Vegla elektrike janë pjesë apo kombinime të tyre që shërbejnë për ndërtimin e rrjetave të instrumeteve, aparaturave apo makinave e makinerive të ndryshme elektrike.

Për dallim nga veglat elektronike, këto pas zhvillimit të elektronikës përdoren vetëm për tensione të larta në kombinim me veglat elektronike për të furnizuar ato me energji elektrike , për rrjetat e largëpërquesve. Në vendet më pakë të zhvilluara përdoren për prodhimin e aparateve dhe makinave të ndryshme për të cilat në vendet e zhvilluara përdoren kombinime elektronike dhe informatike.

Përpos dallimit optik në mesë të këtyre dy grupeve është edhe krijimi i qarqeve të ndryshme elektrike si platëformë mbi të cilën funksionon vegla. Përderisa te veglat elektrike ndërtimi i qarqeve elektrike është i mundëshëm vetëm me plasimin mekanik të komponenteve elektrike në qarkë, te veglat elektronike kjo mund të bëhet me ndihmen e një vegle informatike e cila ka informata për krijimin e qarkut elektrik përbrenda veglës elektronike e cila zakonisht ka me miliona komponente, elemente e lidhje elektrike në përbërjen e saj dhe e ka lehtë që përbrenda sajë të krijojë qarqe e vegla të ndryshme elektrike. Aftësia e kombinimit të këtyre mikro qarqeve varet nga teknologjia e prodhimit por edhe më shumë nga aftësia dhe kualiteti i veglës informatike e cila shërben si krijuese e qarqeve elektrike.

Historia

Redakto

Me futjen e energjisë elektrike në përdorim për mjetët/instrumentet matëse fillon edhe ndërtimi i veglave të para elektrike, disa lloje të qarqeve elektrike, komponentet e të cilave me kalimin e kohës zhvillohen dhe hapsira që zënë fillon të zvogëlohet. Ky zhvillim e mundësonte futjen e këtëyre veglave në makina mekanike më këtë dukuri edhe në gjuhen shqipe futen në përdorim të madh fjalëformusja elektro- për vegla, aparate e makina të ndryshme mekanike të deri atëhershme. Për makinat, aparatet e instrumente që deri atëherë nuk ishin prodhuar përdoren terme pa fjalëformuesen elektro, ndërsa për ato ekzistuese përdorej parafjala elektro (elektrofurra, elektromakina e shkrimit, eletrofshisa, etj). Si duket këtu ka pasur edhe tendenca të përdorimit të fjalëve tjera seleksionuese për rrymën elektrike, bie fjala përdorimi i fjalës korenti paralel me fjalën rryma elektrike. Si do që të jetë nga kjo kohë ka dominuar fjalëformuesja elektro deri sa nuk është bërë e vetëkuptueshme dhe normale për shumicën. Pas përvetësimit të së "rejës" fillon edhe shmangja nga parafjala formuese dhe me furrë nën kuptohej furra elektrike ndërsa për llojet tjera furra me p.sh qymyr, dru etj.