Rrjeti pa tela
Një rrjet pa tel është një rrjet kompjuterik që përdor lidhje të të dhënave pa tel midis nyjeve të rrjetit.[1]Rrjetet pa tela u lejojnë shtëpive,rrjeteve të telekomunikacionit dhe instalimeve të bizneseve të shmangin procesin e kushtueshëm të vendosjes së kabllove brenda një ndërtesë ose si një lidhje midis vendeve të ndryshme të pajisjeve.[2]Rrjetet e administruara të telekomunikacionit zakonisht zbatohen dhe administrohen duke përdorur komunikimin me radio.Ky zbatim ndodh në nivelin fizik(shtresa)të strukturës së rrjetit sipas modelit OSI.[3]

Shembuj të rrjeteve pa tel përfshijnë rrjetet e telefonisë celulare,rrjetet lokale pa tel (WLAN),rrjetet e sensorëve pa tel,rrjetet e komunikimit satelitor dhe rrjetet tokësore me mikrovalë.[4]
Historia
RedaktoRrjetet pa tela
RedaktoRrjeti i parë profesional pa tela u zhvillua nën markën ALOHAnet në vitin 1969 në Universitetin e Hawait dhe u bë funksional në qershor të vitit 1971.Rrjeti i parë tregtar pa tel ishte familja e produkteve WaveLAN,e zhvilluar nga NCR në vitin 1986.
- 1973 – Ethernet 802.3
- 1991 – Rrjeti i telefonisë celulare 2G
- Qershor 1997 – Lëshimi i parë i protokollit 802.11"Wi-Fi"
- 1999 – Integrimi i VoIP 803.11
Teknologjia themelore
RedaktoStampa:TelecommunicationsPërparimet në teknologjinë pa tela MOSFET(transistorë MOS)mundësuan zhvillimin e rrjeteve dixhitale pa tela.Përdorimi i gjerë i pajisjeve RF CMOS (CMOS me frekuencë radio),MOSFET-it të fuqisë dhe LDMOS (MOS i shpërndar anësor) çoi në zhvillimin dhe përhapjen e rrjeteve dixhitale pa tel gjatë në vitet 1990,ndërsa përparimet e mëtejshme në teknologjinë MOSFET çuan në rritjen e gjerësisë së brezit në vitet 2000(ligji i Edholm-it).[5] [6] [7]Shumica e elementëve thelbësorë të rrjeteve pa tel janë ndërtuar nga MOSFET-et, duke përfshirë transmetuesit celularë, modulet e stacioneve bazë,routerat, amplifikatorët e fuqisë RF,[6]qarqet e telekomunikacionit,[8]qarqet RF dhe transmetuesit radio,[7]në rrjete të tilla si 2G,3G,[5] dhe 4G.[6]
Lidhjet pa tela
Redakto- Mikrovalët tokësore – Komunikimi me mikrovalë tokësore përdor transmetues dhe pranues të vendosur në Tokë që i ngjajnë me pjata satelitore.Mikrovalët tokësore janë në gamën e frekuencave të ulëta gigahertz,gjë që kufizon të gjitha komunikimet në vijë shikimi.Stacionet e pëcjellëse zakonisht vendosenn rreth 48 kilometres (30 mi) larg njëra-tjetrës.
- Satelitë komunikimi – Satelitët komunikojnë përmes valëve radio me mikrovalë,të cilat nuk devijohen nga atmosfera e Tokës.Satelitët janë të pozicionuar në hapësirë,zakonisht në orbitë gjeosinkrone rreth 35,400 kilometres (22,000 mi) mbi ekuator.Këto sisteme që rrotullohen rreth Tokës janë të afta të marrin dhe të përcjellin sinjale zëri,të dhënash dhe sinjale televizive.
- Sistemet celulare dhe PCS përdorin disa teknologji komunikimi radio.Sistemet ndajnë rajonin e mbuluar në disa zona gjeografike.Çdo zonë ka një transmetues me fuqi të ulët ose një pajisje përcjellëse radio për të përcjellë thirrjet nga një zonë në tjetrën.
- Teknologjitë radio dhe spektri i përhapur – Rrjetet lokale pa tel përdorin një teknologji radio me frekuencë të lartë të ngjashme me teknologjinë dixhitale celulare dhe një teknologji radio me frekuencë të ulët.Rrjetet LAN pa tel përdorin teknologjinë e spektrit të shpërndarë për të mundësuar komunikimin midis pajisjeve të shumta në një zonë të kufizuar.IEEE 802.11 përcakton një variant të zakonshëm të teknologjisë me valë radio me standard të hapur të njohur si Wi-Fi .
