Vodafone Albania
Vodafone Albania është pjesë e Vodafone Group - kompani lider në botë në fushën e komunikimeve elektronike. Si një prej markave më të vlerësuara në botë, Vodafone Albania është lider në tregun shqiptar, jo vetëm si operator i telefonisë celulare por edhe si kompani e përgjegjshme dhe kontribuese në zhvillimin ekonomiko-social të vendit. Vodafone Albania filloi më 3 gusht 2001,si kompania e pare e telefonise se levizshme.
Lloji | Vodafone PLC partner |
---|---|
Industria | Telecommunications |
Themeluar në | 2001 |
Zyrat qendrore | |
Zona e shërbimit | telephonic antennas |
Njerëzit kyç | Achilleas Kanaris(CEO) |
Production output | Prepaid mobile phone and Postpaid mobile phone |
Numri i punëtorëve | 398 direct employees and 561 indirect employees |
Prindi | Vodafone Group Plc |
Faqja e internetit | http://www.vodafone.al/ |
Teknlologji
RedaktoVodafone Albania nisi të ofrojë shërbimet GSM në Shqipëri për herë të parë më 3 gusht 2001. Që nga viti 2001,pas AMC(sot ONE)Vodafone Albania ka shënuar një performancë të mirë në treg, pasi aktualisht ofron shërbime rreth 1,8 million konsumatorëve në Shqipëri me një gamë të gjerë dhe të një cilësie të lartë shërbimesh komunikimi zanor (voice) dhe të dhënash (data),Vodafone ka një platformë të sajën televizive Vodafone TV,dhe mund të shikosh ,kanale kombëtare ,rajonalë,lokalë ,informative shqiptare,për fëmijë,filma,dhe aplikacionet:DigitAlb,Tring TV,TV Klan,BBC,Rai
Vodafone Albania është gjithnjë në pararojë të prezantimit të teknologjive të reja në treg si dhe katalizatori kryesor i zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në vend. Në 2011, Vodafone prezantoi për herë të parë në vend shërbimet 3G, duke i mundësuar klientëve të saj mundësinë për të përjetuar të parët benefitet e kësaj teknologjie si shpejtësinë e lartë të internetit me çmimet më të mira në treg. 4 vjet më vonë, Vodafone ishte pararojë e një tjetër risie në treg, siç ishte lançimi i teknologjisë 4G dhe 4G+, duke revoluzionuar përvojën e lundrimit në internet për klientët në një nivel më të avancuar shpejtësie dhe cilësie.
Në një kohë kur zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e klientëve rriten me ritme të shpejta, kompania Vodafone shfrytëzon çdo mundësi që ofron teknologjia në shërbim të klientëve. Një shembull perfekt është edhe prezantimi i teknologjisë Internet of Things nga Vodafone në Shqipëri e përkthyer në produkte dhe shërbime inovatore për klientët.
Investime Ekonomike dhe Sociale
RedaktoGjatë gjithë veprimtarisë në Shqipëri, Vodafone ka rritur performancën e biznesit, duke qenë një nga kompanitë kryesore që kontribuojnë në mënyrë të konsiderueshme për ekonominë shqiptare. Që prej fillimit të aktivitetit në Shqipëri, Vodafone ka investuar mbi €1,415 mln në tregun shqiptar duke përfshirë këtu investime në infrastrukturën e rrjetit, licensat për spektrum, tarifat regullatore, kanalet e shpërndarjes, reklama, burime njerëzore etj. Vetëm për vitin 2016-2017, Vodafone Albania investoi € 32 mln për infrastrukturën e rrjetit dhe mbi € 16 mln për spektrin duke mundësuar që sot të ofrojë rrjetin më të gjerë dhe më të modernizuar në vend,Më 1 Janar 2018,së bashku me Telekom Albania (tashmë ONE) blenë sinjalin dhe frekuencat e operatorit PLUS,një operator i falimentuar nga:AKEP.