Skeda:Che2.jpg
Ernesto (Che) Guevara

Më 8 tetor të vitit 1967, Çe Guevara, udhëheqësi i njohur gueril dhe shokët e tij, u zunë në Bolivi.

Ernesto (Che) Guevara, i njohur edhe si Komandante Che, (14 qershor 1928 Rosario, Argjentina - 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia) ishte revolucionar, shkrimtar dhe gueril marksist argjentinas dhe hero i komunistëve të Amerikës Latine, si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të. Nofkën "Che" e mori nga bashkëluftëtarët komunistë kubanë në Meksikë, sepse përdorte shpesh, si çdo argjentinas, fjalën "Che", diçka e ngjashme si thirrja "Hej" e shqipes. Guevara mori pjesë në revolucionin komunist kuban në krah të Fidel Kastros në vitin 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista dhe vendosjen e diktaturës komuniste të Fidel Kastros.