Wikipedia:Forumi i Grisjes/Kërkesë për grisje/Oljana Maloku

Artikulli është rreth gazetares Oljana Maloku, dhe u krijua në 2022 prej përdoruesit Përdoruesi:Ojlanamaloku2022, gjë që dyshoj të jetë edhe konflikt interesi - meqë mund të jetë personi në fjalë duke e shkruar artikullin rreth vetvetes. Edhe fotografia në artikull është vendosur në Commons (pa marrë parasysh që është e nxjerrë nga TV Klan dhe nuk mund të verifikohet liria e së drejtës së autorit aty.

Unë dua ta vë në pyetje edhe shquarësinë e artikullit, meqë të vetmet aspekte të shquara aty janë "ajo është gazetare" dhe "ka fituar një çmim për kronikën e vet televizive". Burimet e cituara janë poashtu të ndërlidhura me subjektin në fjalë (Probizz.al është faqja e znj. Malokut, Opinion është faqja e emisionit Opinion, dhe gjithashtu vet televizioni Klan). – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Fallbackintoreality (diskutimiredaktime).

Votimi Redakto

  PËR - Nuk plotëson kushtet e shquarësisë. Burimet nuk janë të pavarura nga subjekti. Olsi (diskutimet) 22 nëntor 2023 16:57 (CET)[përgjigjuni]

Diskutimi Redakto