- Komunikimi optik në hapësirë të lirë përdor dritë të dukshme ose të padukshme për komunikim.Në shumicën e rasteve, përdoret përhapja në vijë shikimi,gjë që kufizon pozicionimin fizik të pajisjeve komunikuese.
Llojet e rrjeteve pa tela
RedaktoPAN pa tela
RedaktoRrjetet personale pa tela (WPAN) lidhin pajisjet brenda një zone relativisht të vogël,që zakonisht është brenda arritjes së një personi.Për shembull,si radio Bluetooth ashtu edhe drita infra të kuqe e padukshme ofrojnë një WPAN për ndërlidhjen e një kufjeje me një laptop.Zigbee mbështet gjithashtu aplikacionet WPAN.[9]Rrjetet Wi-Fi PAN janë bërë të zakonshme (që nga viti 2010)ndërsa projektuesit e pajisjeve kanë filluar të integrojnë Wi-Fi në një shumëllojshmëri pajisjesh elektronike për konsumatorë.Funksionet"My WiFi" të Intel dhe "virtual Wi-Fi" të Windows 7 e kanë bërë PAN-et Wi-Fi më të thjeshta dhe më të lehta për t'u vendosur dhe konfiguruar. [10]
LAN pa tela
RedaktoNjë rrjet lokal pa tela (WLAN) lidh dy ose më shumë pajisje në një distancë të shkurtër duke përdorur një metodë shpërndarjeje pa tela, zakonisht duke ofruar një lidhje përmes një pike aksesi për qasje në internet.Përdorimi i teknologjive me spektrin e shprendare ose OFDM mund të lejojë përdoruesit të lëvizin brenda një zone lokale mbulimi dhe megjithatë të qëndrojnë të lidhur me rrjetin
Produktet që përdorin standardet WLAN IEEE 802.11 tregtohen nën emrin e markës Wi-Fi.Teknologjia fikse pa tela zbaton lidhje pikë-më-pikë ndërmjet kompjuterëve ose rrjeteve në dy vende të largëta,shpesh duke përdorur mikrovalë të dedikuara ose rreze drite lazer të moduluara mbi një linjë pamjeje të drejtpërdrejtë.Ajo përdoret shpesh në qytete për të lidhur rrjetet në dy ose më shumë ndërtesa pa instaluar një lidhje me tela.Për t'u lidhur me Wi-Fi duke përdorur një pajisje mobile,mund të përdoret një pajisje si një ruter pa tela ose aftësia e pikes se nxehtë private e një pajisjeje tjetër mobile.
Rrjeti pa tela ad hoc
RedaktoNjë rrjet pa tela ad hoc,i njohur gjithashtu si rrjet rrjetëzues pa tela(wireless mesh network)ose rrjet ad hoc mobil (MANET) është një rrjet pa tela i përbërë nga nyje radio të organizuara në një topologji rrjetë.Çdo nyje përcjell mesazhe në emër të nyjeve të tjera dhe secila nyje kryen drejtimin(Routing).[11]Rrjetet ad hoc kanë aftësinë të “vetë-riparohen”,duke ridrejtuar automatikisht trafikun përreth një nyjeje që ka humbur furnizimin me energji.Protokolle të ndryshme të shtresës së rrjetit janë të nevojshme për të realizuar rrjete ad hoc mobile,siç janë drejtim me vektor të distancës te renditura sipas radhës(Distance Sequenced Distance Vector routing),Drejtim i bazuar në lidhshmëri(Associativity-Based Routing),Drejtim ad hoc me vektor të distancës sipas kerkeses (Ad hoc On-Demand Distance Vector routing) dhe Drejtim me burim dinamik (Dynamic Source Routing).
MAN pa tela
RedaktoRrjetet pa tel tela metropolitane janë një lloj rrjeti pa tela që lidh disa rrjete lokale(LAN)pa tela.
- WiMAX është një lloj i Wireless MAN dhe përshkruhet nga standardi IEEE 802.16.[12]
WAN pa tela
RedaktoRrjetet pa tela në shtrirje të gjerë janë rrjete pa tela që zakonisht mbulojnë zona të mëdha,si p.sh.midis qyteteve fqinje ose midis një qyteti dhe periferive të tij. Këto rrjete mund të përdoren për të lidhur degët e ndryshme të një kompanie ose si një sistem publik aksesi në internet.Lidhjet pa tela ndërmjet pikave të aksesit zakonisht janë lidhje mikrovalë pikë-më-pikë që përdorin pjata parabole në brezat 2.4GHz dhe 5.8GHz, në vend të antenave gjithdrejtuese që përdoren në rrjete më të vogla.Një sistem tipik përmban porta të stacionit bazë,pika aksesi dhe përsëritës ura pa tela(wireless bridging relays).Konfigurime të tjera janë sistemet rrjetë(mesh) ku çdo pikë aksesi funksionon gjithashtu si përsëritës.Kur këto rrjete kombinohen me sisteme të energjisë së rinovueshme, siç janë panelet diellore fotovoltaike ose sistemet e erës,ato mund të funksionojnë si sisteme të pavarura.
