Ndjekësit/Fansat e Wikipedias në Facebook kryesisht janë lexues, dhe jo redaktorët/përdoruesit. Publikimet mund të jenë me interes dhe potencial të gjerë, por mundet edhe me objektiv për redaktorët dhe vullnetarët aktiv, të tilla si njoftimet dhe aktivitetet në kuadër të WikiMedia-s.
Publikimet që do të propozohen për publikim duhet të jenë të qartë, të thjeshtë, dhe nuk duhet të përmbajë më shumë se një link.
Gjuha kryesore e publikimit është gjuha shqipe, dhe në raste specifike mund të jetë edhe gjuha angleze (përmbledhja e lajmeve në wikimedia publikohen vetëm në anglisht blog.wikimedia.org, si dhe materialet nga commons.wikimedia.org).
Përmbajtja e publikuar në llogaritë e mediave sociale duhet të jenë të lidhura në përgjithësi me projektet Wikimedia dhe/ose wiki-n specifik që lidhet me llogarinë (mund ti japim hapësire edhe projekteve tjera si: WikiFjalori, Wikilajme, Wikiquote).
Në faqen e propozimeve, pasi shkruhet titulli, ju krijoni një propozim të ri i cili ka të gatshëm një shabllon me udhëzimet përkatëse sipas të cilave duhet të plotësoni atë.