Hape menynë kryesore

Vorea Ujko ose Domenico Bellizzi ishte një shkrimtar arbëresh nga Kalabria e Italisë.

Përmbajtja

Jeta dhe vepraRedakto

Vorea Ujko lindi si Domenico Bellizzi (ose Domeniko Beliçi në burime shqipe) në fshatin Frasnita, Frascineto, Kalabri, Itali1918 (ka shkrime ku thuhet se ka lindur edhe më 1931); vdiq në një aksidenti automobilistik më 26 janar 1989.

Vorea Ujko është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, pos që ka qënë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo.

Ai, ashtu si edhe poetët e rinj arbëreshë, bëjnë përpjekje që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtë brez pas bresi, e që paraqet një brum të mirë studimi të gjuhëtarëve, t'i afrohen gjuhës së sotme shqipe. Kjo mundësi tashmë është mundësuar, sepse ekziston liria e lëvizjës, por edhe kanë qasje në programe të ndryshme të mediave elektronike, por edhe të gazetave.

Në krijimtarinë e Ujkos vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.

Tituj të vepraveRedakto

  • Zgjimet e gjakut, Castrovillari (1971) [1]
  • Kosovë,[1] Cosenza (1973)
  • Mote moderne[1], Schiavonea (1976)
  • Ankth[1], Prishtinë (1978)
  • Stinët e mia[1], Corigliano Calabro Stazione (1980)
  • Këngë arbëreshe, Tiranë, (1982)
  • Burimi, Tiranë, (1985)
  • Hapma derën, zonja mëmë, Tiranë, (1990).

Burimi i të dhënaveRedakto

  1. ^ a b c d e Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut


Lidhje të jashtmeRedakto