Rrjeti celular
RedaktoNjë rrjet celular ose rrjet mobil është një rrjet radio i shpërndarë në zona tokësore të quajtura qeliza,secila e shërnehet nga të paktën një transmetues fiks i vendosur në një lokacion të caktuar i njohur si stacion bazë ose vendqelizë(cell site).Në një rrjet celular,çdo qelizë përdor zakonisht një grup të ndryshëm të frekuencave radio nga të gjitha qelizat fqinje për të shmangur ndërhyrjet.
Kur bashkohen,këto qeliza sigurojnë mbulim radiofonik në një zonë të gjerë gjeografike.Kjo e mundëson një numër të madh transmetuesish të lëvizshmëm(p.sh.telefona mobilë,pagues, etj.)që të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe me transmetuesit e fiksuar dhe telefonat në çdo vend të rrjetit,përmes stacioneve bazë,edhe nëse disa nga transmetuesit janë në lëvizje gjatë transmetimit nga një qelizë në tjetrën.
Edhe pse fillimisht ishin menduar për telefonat celularë,me zhvillimin e telefonave inteligjentë,rrjetet e telefonisë celulare mbartin rregullisht të dhëna përveç bisedave telefonike:
- Sistemi Global për Komunikimet Mobile (GSM):Rrjeti GSM ndahet në tri sisteme kryesore:sistemi i komutimit,sistemi i stacionit bazë dhe sistemi i operimit dhe mbështetjes.Telefoni celular lidhet fillimisht me stacionin bazë,pastaj me sistemin e operimit dhe mbështetjes;më pas lidhet me stacionin e ndërrimit ku thirrja përcillet në destinacionin e saj.GSM është standardi më i zakonshëm dhe përdoret nga shumica e telefonave celularë.[13]
- Shërbimi i Komunikimeve Personale (PCS):PCS është një brez radioje që mund të përdoret nga telefonat mobilë në Amerikën e Veriut dhe Azinë Jugore.Kompania Sprint ishte e para qe vendosi nje sherbim PCS.
- D-AMPS:Një version i avancuar digjital i sistemit AMPS,i cili po shfuqizohet për shkak të përparimeve në teknologji.Rrjetet më të reja GSM po zëvendësojnë këtë sistem të vjetër.
Rrjetet private LTE/5G
RedaktoRrjetet private LTE/5G përdorin spektrin e licensuar, të përbashkët ose të palicensuar pa tela,falë stacioneve bazë të rrjetit celular LTE ose 5G,qelizave të vogla dhe infrastrukturës tjetër të rrjetit të aksesit radio (RAN) për të transmetuar zë dhe të dhëna drejt pajisjeve fundore(smartfonë,module të integruara,routerë dhe pajisje të kalimit të të dhënave).
3GPP i përkufizon rrjetet private 5G si rrjete jopublike që zakonisht ndërtohen në shkallë të vogël për të përmbushur nevojat e një organizate për besueshmëri, qasje dhe mirëmbajtje.
Burim i hapur
RedaktoRrjetet private me burim të hapur bazohen në një softuer bashkëpunues të udhëhequr nga komuniteti, i cili mbështetet në rishikimin nga përdoruesit dhe në zhvillimin e përbashkët për të përdorur, modifikuar dhe shpërndarë kodin burimor.
Rrjeti global i zonës
RedaktoNjë rrjet global(GAN)është një rrjet që përdoret për të mbështetur lëvizshmërinë nëpër një numër të pafund të rrjeteve lokale pa tela (wireless LAN),zona mbulimi me satelit,etj.Sfida kryesore në komunikimet mobile është kalimi i komunikimeve të përdoruesve nga një zonë mbulimi lokal në tjetrën. Në Projektin IEEE 802,kjo përfshin një sërë rrjetesh tokësore pa tela.[14]
Rrjet hapësinor
RedaktoRrjetet hapësinore janë rrjete që përdoren për komunikim midis anijeve kozmike,zakonisht në afërsi të Tokës.Shembull i kësaj është Rrjeti Hapësinor i NASA-s.
