Shqiptarët në Cetinë, 1906.

ShqiptarëtMal të Zi janë pakicë etinke që përbëjnë 4.91% të popullësisë së përgjithshme të atij shteti bazuar në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011. Shqiptarët në Malit të Zi janë Gegë që jetojnë në juglindje dhe lindje të Malit të Zi, në komunat: e Ulqinit, Tivarit, Plavës dhe Rozhajës dhe në komunën urbane të Tuzit. Qyteti më i madh i shqiptarëve në Mal të Zi është Ulqini. Në Komunën e Ulqinit, shqiptarët formojnë shumicën e popullsisë (70.66% në bazë të regjistrimit të 2011-ës). Një numër i madh shqiptarësh jeton në zonën e TuzitKomunën e Podgoricës, që njihet si Malësia. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 në Komunën e Podgoricës kishte 9.538 shqiptarë (5.13% e popullsisë së përgjithshme), ku 2.383 prej tyre jetonin në Tuz. Gjithashtu një numër i madh i shqiptarëve jeton në Komunën e Plavës (18.88%), Komunën e Tivarit (5.98%) dhe Komunën e Rozhajës (5.04%). Sipas regjistrimit të popullsisë të 2011-ës 73.13% e Shqiptarëve në Mal të Zi ishin muslimanë dhe 26.13% ishin katolikë. Duhet theksuar se megjithëse janë të ndarë në dy religjione rrallë herë ka pasur konkurrencë ose grindje ndërmjet shqiptarëve të Malit të Zi për këtë temë. Shqiptarët muslimanë janë të përhapur në të gjithë territoret e banuara me shqiptarë kurse katolikët janë më shumë të përhapur në zonat pranë Lumit Buna dhe në Malësi. Historikisht shqiptarët muslimanë si ligj kanë përdoruar Sheriatin, kurse shqiptarët katolikë Kanunin.






Parapamje në vitrinë

Redakto