Vendkalimi kufitar Merdare është një vendkalim kufitar që ndodhet në verilindje të Kosovës në kufirin me Serbinë. Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në shkurt 2008, posta kufitare ka qenë skenë e përleshjeve të mes shqiptarëve dhe serbëve.

Tabelë kosovare në pikën kufitare

Gjeografia

Redakto

Vendkalimi kufitar gjendet në rrugën kryesore për në Nish në verilindje të fshatit Merdare në skajin verior të komunës së Podujevës. Në Kosovë rruga përmendet si M-25, ndërsa në Serbi si Rruga 35.

Në natën e datës 4 deri në datën 5 dhjetor 2012, Catherine Ashton njoftoi se Ivica Daçiq dhe Hashim Thaçi kishin rënë dakord për poste të përbashkëta kufitare në raundin e tretë të bisedimeve për kontestin tarifor. Vendkalimi kufitar Merdare dhe pikat kufitare në Konçul, Jarinje dhe Bërnjak duhej të menaxhoheshin bashkërisht nga Policia e Kosovës, EULEX- i dhe policia serbe deri në fund të vitit. [1] [2]

Galeria

Redakto

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ TAZ (2012-12-05). "Grenzstreit beigelegt". Marrë më 2017-05-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Auf Druck der EU – Serbien und Kosovo eröffnen gemeinsame Grenzposten Tagesschau 10. Dezember 2012