Përdorimet
RedaktoDisa shembuj të përdorimit përfshijnë telefonat celularë të cilët janë pjesë e rrjeteve të përditshme pa tela,duke mundësuar komunikime të lehta personale.Një shembull tjetër janë sistemet e rrjetit ndërkontinental, që përdorin satelitë radio për të komunikuar në mbarë botën. Shërbimet e emergjente,si policia përdorin gjithashtu rrjete pa tela për të komunikuar në mënyrë efektive.Individët dhe bizneset përdorin rrjete pa tela për të dërguar dhe ndarë të dhëna me shpejtësi,qoftë kjo në një ndërtesë të vogël zyre apo nëpër botë.
Vetitë
RedaktoGjeneral
RedaktoNë një kuptim të përgjithshëm,rrjetet pa tela ofrojnë një gamë të gjerë përdorimesh si për bizneset ashtu edhe për përdoruesit në shtëpi.[15]
"Tani, industria pranon një numër të kufizuar të teknologjive të ndryshme pa tela.Çdo teknologji pa tela përcaktohet nga një standard që përshkruan funksione unike në shtresat fizike dhe të lidhjes së të dhënave të modelit OSI.Këto standarde ndryshojnë në metodat e sinjalizimit të përcaktuara, diapazonin gjeografik dhe përdorimin e frekuencës,ndër të tjera.Dallime të tilla mund ta bëjnë një teknologji të caktuara më të përshtatshme për rrjetet shtëpiake dhe të tjera më të përshtatshme për rrjetet e organizatave të mëdha."[15]
Performanca
RedaktoÇdo standard ndryshon në diapazonin gjeografik,duke bërë që një standard të jetë më i përshtatshëm se tjetri në varësi të asaj që synohet të arrihet me rrjetin pa tela.[15] Performanca e rrjeteve pa tela përmbush një sërë aplikacionesh të tilla si zëri dhe videoja.Përdorimi i kësaj teknologjie gjithashtu hap hapësirë për zgjerime,si nga 2G në 3G dhe teknologjitë 4G dhe 5G, të cilat përfaqësojnë gjeneratën e katërt dhe të pestë të standardeve të komunikimit celular të telefonisë celulare. Meqenëse rrjetet pa tela janë bërë të zakonshme, sofistikimi rritet përmes konfigurimit të harduerit dhe softuerit të rrjetit, dhe arrihet një kapacitet më i madh për të dërguar dhe marrë sasi më të mëdha të të dhënave, më shpejt.Tani rrjeti pa tela funksionon mbi LTE, i cili është një standard i komunikimit celular 4G. Përdoruesit e një rrjeti LTE duhet të kenë shpejtësi të dhënash 10 herë më të shpejta se një rrjet 3G.[16]
Hapësira
RedaktoHapësira është një tjetër karakteristikë e rrjeteve pa tela.Rrjetet pa tela ofrojnë shumë përparësi kur bëhet fjalë për zona të vështira për t'u lidhur me tela që përpiqen të komunikojnë përtej një rruge ose lumi,një depo në anën tjetër të pronës ose ndërtesa që janë të ndara fizikisht,por që funksionojnë si një e vetme.[16]Rrjetet pa tela u lejojnë përdoruesve të caktojnë një hapësirë të caktuar ku rrjeti do të jetë në gjendje të komunikojë me pajisje të tjera përmes atij rrjeti.
Hapësira krijohet edhe në shtëpi si rezultat i eliminimit të rrëmujës së kabllove.[17] Kjo teknologji ofron një alternativë për instalimin mediumeve fizike të rrjetit si kabllot TP,koaksalet ose fibrat optike,të cilat gjithashtu mund të jenë të kushtueshme.
Shtëpi
RedaktoPër pronarët e shtëpive,teknologjia pa tela është një opsion efektive krahasuar me Ethernet për ndarjen e printerëve,skanerëve dhe lidhjeve të internetit me shpejtësi të lartë.Rrjetet WLAN ndihmojnë në kursimin e kostove së instalimit të kabllove, kursimin kohës nga instalimi fizik dhe gjithashtu krijojnë lëvizshmëri për pajisjet e lidhura me rrjetin.[17]Rrjetet pa tela janë të thjeshta dhe kërkojnë vetëm një pikë të vetme aksesi pa tela të lidhur direkt me internetin përmes një ruteri.[15]
Elementet e rrjetit pa tela
RedaktoRrjeti i telekomunikacionit në shtresën fizike përbëhet gjithashtu nga shumë elemente të rrjetit me lidhje me tela(NE)të ndërlidhura.Këto NE mund të jenë sisteme ose produkte që ofrohen nga një prodhues i vetëm,ose që montohen nga ofruesi i shërbimit (përdoruesi) ose integruesi i sistemit me pjesë nga disa prodhues të ndryshëm.
