Microsoft Visual Studio është një softuer i integruar për zhvillim programeve, web aplikacionet dhe aplikacioneve tjera të avancuar, i cili është një produkt nga Microsoft.

Microsoft Visual Studio
Logo e Visual Studio 2010
Dritarja e Microsoft Visual Studio
Versioni i funditMicrosoft Visual Studio 2012
Version pasuesMicrosoft Visual Studio 2010
Sistemi operativMicrosoft Windows
Gjuhët e mundshmeAngleze, Franceze, Gjermane, Italiane, Japane, Koreane, Spanjolle
Përdoret përIDE
LicencaSoftware komercial (Express edition është papagesë)
Faqja zyrtarehttp://www.microsoft.com/visualstudio

Visual Studio mbështetë gjuhë programuese të ndryshme me anë të shërbimit të gjuhës, e cila lejon editorin e kodit dhe debagerin (program për gjetjen e gabimeve ne kodin e shkruar) të mbështet pothuajse ndonjë gjuhë programuese, duke siguruar se shërbimet e gjuhës specifike ekzistojnë. Gjuhët e future përfshijnë C/C++ (përmes Visual C++), VB.NET (përmes Visual Basic .NET), C# (përmes Visual C#) dhe F# (vetëm në Visual Studio 2010[1]). Mbështetë edhe gjuhë te tjera siç janë M, Python dhe Ruby poashtu mbështetë XML/XSLT, HTML/XHTML, JavaScript dhe CSS.

Microsoft na sjellë “Express” edition të Visual Studio 2010 me gjuhët programuese Visual Basic, Visual C#, Visual C++ dhe Visual Web Developer pa para. Visual Studio 2010, 2008 dhe 2005 edicionin profesional, se bashku me versionet e gjuhëve specifike (Visual Basic, C++, C#, J#) të Visual Studio 2005 janë në dispozicion pa para për studentet përmes programit Microsoft DreamSparks.

Produktet e përkrahura

Redakto

Produktet e futura

Redakto
  • Microsoft Visual C++
  • Microsoft Visual C#
  • Microsoft Visual Basic
  • Microsoft Visual Web Developer
  • Team Foundation Server

Produktet e kaluara

Redakto
  • Visual FoxPro
  • Visual SourceSafe
  • Microsoft Visual J++/Microsoft Visual J#
  • Visual InterDev

Edicionet

Redakto
  • Visual Studio Express
    • Visual Basic Express
    • Visual C++ Express
    • Visual C# Express
    • Visual Web Developer Express
    • Express për Windows Phone
  • Visual Studio LightSwitch
  • Visual Studio Professional
  • Visual Studio Premium
  • Visual Studio Tools for Office
  • Visual Studio Ultimate
  • Visual Studio Team System
    • Team Explorer
    • Architecture Edition
    • Database Edition
    • Development Edition
    • Test Edition

Historia e Versioneve

Redakto
Emri i Produktit Emri i koduar Versioni
brendshëm
.NET Framework
versioni
Date e lëshimit
Visual Studio N/A 4.0 N/A Vjeshtë 1995
Visual Studio 97 Boston 5.0 N/A 1997
Visual Studio 6.0 Aspen 6.0 N/A 1998-06
Visual Studio .NET (2002) Rainier 7.0 1.0 2002-02-13
Visual Studio .NET 2003 Everett 7.1 1.1 2003-04-24
Visual Studio 2005 Whidbey 8.0 2.0 2005-11-07
Visual Studio 2008 Orcas 9.0 3.5 2007-11-19
Visual Studio 2010 Dev10/Rosario 10.0 4.0 2010-04-12

Visual Studio 97

Redakto

Microsoft së pari lëshoj Visual Studion (emri i koduar "Boston") [2] më 1997, duke bërë së bashku të gjitha gjuhët programuese për herë të parë. Visual Studio 97 erdhi me dy edicione : Visual Studio Professional dhe Visual Studio Enterprise, së bashku në dy CD-ja. Kjo paketë përmbante Visual Basic 5.0, Visual C++ 5.0-kryesisht për programimin ne Windows ; Visual J++ 1.1 për programimin në Java ; Visual FoxPro 5.0 për programimin në databazë. U prezentua edhe Visual InterDev për krijimin e ueb faqeve dinamike duke përdorur Active Server Pages (ASP). Visual Studio 97 ishte tentativa e parë e Microsoftit që të përdorë të njejtën zhvillues të ambientit për gjuhë të ndryshme. Visual C++, Visual J++, InterDev, dhe MSDN libraria të gjitha përdornin të njejtin "ambient", që quhet Developer Studio. Ndërsa Visual Basic dhe Visual FoxPro përdornin "ambient" të ndarë.

Visual Studio 6.0 (1998)

Redakto

Versioni i radhës, versioni 6.0 (emri i koduar Aspen) ishte lëshuar në qershor 1998 dhe ishte versioni i fundit që mund të lëshohej në platformën Windows 9x. Çdo version i çdo gjuhe ishte bërë v6.0, duke përfshirë Visual J++ e cila e kishte v1.1, and Visual InterDev në lëshim e parë. Edicionet v6 ishin bërthama e ambientit për katër lëshimet e ardhshme për te ju ofruar programerëve një platformë. Kjo e udhëheqi Microsoftin që të ndërroj zhvillimin ne një platformë të pavarur .NET Framework.

