Dua Lipa (lindur më 22 gusht 1995) është një këngëtare tekstshkruese, dhe modele shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli. Karriera e saj muzikore filloi në moshën 14 vjeçare, kur filloi të publikonte cover këngë nga artistë të tjerë në YouTube. Në vitin 2015, ajo u nënshkroi me Warner Music Group dhe së shpejti lancoi këngën e saj të parë. Në dhjetor të vitit 2016, një dokumentar rreth Lipës ishte autorizuar nga revista The Fader, titulluar See in Blue.

Në janar të vitit 2017, ajo fitoi çmimin publik të zgjedhjes EBBA.Albumi i saj debutues i emërtuar sipas vetvetes Dua Lipa doli në treg më 2 qershor të2017. Albumi u vleresua shumë mirë nga kritikët, dhe u pozicionua në vend të pestë në toplistën zyrtare të albumeve në Angli dhe gjithashtu u bë pjesë e listës së gjatë të billboard top 200 albums charts. Madje një ditë pas publikimit të albumit, ai u pozicionua në vendin e parë ne iTunes në Angli.

Lipa lindi në Londër më 22 gusht 1995.Prindërit e saj, janë shqiptarë nga Kosova, të cilët janë larguar nga Prishtina në vitet 1990