NE-të pa tel janë produktet dhe pajisjet e përdorura nga një operator pa tela për të ofruar mbështetje për rrjetin mbështetës(backhaul)si dhe për një qendër komutimi celular(MSC).
Shërbimi i besueshëm pa tela varet nga elementët e rrjetit në shtresën fizike që të jenë të mbrojtura kundër mjediseve operacionale dhe aplikimeve(shih GR-3171, Kërkesat e Përgjithshme për Elementët e Rrjetit të Përdorur në Rrjetet Pa Tela – Kriteret e Shtresës Fizike). [18]
Ato që janë veçanërisht të rëndësishme janë NE-të që ndodhen në kullën qelizore deri në kabinetin e stacionit bazë (BS).Pajisjet e montimit dhe pozicionimi i antenës, mbulesave të lidhura dhe kabllove duhet të kenë forcë dhe qëndrueshmëri të mjaftueshme,rezistencë ndaj korrozionit dhe qëndrueshmëri ndaj erës, stuhive,ngricës dhe kushteve të tjera atmosferike.Kërkesat për komponentët individualë,si pajisjet ndërlidhëse,kabllot,lidhësit dhe mbulesat,duhet të marrin parasysh strukturën ku janë të montuar.
Vështirësitë
RedaktoNdërhyrje
RedaktoKrahasuar me sistemet me tela,rrjetet pa tela janë shpesh të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve elektromagnetike.Këto ndërhyrje mund të shkaktohen nga rrjete të tjera ose nga lloje të tjera pajisjesh që gjenerojnë valë radio që janë brenda, ose afër,brezave radio që përdoren për komunikim.Ndërhyrjet mund të përkeqësojnë sinjalin ose të shkaktojnë dështimin e sistemit.[4]
Absorbimi dhe reflektimi
RedaktoDisa materiale shkaktojnë absorbimin e valëve elektromagnetike,duke i penguar ato të arrijnë te marrësi,në raste të tjera, veçanërisht me materiale metalike ose përçuese, ndodh reflektimi.Kjo mund të shkaktojë zona të vdekura ku nuk ka fare sinjal.Izolimi termik me fletë alumini në shtëpitë moderne mund të zvogëlojë lehtësisht sinjalet mobile brenda me 10dB gjë që shpesh çon në ankesa për pranimin e dobët të sinjaleve celulare rurale me distancë të gjatë.
Zbehje shumërrugëshe
RedaktoNë zbehjen me shumë rrugë,dy ose më shumë rrugë të ndryshme të ndjekura nga sinjali,për shkak të reflektimeve,mund të shkaktojnë që sinjalet të anulojë njëra-tjetrën në disa vende të caktuara,ndërsa në vende të tjera të jenë më të forta( fade lart ).
Problemi i nyjes së fshehur
RedaktoProblemi i nyjes së fshehur ndodh në disa lloje rrjetesh kur një nyje është e dukshme nga një pikë aksesi pa tela (AP),por jo nga nyjet e tjera që komunikojnë me atë pikë aksesi.Kjo çon në vështirësi në kontrollin e aksesit të mediumit(përplasje të sinjaleve).
Problem i ekspozuar i nyjes së terminalit
RedaktoProblemi i terminalit të ekspozuar ndodh kur një nyjë në një rrjet nuk është në gjendje të dërgojë të dhëna për shkak të ndërhyrjes nga një nyjë tjetër që ndodhet në një rrjet të ndryshëm,por përdor të njëjtin kanal.
Problemi i burimeve të përbashkëta
RedaktoSpektri pa tela është një burim i kufizuar dhe ndahet nga të gjitha nyjet që ndodhen brenda rrezes së transmetuesve të tyreShpërndarja e gjerësisë së brezit bëhet e ndërlikuar kur marrin pjesë shumë përdorues.Shpesh përdoruesit nuk janë të vetëdijshëm se shifrat e reklamuar (p.sh.për pajisjet IEEE 802.11 ose rrjetet LTE ) nuk përfaqësojnë kapacitetin e tyre individual,por ndahen me të gjithë përdoruesit e tjerë,prandaj dhe shpejtësia reale për përdoruesin është shumë më e ulët Me rritjen e kërkesës,mbingarkesa e kapacitetit bëhet gjithnjë e më e mundshme. Përfshirja e përdoruesit në procesin e vendimmarrjes "User-in-the-loop"(UIL) mund të jetë një zgjidhje alternative ndaj nevojës për përmirësime të vazhdueshme drejt teknologjive më të reja dhe më të mbi-pajisura.
