Volker Schlöndorff
Volker Schlöndorff (lexohet Folker Shlëndorf, * 31. Mars 1939 në Wiesbaden) është regjisor, skenarist dhe producent filmash gjerman, njëri nga përfaqësuesit kryesorë të Kinemasë së Re Gjermane prej viteve '60.
Jeta
RedaktoVolker Schlöndorff është i mesit nga tre djemtë e mjekut otorinolaringolog Georg Schlöndorff. E ëma i vdiq në vitin 1944 gjatë një zjarri në kuzhinë. Edhe vëllai i tij i madh u bë otorinolaringolog ndërsa i vogli, Detlef Schlöndorff-i, është një pedagog i shquar për mjekësinë e organeve të brendshme i cili për një periudhë pati drejtuar klinikën e Universitetit të Mynihut. Volker Schlöndorffi u rrit në Schlangenbad Taunus dhe ndoqi gjimnazin në vendin e tij të lindjes.
Më pas, prej adoleshencës, fillimisht me program shkëmbimi arsimor, pastaj me të drejta studimi, Schlöndorff-i ndoqi sistemin shkollor francez. Fillimisht bëri një kolegj jezuit liberal në Morbihan të Bretanjës, pastaj mbylli ciklin e mesëm në Liceun (shkollën e mesme) elitar parisian Henri IV. Në lice pati shok banke Bertrand Tavernier-in, i cili u bë gjithashtu regjisor dhe kritik i njohur i kinemasë. Për t'iu shmangur presionit familjar për të ndjekur rrugën e të atit si mjek, ai regjistrohet në Sorbonë, ku merr lëndë shkencash politike, ekonomie, filozofie, "e çfarë t'i dilte përpara". Ndërkohë, shkonte të shihte deri tre filma në ditë në Kinematekën franceze, ato kohë në rrugën e Ulmit (Rue d'Ulm), dhe njohu aty regjizorët e Valës së Re të filmit francez (La nouvelle vague), frekuentues të rregullt të Kinematekës.[1]
Prej 300 aplikantëve, ai u zgjodh ndër 11 fituesit të drejtës së studimit në Institutin e Studimeve të Larta Kinematografike (Institute des hautes études cinématographiques, IDHEC), konkurs për të cilin u përgatit për një vit, por pastaj i la ato studime përgjysëm kur regjisori Louis Malle e mori në punë si ndihmës në filmin e tij Zazie dans le Métro (Zazi në metro, 1960).
Pas suksesit dhe marrjes së çmimit Oscar për filmin Daullja e llamarintë, u vendos për të punuar në SHBA, me synim për të jetuar përfundimisht atje. Pas rënies së murit të Berlinit, rrjedha e jetës së tij ndryshoi dhe u shpërngul në Potsdam dhe Berlin. Që atëhere, trajnohet çdo vit rregullisht për një ose dy maratona.
Jeta private
RedaktoVolker Schlöndorff ka qenë martuar me aktoren dhe regjizoren Margarethe von Trotta nga 1971 deri më 1991. Në fillim të martesës së tyre, ajo punonte si aktore, asistente regjie, bashkëregjizore dhe bashkëautore në filmat e Schlöndorffit. Per filmin Nderi i humbur i Katharina Blumit ishin të dy regjizorë. Schlöndorff u martua për herë të dytë në vitin 1992 me montazhieren Angelika Gruber, me të cilën ka një vajzë dhe dy fëmijë të adoptuar.[2]
Angazhimi në politikë
RedaktoSchlöndorffi u kritikua ashpër nga Unioni Kristian-Demokrat/Unioni Kristian-Social (CDU/CSU), partia konservatore e Gjermanisë, dhe nga burimet mediatike të Axel Springer Verlag per mbeshtetjen e tij te hapur per fondin e ndihmes te djathte per mbrojtjen e te burgosurve politike, si dhe per bindjet sociale dhe politike te shfaqura ne filmin e tij "Die Verlorene Ehre der Katharina Blum". Kritika solli terheqjen e tij nga bordi i drejtuesve te "Filmförderungsanstalt", ku ai, sipas propozimit te sektorit te Bundestag te SPD, perkiste nga viti 1974 deri 1978.
Schlöndorffi kishte qenë simpatizant i SPD-së për disa dekada, megjithëse ai pati mohuar gjithmonë të kishte qenë anëtar i saj. Por në zgjedhjet e vjeshtës së vitit 2005 Schlöndorffi mbështeti publikisht kandidaten Angela Merkel të asaj partie. Ne fund te janarit te 2007, Schlöndorff mbeshteti perseri publikisht lirimin e Christian Klar, qe ishte i burgosur qe ne 1982, dhe do te paraqitej per nje apel meshire perpara presidentit federal.[3]
Schlöndorff mbeshteti perseri publikisht Merkelin ne fushaten e vitit 2009. Ne revisten e ARD, ai dha mendimet e tij gjate intervistes me moderatoren e WDR Anne Gesthuysen: "Kush ka ende bindje te majta pas vitit 1989, duhet te kete nje mur përpara kokës." Ai e lidhi kete thenie me ideologjine e politikes se majte, dhe specifikisht me planin ekonomik "Planwirtschaft", e cila kishte bere popullin te pazote dhe te pashprese, dicka qe ai e kishte perjetuar vete gjate privatizimit te DEFA-s. Merkel nuk do te ndante shoqerine, por do te kontribuonte ne rikuperimin e saj.
