Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2020/2
Qeliza (nga latinishtja cella, që do të thotë "dhomë e vogël") është njësia themelore strukturore, funksionale dhe biologjike e të gjithë organizmave të njohur. Një qelizë është njësia më e vogël e jetës . Qelizat shpesh quhen "blloqe ndërtimi të jetës". Studimi i qelizave quhet biologjia e qelizave, biologjia qelizore ose citologjia.
Qelizat përbëhen nga citoplazma e mbyllur brenda një membrane, e cila përmban shumë biomolekula të tilla si proteina dhe acide nukleike. Organizmat mund të klasifikohen si njëqelizorë (të përbërë nga një qelizë e vetme; për shëmbull bakteret ) ose shumëqelizore (si bimët dhe kafshët ). Numri i qelizave në bimë dhe kafshë ndryshon nga specia në specie, mendohet se njerëzit përmbajnë diku rreth 40 trilion (4 × 10 13 ) qeliza. Shumica e qelizave bimore dhe shtazore janë të dukshme vetëm nën një mikroskop, me dimensione midis 1 dhe 100 mikrometra.
Qelizat u zbuluan nga Robert Hook në 1665, i cili i quajti ato për ngjashmërinë e tyre me qelizat e banuara nga murgjit e krishterë në një manastir. Teoria e qelizave, e zhvilluar për herë të parë në 1839 nga Matthias Jakob Schleiden dhe Theodor Schwann, thotë se të gjithë organizmat janë të përbërë nga një ose më shumë qeliza, që qelizat janë njësia themelore e strukturës dhe funksionit në të gjithë organizmat e gjallë dhe se të gjitha qelizat vijnë nga para qelizat ekzistuese. Qelizat u shfaqën në Tokë të paktën 3.5 miliardë vjet më parë.