Kapaciteti
RedaktoKanali
RedaktoTeorema e Shannon mund të përshkruajë normën maksimale të transmetimit të të dhënave për çdo lidhje pa tela të vetme,e cila lidhet me gjerësinë e brezit në hertz dhe me nivelin e zhurmës në kanal.
Kapaciteti i kanalit mund të rritet ndjeshëm duke përdorur teknikat MIMO,ku antena të shumëfishta ose frekuenca të shumëfishta lejojnë shfrytëzimin e rrugëve të shumëfishta drejt marrësit për të arritur një rendiment shumë më të lartë - me një faktor të prodhimit të frekuencës me diversitetin e antenave në secilën anë.
Në sistemin Linux, Agjenti Qendror i Domainit Rregullator(CRDA)kontrollon cilësin e kanaleve.
Rrjeti
RedaktoGjerësia e përgjithshme e brezit të një rrjeti varet nga sa shpërndarës(dispersiv) është mediumi(një medium më shpërndarës në përgjithësi ka gjerësi brezi më të mirë sepse minimizon ndërhyrjet),sa frekuenca janë në dispozicion,sa zhurmë kanë ato frekuenca,sa antena përdoren dhe nëse përdoret një antenë drejtimore, nëse nyjet përdorin kontroll të fuqisë, dhe faktorë të tjerë të ngjashëm.
Rrjetet celulare pa tela në përgjithësi kanë kapacitet të mirë falë përdorimit të antenave drejtuese dhe aftësisë për të ripërdorur kanalet e radios në qelizat jo-ngjitëse.Për më tepër,qelizat mund të bëhen shumë të vogla duke përdorur transmetues me fuqi të ulët, gjë që përdoret në qytete për të siguruar kapacitet rrjeti që rritet linearisht me dendësinë e popullsisë.[4]
Mbrojtja
RedaktoPikat e aksesit pa tela janë gjithashtu shpesh afër njerëzve, por rënia e fuqisë në distancë është e shpejtë, duke ndjekur ligjin e inversit katror.[19] Qëndrimi i Agjencisë së Mbrojtjes së Shëndetit(HPA)të Mbretërisë së Bashkuar është se "... Ekspozimet ndaj frekuencave radio (RF) nga WiFi ka të ngjarë të jenë më të ulëta se ato nga telefonat mobil". Gjithashtu, u thekson "...nuk ka asnjë arsye pse shkollat dhe të tjerët nuk duhet të përdorin pajisje WiFi".[20]Në tetor 2007,HPA nisi një studim të ri "sistematik" mbi efektet e rrjeteve WiFi në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar,me qëllim qetësimin e frikës që i kishin dalë në media gjatë periudhës së fundit deri në atë kohë.[21]Dr. Michael Clark,nga HPA, thotë se kërkimet e publikuara mbi telefonat mobil dhe antenat nuk japin arsye për të dënuar përdorimin e WiFi-së.[22]
Shih edhe
Redakto- Vonesa e takimit
- Pikë aksesi pa tela
- Rrjeti pa tela i komunitetit
- Rrjeti pa tela
- Krahasimi i klientëve të LAN-it pa tela
- Anketa e vendndodhjes pa tela
- Simulimi i rrjetit
- Rrjeti optik i rrjetës
- Rrjet pa tela mesh
- Menaxhimi i lëvizshmërisë pa tela
Referencat
Redakto1."A New Clusterings Algorithm for Wireless Sensor Networks" (në anglisht).
2."Overview of Wireless Communications" (në anglisht). cambridge.org. Marrë më 8 shkurt 2008.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
3."Getting to Know Wireless Networks and Technology" (në anglisht). informit.com. Marrë më 8 shkurt 2008.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
4.Miao, Guowang; Zander, Jens; Sung, Ki Won; Slimane, Ben (2016). Fundamentals of Mobile Data Networks (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-1107143210.
5.Baliga, B. Jayant (2005). Silicon RF Power MOSFETS (në anglisht). World Scientific. ISBN 9789812561213.
6.Asif, Saad (2018). 5G Mobile Communications: Concepts and Technologies (në anglisht). CRC Press. fq. 128–134. ISBN 9780429881343.
7.O'Neill, A. (2008). "Asad Abidi Recognized for Work in RF-CMOS". IEEE Solid-State Circuits Society Newsletter (në anglisht). 13 (1): 57–58. doi:10.1109/N-SSC.2008.4785694. ISSN 1098-4232.
8.Colinge, Jean-Pierre; Greer, James C. (2016). Nanowire Transistors: Physics of Devices and Materials in One Dimension (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 2. ISBN 9781107052406.
