Van der Sar në Dublin, 2015.

Edwin van der Sar (Holandisht: [ˈɛtʋɪn vɑn dɛr ˈsɑr]; lindur më 29 tetor 1970) është një ish futbollist profesionist holandez i cili luajti si portier. Gjatë karrierës së tij ai luajti për Ajax, Juventus, Fulham dhe Manchester United. Ai është lojtari i dytë me më shumë ndeshje në historinë e kombëtares holandeze. Aktualisht punon si kryeshefi ekzekutiv tek Ajax. Në vitin 2016 ai doli nga pensionimi për të luajtur një ndeshje me ekipin amator VV Noordwijk.

Van der Sar filloi karrierën e tij si profesionst tek Ajax dhe konsiderohet si një nga lojtarët e gjeneratës së artë të klubit në vitet 1992–96. Ai qëndroi me klubin nëntë vite para se të kalonte tek klubi italian Juventus dhe më pas në Angli, në fillim me Fulham dhe më pas me Manchester United. Ai është një nga lojtarët e paktë që ka fituar UEFA Ligën e Kampioneve me dy ekipe të ndryshme – me Ajaxin në vitin 1995 dhe me Manchester United në vitin 2008; në këtë të fundit, ai u shpall edhe Lojtari i ndeshjes në finale. Van der Sar është gjithashtu edhe fitues i Kupës UEFA, sukses të cilin e arriti me Ajaxin në vitin 1992.

Van der Sar është një nga lojtarët më të dekoruar në historinë e futbollit, duke fituar 27 trofe në karrierë, më së shumti me Ajaxin dhe Manchester Unitedin. Ai gjithashtu ka vendosur edhe disa rekorde. Në sezonin 2008–09, ai vendosi një rekord botëror duke qëndruar plot 1,311 pa pësuar gol në kampionat. Deri në vitin 2017 ai ishte lojtari me më shumë ndeshje të luajtura për Holandën, deri sa Wesley Sneijder e kaloi. Ai është gjithashtu edhe lojtari më i vjetër që ka fituar Premier Ligën (40 vjeç e 205 ditë). Van der Sar gjithashtu ka fituar disa trofe personal, ku përfshihet çmimi Portieri më i mirë evropian në vitet 1995 dhe 2009, si dhe Portieri i vitit i UEFA-s në vitin 2009. Ai është konsideruar nga kritikët dhe kolegët, si një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave.