Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/17
Ekonomiksi është shkencë shoqërore që studion prodhimin, shpërndarjen dhe konsumimin e mallrave dhe shërbimeve.
Ekonomiksi përqendrohet në sjelljen dhe bashkëveprimet e agjentëve ekonomikë dhe mënyrën sesi funksionojnë ekonomitë. Mikroekonomia analizon elementet themelore në ekonomi, përfshirë agjentët individualë dhe tregjet, bashkëveprimet e tyre dhe rezultatet e ndërveprimeve. Agjentë individualë mund të përfshijnë, për shembull, shtëpitë, firmat, blerësit dhe shitësit. Makroekonomia analizon tërë ekonominë (domethënë prodhimin e grumbulluar, konsumin, kursimin dhe investimin) dhe çështjet që prekin atë, përfshirë papunësinë e burimeve (punës, kapitalit dhe tokës), inflacionin, rritjen ekonomike dhe politikat publike që adresojnë këto çështje (monetare, fiskale, dhe politika të tjera).
Dallime të tjera të gjera në ekonomi përfshijnë ato midis ekonomisë pozitive, duke përshkruar "çfarë është" dhe ekonominë normative, duke mbrojtur "çfarë duhet të jetë"; midis teorisë ekonomike dhe ekonomisë së aplikuar; midis ekonomisë racionale dhe të sjelljes; dhe midis ekonomisë kryesore dhe ekonomisë heterodokse
Analiza ekonomike mund të aplikohet në të gjithë shoqërinë, në pasuri të paluajtshme, biznes, financa, kujdes shëndetësor, dhe qeveria Analiza ekonomike nganjëherë zbatohet edhe për lëndë të ndryshme si krimi, arsimi, familja, ligji, politika, feja,institucionet shoqërore, lufta, shkenca,dhe mjedisi.