9."Wireless Network Industry Report" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2008. Marrë më 8 korrik 2008.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
10."Wi-Fi Personal Area Networks get a boost with Windows 7 and Intel My WiFi" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2010. Marrë më 27 prill 2010.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
11.Yu, Jiguo; Wang, Nannan; Wang, Guanghui; Yu, Dongxiao (2013-01-01). "Connected dominating sets in wireless ad hoc and sensor networks – A comprehensive survey". Computer Communications (në anglisht). 36 (2): 121–134. doi:10.1016/j.comcom.2012.10.005.
12."Facts About WiMAX And Why Is It "The Future of Wireless Broadband"" (në anglisht). 20 qershor 2009.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
13."GSM World statistics" (në anglisht). GSM Association. 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 16 mars 2011.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
14."Mobile Broadband Wireless connections (MBWA)" (në anglisht). Marrë më 12 nëntor 2011.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
15.Dean Tamara (2010). Network+ Guide to Networks (në anglisht) (bot. 5th). Boston: Cengage Learning. ISBN 978-1-4239-0245-4.
16. "Wireless LAN Technologies". Source Daddy website (në anglisht). Marrë më 29 gusht 2011.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
17. "WLAN Benefits". Wireless Center commercial web site (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2011. Marrë më 29 gusht 2011.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
18. "Generic Requirements for Network Elements Used in Wireless Networks – Physical Layer Criteria". Ericsson (në anglisht).
19. Anadiotis, Angelos-Christos; etj. (2010). "Towards Maximising Wireless Testbed Utilization Using Spectrum Slicing". përmbledhur nga Thomas Magedanz; Athanasius Gavras; Huu Thanh Nguyen; Jeffrey S. Chase (red.). Testbeds and Research Infrastructures, Development of Networks and Communities: 6th International ICST Conference, TridentCom 2010, Berlin, Germany, May 18–20, 2010, Revised Selected Papers. 6th International ICST Conference, TridentCom 2010, Berlin, Germany, May 18–20, 2010 (në anglisht). Vëll. 46. Springer Science & Business Media. fq. 302. ISBN 9783642178504. Marrë më 2015-07-19. […] Central Regulatory Domain Agent (CRDA) […] controls the channels to be set on the system, based on the regulations of each country.
20. Foster, Kenneth R (mars 2007). "Radiofrequency exposure from wireless LANs utilizing Wi-Fi technology". Health Physics (në anglisht). 92 (3): 280–289. Bibcode:2007HeaPh..92..280F. doi:10.1097/01.HP.0000248117.74843.34. PMID 17293700. S2CID 22839684.{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
21. "WiFi" (në anglisht). Health Protection Agency. 26 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2009. Marrë më 27 dhjetor 2009.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
22. "Health Protection Agency announces further research into use of WiFi" (në anglisht). Health Protection Agency. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2008. Marrë më 28 gusht 2008.{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
23. Daniels, Nicki (11 dhjetor 2006). "Wi-fi: should we be worried?". The Times (në anglisht). London. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2007. Marrë më 16 shtator 2007. All the expert reviews done here and abroad indicate that there is unlikely to be a health risk from wireless networks. … When we have conducted measurements in schools, typical exposures from WiFi are around 20 millionths of the international guideline levels of exposure to radiation. As a comparison, a child on a mobile phone receives up to 50 percent of guideline levels. So a year sitting in a classroom near a wireless network is roughly equivalent to 20 minutes on a mobile. If WiFi should be taken out of schools, then the mobile phone network should be shut down, too—and FM radio and TV, as the strength of their signals is similar to that from WiFi in classrooms....
{{cite news}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Lexime të mëtejshme
Redakto- Wireless Networking in the Developing World: A practical guide to planning and building low-cost telecommunications infrastructure (PDF) (në anglisht) (bot. 2nd). Hacker Friendly LLC. 2007. fq. 425.
- Pahlavan, Kaveh; Levesque, Allen H (1995). Wireless Information Networks (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 0-471-10607-0.
- Geier, Jim (2001). Wireless LANs (në anglisht). Sams. ISBN 0-672-32058-4.
- Goldsmith, Andrea (2005). Wireless Communications (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-83716-2.
- Lenzini, L.; Luise, M.; Reggiannini, R. (qershor 2001). "CRDA: A Collision Resolution and Dynamic Allocation MAC Protocol to Integrate Date and Voice in Wireless Networks". IEEE Journal on Selected Areas in Communications (në anglisht). IEEE Communications Society. 19 (6): 1153–1163. doi:10.1109/49.926371. ISSN 0733-8716.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - Molisch, Andreas (2005). Wireless Communications (në anglisht). Wiley-IEEE Press. ISBN 0-470-84888-X.
