Venera Lumani
Venera Lumani (lindur më 16 qershor, 1990) është këngëtare shqiptare nga Struga (Ladorisht), Maqedoni[1].
Venera Lumani | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Venera Lumani |
Lindi | Struga (Ladorisht), Maqedoni[1] | 16 qershor 1990
Profesioni | këngëtare |
Instrumenti | piano, kitarë |
Biografia
RedaktoVenera ka lindur në fshatin Ladorisht të Strugës, ku dhe ka kryer mesimet fillore. Duke parë dëshirën e pasionin e madh për muzikën, prindërit e regjistrojnë Venerën që 5 vjeç në shkollë të muzikës, kështu që lidhja e saj me këngën është bërë e pandërprerë. Ka ndjekur shkollën e mesme për Kanto në Tetovë, dhe më pas studimet për muzikë në Fakultetin e Muzikës në Shkup [2]. Nga instrumentet muzikore njeh pianon dhe kitarën. Pasionin për këtë të fundit e ka trashëguar nga babai i saj i cili është kitarist i grupit “Shekulli i Dreqit”, Menderes Lumani [1]. Venera Lumani, është fituesja e edicionit të dytë të spektaklit më të madh shqiptar “The Voice of Albania” – Top Channel[3].
Diskografia
Redakto- 2008: Dua të të dua
- 2013: Natë e parë (ft. Lind Islami)
- 2014: Mos më numëro
- 2014: E doja
- 2014: Dua të jetoj
- 2015: Love
Burimi
Redakto- ^ a b c ladorishti.org Arkivuar 24 gusht 2013 tek Wayback Machine Venera Lumani: Biografia
- ^ top-channel.tv Arkivuar 3 qershor 2013 tek Wayback Machine Profilet e finalisteve: Venera Lumani
- ^ top-channel.tv Venera fiton "The Voice of Albania 2"