Wikipedia:WikiProjekti Social Media
Fillimi | Udhëzimet | Propozime | Kalendari | Burimet |
Misioni ynë është të krijojmë kanale dhe mundësi të hapura për diskutim dhe bashkëpunim, për të promovuar lajme dhe aktivitete, për të ndihmuar në identifikimin dhe afrimin e redaktorëve të rinj, dhe për të paraqitur punën e mirë që bën komuniteti jonë.
Ekipi që menaxhon WikiProjektin Social Media është i përbërë nga përdorues aktivë të Wikipedia-s në gjuhën shqipe. Aktualisht ekipi përbëhet nga Liridoni, Planeti, Ammartivari dhe Olsi. Ekipit i shtohen edhe përdorues të përkohshëm të tjerë, të cilët janë organizator të një projekti ose një aktiviteti të caktuar.
Rregulla jonë e përgjithshme është të ndjekim një principin, ku secili propozim për publikim në faqet e rrjetit social të rishikohet/vlerësohet së paku nga një anëtar i ekipit, për të eliminuar gabimet e mundshme teknike, dhe nëse i plotëson kushtet, ai propozim shtohet në listën e planifikimit për publikim.
Publikimet rutinë, për shkak se shumica do të jenë të karakterit të përgjithshëm, do të propozohen dhe miratohen disa ditë ose javë para.
Propozo
RedaktoPO! Secili përdorues/e mund të propozoj ide dhe publikime për faqen e Komunitetit të Wikipedias shqip në rrjetet shoqërore.
Për të propozuar një publikim, ju duhet së pari të shënoni një titull dhe pastaj - krijoni propozim të ri. Titulli duhet të përcaktojë llojin e publikimit. Titulli nuk do të publikohet, por është për kategorizim të propozimeve.
Shembuj: "Foto-Piktura e Mona Lisa", "Foto-Ismail Kadare", "Ngjarje të datës 21 nëntor", "Lorik Cana", "Formula 1", "Thenie e Albert Einstein", "Shkencë-Zbulim i ri", etj.