Gérard Houllier, ish trajner i Lyonit.

Olympique Lyonnais, njohur shkurtësisht si Lyon ose OL, është një klub futbolli me seli në Lion. Luan në elitën e futbollit francez, Ligue 1. Klubi u themelua si Lyon Olympique Universitaire në vitin 1899 sipas shumë tifozëve dhe historianëve sportivë, por kombëtarisht u themelua më 1950. Periudha më e suksesshme e klubit ka qënë shekulli XXI. Klubi fitoi kampionatin e parë në Ligue 1 në vitin 2002, dhe pastaj vendosi një rekord kombëtar për numrin më të madh të fitoreve rreshtas, pasi klubi fitoi edhe gjashtë kampionatet e rradhës. Lyon ka fituar gjithashtu edhe shtatë Trophée des Champions, pesë tituj të Coupe de France dhe tre tituj të Ligue 2, një rekord.

Lyon ka marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të UEFA-s 12 herë, dhe, gjatë sezonit 2009–10, arriti gjysëm-finalen për herë të parë në historinë e saj, pas tre prezencave më parë si skuadër çerek-finaliste. Olympique Lyonnais i luan ndeshjet si skuadër vendase në Parc Olympique Lyonnais, një stadium me kapacitet për 59,186 spektatorë, i njohur për arësyeje sponsorizimi si Stadiumi Groupama. Vendndodhja e stadiumit është në Décines-Charpieu, zonë urbane e Lionit. Ngjyrat e klubit janë e kuqja, bluja dhe e bardha. Lyon ka qënë pjesë e G-14, një grup udhëheqësish të futbollti evropian dhe, gjithashtu, është një nga klubet themeluese të organizatës pasardhëse, Shoqata e Klubeve Evropiane.

Olympique Lyonnais është një nga klubet me popullore në Francë. Një vëzhgim në vitin 2009 zbuloi se rreth 11% e tifozëve të shtetit mbështesin klubin, një proporcion që Lyon e ndan me Paris Saint-Germain, duke qënë klubi i dytë më popullor, mbrapa Olympique de Marseille.i klubit është Les Gones që do të thotë "Fëmijët" në dialektin rajonal të Lionit. Presidenti i klubit Jean-Michel Aulas, kurse trajner i skuadër Bruno Génésio. Olympique Lyonnais ka gjithashtu edhe ekipin e femrave që është një nga ekipet më të suksesshme të Evropës me tre Liga Kampionesh për Femra. Në Francë, klubi mban rekordin për numrin e titujve të fituar (15); ata gjithashtu kanë fituar Coupe de France nëntë herë.