Visual Studio 6.0 erdhi me dy edicione : Professional dhe Enterprise. Edicioni Enterprise përmbante karakteristika extra të cilat nuk gjendeshin ne edicionin Professional, duke përfshirë :

  • Application Performance Explorer
  • Automation Manager
  • Microsoft Visual Modeler
  • RemAuto Connection Manager
  • Visual Studio Analyzer

Visual Studio 6.0 ishte versioni i fundit në të cilin ishin të përfshira Visual FoxPro dhe Visual Fortran.

Visual Studio .NET (2002)

Redakto

Microsofti lëshoj Visual Studio .NET me emrin e koduar Rainier (për Malin Rainier në Washington) në shkurt 2002 (version beta u lëshua përmes Microsoft Developer Network në vitin 2001) ndrimi më i madh ishte njohja me managed code duke përdorur .NET Framework-un.

Visual Studio .NET 2002 u lansua në katër edicione : Akademik, Profesional, Enterprise Developer dhe Enterprise Architect. Microsofti na njohu me një gjuhë të re programuese që quhej C# (C-sharp) që targetonte .NET. Poashtu e prezentoj edhe pasuesin e Visual J++ që quhej Visual J#, program i cili kishte për target vetëm .NET Framework-un, jo veglat e Java.

Visual Basic ndërroi ne mënyre drastike për të ju përshtatur strukturës se re dhe version i ri quhej Visual Basic .NET. Microsofti gjithashtu shtoj në C++ , Managed Extensions për C++, kështu që programerët e C++ mund të krijonin programe në .NET.

Numri i versionit të brendëshëm të Visual Studio .NET është version 7.0. Microsoft lansoj paketën e shërbimeve 1 (Service Pack 1) për Visual Studio .NET 2002 në Mars 2005.

Visual Studio .NET 2003

Redakto

Në prill 2003 , Microsofti prezenoj përparime të vogla te Visual Studio .NET që quhej Visual Studio .NET 2003 , emri i koduar Everett ( nga qyteti me të njëjtin emër).Ky përfshinte përparime në .NET Framework version 1.1 dhe ishte lëshimi i parë që mbështet programin për zhvillimin e driverave për mobil, duke përdorur ASP.NET ose .NET Compact Framework. Visual C++ Toolkit 2003 është version falas i të njëjtit kompajler te C++ qe vjen me Visual Studio .NET 2003 pa IDE , edhe ne 2010 nuk është më ne dispozicion dhe Express Edition e ka larguar. Numri i versionin të brendshëm të Visual Studio. NET 2003 është versioni 7.1, ndërsa formati i fajlit është versioni 8.0. Visual Studio .NET 2003 doli në shitje me katër edicione : Akademik, Profesional, Enterprise Developer, and Enterprise Architect.Në Visual Studio .NET 2003, edicioni Enterprise Architect kishte të përfshirë edhe Microsoft Visio 2002.

Pakoja e shërbime 1 (Service Pack 1 ) u lëshua më 13 shtator , 2006.

Visual Studio 2005

Redakto

‘’’Visual Studio 2005’’’, emri i koduar Whidbey ( emri i ishullit Whidbey ), u lëshua online në tetor 2005 dhe në dyqane disa javë më vonë.Microsofti e largoi prapashtesën “.NET” nga Visual Studio 2005 , mirëpo përsëri përdorte strukturen e .NET , e cila u ngritë në versionin 2.0. Ishte version i fundit për Windows 2000 dhe gjithashtu versioni i fundit që ishte në gjendje të targetoj Windows 98 , Windows ME dhe Windows NT 4.0 për aplikacionet e C++.

Numri i versionin të brendshëm të Visual Studio 2005 është 8.0 përderisa formati i fajlit është 9.0.Microsofti lëshoj paktën e shërbimeve 1 (Service Pack 1) për Visual Studio 2005 më 14 dhjetorë 2006.Përditësimet shtesë për Service Pack 1 që i ofronte Windows Vista u bënë më 3 qershor 2007.

Në Visual Studio 2005 gjithashtu u përfshi edhe local web server ,i ndarë nga IIS , kjo mund të pranonte aplikacionet nga ASP.NET gjatë zhvillimit dhe testimit.Gjithashtu Visual Studio 2005 mbështet SQL Server 2005 database.Dizajnerët e databazës kishin ngritur nivelin për të mbështetur ADO.NET 2.0 , e cila ishte e përfshirë me .NET Framework 2.0 . C++ gjithashtu mori ngritjen e njejtë me shtesat e C++/CLI e cila ishte candidate për ta zavendësuar përdorimin e Managed C++. Të rejat e tjera të Visual Studio 2005 ishte përfshirja e “Deployment Designer”. Duke filluar me edicionin 2005 ,Visual Studio gjithashtu shtoj përkrahjen edhe per 64-bit.Visual C++ 2005 mbështet kompajlimin per x86-64(AMD 64 dhe Intel 64) përvec kësaj edhe IA-64(Itanium).

Microsofti gjithashtu prezentoj Visual Studio Tools për Aplikacionet si pasardhës i Visual Basic për Aplikacionet (VBA) dhe Visual Studio për Aplikacionet (VSA). VSTA 1.0 u publikua duke u prodhuar përgjatë Office 2007. Kjo ishte e përfshirë me Office 2007 dhe gjithëashtu ishte pjesë e Visual Studio 2005 SDK.

Visual Studio 2008

Redakto

Visual Studio 2010

Redakto

Visual Studio 2010 Ultimate

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "(Anglisht) F#". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "(Anglisht) Website on windows CE programming". Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2010. Marrë më 30 maj 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Linqe shtesë

Redakto