Universiteti Mesjetar i Durrësit i njohur edhe si Universiteti i Dyrrachiumit (Latin: Universitas studiorum Dyrrhachium) ka qenë një shkollë e lartë teologjike mesjetare, i çelur nga murgjit e Urdhërit Domenikan në qytetin e DurrësitRepublika e Venedikut.[1]

Durrësi në vitin 1573, nga hartografi venedikas Simon Pinargenti.

Rrethanat Redakto

Sipas historianit zëmadh frëng Alain Ducellier, Durrësi kishte së paku që më 1272 që qeverisej nga statutet e veta.[2] Duke qenë që në shekullin e XIII qendër e një vikarie të provincës hungareze të Urdhërit Domenikan, Duracena. Më 1380 vikaria e Dalmacisë u bë provincë më vete, pjesë e së cilës u bë vikaria e Durrësit, ku domenikanët çelën një kuvend kushtuar shenjtit pajtor të urdhërit Shën Domenikut, i cili u bë një nga dy qendrat e rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të provincës domenikane.[3]

Historia Redakto

Sipas dokumenteve të shekullit XVII, tregohet se studium generale i provincës domenikane të Dalmacisë kishte qenë në Durrës. U themelua me gjasa pasi u dekretuan kapitujt e urdhërit që të hapej nga një shkollë e lartë për çdo provincë, mes viteve 1302 dhe 1305.[3] Njoftohet se veprimtarinë e vet, për shkak të zgjërimit osman, e vijoi në ZarëDalmacisë (Universitas Jadertina), ku rektor i parë i saj më 14 qershor 1396 u bë Gjon Durrsaku.[4]

Referime Redakto

  1. ^ "Sveučilište u Zadru: O nama". Unizd.hr (në kroatisht). Marrë më 2016-09-29.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Sinani, Shaban (2019). "Albania in the European humanism centuries according to the statutes that were confirmed in Gjergj Kastrioti's time". Studia Albanica. 1: 50.
  3. ^ a b Vrankić, Petar. "Studium generale dei domenicani di Zadar (Zara) (1396-1807). Il primo centro filosofico-teologico e universitario nella Croazia e nell'Europa sudorientale". L’insegnamento superiore nella storia della Chiesa: scuole, maestri e metodi (në italisht). fq. 246.
  4. ^ Les Lettres Albanaises, Union des écrivains et artistes d'Albanie (Lidhja e Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë), Tiranë, 1984, fq. 163.