Ne vitin 2010, ai i sygjeroi Merkel rikthimin ne profesionin e saj te vertete, pas skadimit te mandatit te saj, ne nje leter te hapur ne gazeten Cicero.[4]
Filmografia
RedaktoNe 1960 Schlöndorff drejtoi nën pseudonimin Volker Loki filmin me metrazh te shkurtër "Wen kümmert's über Algerier" ne Frankfurt, të cilit nuk iu dha konfirmimi për shkak të përfshirjes së tij në "një parti kundër një shteti të bashkuar".
Ndërkohë, punoi si asistent për Ludwig Berger, Louis Malle, Jean-Pierre Melville (Leon Morin, prêtre, Leon Morini, prift, 1961) dhe Alain Resnais (L'anée dernière à Marienbad, Vitin që shkoi në Marienbad, 1961).
Gjate 1963/64 ai shkruajti skenarin e tij të parë, një përshtatje të romanit Pështjellimet e Tërlesit të Robert Musil-it, film që arriti ta realizojë në vitin 1966.[5]
Ne 1969 ai, se bashku me Peter Fleischmann, krijuan kompaninë e produksionit "Hallelujah-Film GmbH", dhe se bashku me Reinhard Hauff krijoine 1974 firmen "Bioskop-Film GmbH", me te cilen ai realizoi produksionet e tij te para nen drejtimin e Eberhard Junkersdorf.
Me filmin "Die verlorene Ehre der Katharina Blum" (Nderi i humbur i Katarina Blumit), mbështetur në novelën me të njëjtin titull të Heinrich Böll-it mbi abuzimin mediatik të një personi të zakonshëm, të cilin e drejtoi me bashkëshorten e parë Margarethe von Trota, ai arriti një sukses të rëndësishëm për karrierën e tij.
Schlöndorff arriti suksesin e tij ndërkombëtar në 1979 me filmin "Blechtrommel" (Daullja e llamarintë), mbështetur në romanin me të njëjtin titull të Günter Grassit. Për këtë film ai mori Palmën e Artë në Kanë në 1979 dhe çmimin Oskar për filmin më të mirë të huaj.
Ai festoi suksesin e madh të premierës së filmit Homo faber, mbi të njejtën pjesë teatrale të Max Frisch-it, por iu desh të përballej me kritika të forta në SHBA.
Sipërmarrja e rradhës ndërkombëtare e Schlöndorffit duhej të ishte adaptimi i romanit Pope Joan (Papa Xhoana) të amerikanes Donna Woolfolk Cross, i cili risillte temën e një femre që u bë papë. I njohur sipas titullit në gjermanisht të romanit, Die Päpstin, Schlondorff-i e përpunoi projektin për shtatë vjet me mbështetje të kompanisë së madhe gjermane të produksionit filmik Constantin Film. Por në vitin 2007, në të përditshmen e Mynihut Süddeutsche Zeitung, ai kritikoi bashkëpunimet mes producentëve të filmave dhe kanaleve televizive, të cilët, për të ulur kostot, i shkrinin gjithnjë filmat dhe serialet në "filma amfibë". Për shkak të këtij komenti, Constantin Film ia hoqi të drejtën e drejtimit të filmit dhe bashkëpunimin me të me arësyetimin e prishjes së rregullave të kontratës.
Ne 2008 ai përgatiti filmin Gigola mbi botën vezulluese të teatrove te Parisit. Në 2009 në pallatin Neuhardenberg të qytetit me të njejtin emër në landin e Brandenburgut ai drejtoi Angela Winklerin dhe Hans-Michael Rehbergun në dramën e pambaruar autobiografike të Lev Tolstojit "Dhe drita shkëlqen në errësirë" (në gjuhën gjermane: Und ein Licht leuchtet in der Finsternis).
Volker Schlöndorff ka prodhuar gjithashtu shumë dokumentarë dhe ka drejtuar studion e filmit Babelsberg në periudhën 1992-1997. Ai ka dhënë leksione në Akademinë e Filmit në Berlin.
Burime
Redakto- ^ Peter Becker, A Conversation with Volker Schlöndorff, The Criterion Collection, 16 tetor 2014
- ^ Volker Schlöndorff bereut Fehler in der Liebe, RP-Online, 16 shkurt 2017
- ^ Martin Wolf: „Begnadigt wird nicht die Tat, sondern der Mensch.
- ^ Volker Schlöndorff: Sehr verehrte Frau Bundeskanzlerin, liebe Angela.
- ^ Faqja e filmit në bazën e të dhënave IMDb