- Pahlavan, Kaveh; Krishnamurthy, Prashant (2002). Principles of Wireless Networks – a Unified Approach (në anglisht). Prentice Hall. ISBN 0-13-093003-2.
- Rappaport, Theodore (2002). Wireless Communications: Principles and Practice (në anglisht). Prentice Hall. ISBN 0-13-042232-0.
- Rhoton, John (2001). The Wireless Internet Explained (në anglisht). Digital Press. ISBN 1-55558-257-5.
- Tse, David; Viswanath, Pramod (2005). Fundamentals of Wireless Communication (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-84527-0.
- Kostas Pentikousis (mars 2005). "Wireless Data Networks". Internet Protocol Journal (në anglisht). 8. Marrë më 29 gusht 2011.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - Pahlavan, Kaveh; Krishnamurthy, Prashant (2009). Networking Fundamentals – Wide, Local and Personal Area Communications (në anglisht). Wiley. ISBN 978-0-470-99290-6.
Lidhje të jashtme
Redakto- ^ "A New Clusterings Algorithm for Wireless Sensor Networks".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Overview of Wireless Communications". cambridge.org. Marrë më 8 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Getting to Know Wireless Networks and Technology". informit.com. Marrë më 8 shkurt 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c Miao, Guowang; Zander, Jens; Sung, Ki Won; Slimane, Ben (2016). Fundamentals of Mobile Data Networks. Cambridge University Press. ISBN 978-1107143210.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Baliga, B. Jayant (2005). Silicon RF Power MOSFETS. World Scientific. ISBN 9789812561213.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Asif, Saad (2018). 5G Mobile Communications: Concepts and Technologies. CRC Press. fq. 128–134. ISBN 9780429881343.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b O'Neill, A. (2008). "Asad Abidi Recognized for Work in RF-CMOS". IEEE Solid-State Circuits Society Newsletter. 13 (1): 57–58. doi:10.1109/N-SSC.2008.4785694. ISSN 1098-4232.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Colinge, Jean-Pierre; Greer, James C. (2016). Nanowire Transistors: Physics of Devices and Materials in One Dimension. Cambridge University Press. fq. 2. ISBN 9781107052406.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wireless Network Industry Report". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2008. Marrë më 8 korrik 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Wi-Fi Personal Area Networks get a boost with Windows 7 and Intel My WiFi". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2010. Marrë më 27 prill 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Yu, Jiguo; Wang, Nannan; Wang, Guanghui; Yu, Dongxiao (2013-01-01). "Connected dominating sets in wireless ad hoc and sensor networks – A comprehensive survey". Computer Communications (në anglisht). 36 (2): 121–134. doi:10.1016/j.comcom.2012.10.005.
- ^ "Facts About WiMAX And Why Is It "The Future of Wireless Broadband"". 20 qershor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "GSM World statistics". GSM Association. 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 16 mars 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Mobile Broadband Wireless connections (MBWA)". Marrë më 12 nëntor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b c d Dean Tamara (2010). Network+ Guide to Networks (bot. 5th). Boston: Cengage Learning. ISBN 978-1-4239-0245-4.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Wireless LAN Technologies". Source Daddy website. Marrë më 29 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ a b "WLAN Benefits". Wireless Center commercial web site. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2011. Marrë më 29 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Generic Requirements for Network Elements Used in Wireless Networks – Physical Layer Criteria". Ericsson.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Foster, Kenneth R (mars 2007). "Radiofrequency exposure from wireless LANs utilizing Wi-Fi technology". Health Physics. 92 (3): 280–289. Bibcode:2007HeaPh..92..280F. doi:10.1097/01.HP.0000248117.74843.34. PMID 17293700.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "WiFi". Health Protection Agency. 26 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2009. Marrë më 27 dhjetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Health Protection Agency announces further research into use of WiFi". Health Protection Agency. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2008. Marrë më 28 gusht 2008.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Daniels, Nicki (11 dhjetor 2006). "Wi-fi: should we be worried?". The Times. London. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2007. Marrë më 16 shtator 2007.
All the expert reviews done here and abroad indicate that there is unlikely to be a health risk from wireless networks. … When we have conducted measurements in schools, typical exposures from WiFi are around 20 millionths of the international guideline levels of exposure to radiation. As a comparison, a child on a mobile phone receives up to 50 percent of guideline levels. So a year sitting in a classroom near a wireless network is roughly equivalent to 20 minutes on a mobile. If WiFi should be taken out of schools, then the mobile phone network should be shut down, too—and FM radio and TV, as the strength of their signals is similar to that from WiFi in classrooms....
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)