback Machine, 31.05.2016.