Vlora Çitaku
Vlora Faik Çitaku (10 tetor 1980-)[2][3] është një politikane dhe diplomate shqiptare në Republikën e Kosovës, dhe shërbeu si ambasadore e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve 2015 deri 2021.[4] Paraprakisht ishte Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Nju Jork.[5]. [6]
Vlora Çitaku | |
---|---|
Ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara | |
Në detyrë 20 gusht 2015 – 3 mars 2021 | |
Presidenti | Atifete Jahjaga Hashim Thaçi Vjosa Osmani (ushtruese e detyrës) |
Kryeministri | Isa Mustafa Ramush Haradinaj Albin Kurti Avdullah Hoti |
Paraprirë nga | Akan Ismaili |
Pasuar nga | Valdet Sadiku (chargé d'affaires) Ilir Dugolli |
Ministre për Integrim Europian | |
Në detyrë 22 shkurt 2011 – 1 shtator 2014 | |
Presidenti | Atifete Jahjaga |
Kryeministri | Hashim Thaçi |
Paraprirë nga | Besim Beqaj |
Pasuar nga | Bekim Çollaku |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | [1] Podujevë, Jugosllavi | 10 tetor 1980
Nënshkrimi | |
Arsimimi
RedaktoVlora Citaku është e lindur në Bajçinë, Komuna e Podujeves dhe jeton në Prishtinë. Çitaku ka të mbaruar një MA në Medie dhe Gazetari dhe para se të angazhohej në politikë ka punuar si gazetare dhe përkthyese për disa medie perëndimore gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998 – 1999. Çitaku po ashtu shërben në një bord bamirësie në Kosovë që angazhohet për mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.
Karriera
RedaktoVlora Çitaku më herët ishte ministre e Integrimit Europian, ish zëvendësministre e jashtme dhe ministre e jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK. Çitaku ishte ministërja e dytë për Integrim Europian që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009.[7] Para kësaj ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zëvendësministre e Punëve te Jashtme, në një ministri të themeluar tek pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ajo ka ndihmuar edhe në themelimin e Ministrisë, në krijimin e korit të parë diplomatik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në baza bilaterale e multilaterale, siç është edhe Këshilli i Sigurimit i KB.
Çitaku po ashtu ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.[8] Ajo ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim europian. Në zgjedhjet e fundit, Çitaku është zgjedhur si një nga kandidatet më të votuar në partine e saj.
Ajo po ashtu është anëtare e Kryesisë së partisë më të madhe politike në Kosove, në të cilën u anëtarësua që nga zanafilla e saj ne vitin 1999. Më herët ishte zëdhënëse e partisë, këshilltare për media si dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare.
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Vlora Çitaku celebrates her birthday, this is her age". 10 tetor 2020. Marrë më 10 tetor 2020.
- ^ Guide to Women Leaders
- ^ "Çitaku dekretohet ambasadore në SHBA". Marrë më 2015-08-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vlora Çitaku konsulle e Kosovës në Nju Jork". old.zeri.info. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2016. Marrë më 11 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://www.mfa-ks.net/?page=1,49
- ^ "Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku dhe Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi vizituan Berlinin". Ministria e Punëve të Jashtme - Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2021. Marrë më 2015-08-19.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Profile: Vlora Citaku- Kosovo's new challenge" Arkivuar 5 shtator 2012 tek Archive.today kijacnews.net 2 March 2010 Link retrieved 21 February 2011