Wikipedia diskutim:Administrata/Arkivi 1

Latest comment: 5 vjet më parë by Klein Muçi in topic Ndryshime grafike
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen teknike Administrata/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Tiimiii

Redakto

Mora një email nga @Tiimiii,, ku më thotë se është jashtëzakonisht i zënë me jetën private dhe nuk ka mundësi të futet në wiki deri në shtator. Si rrjedhim, propozoj që diskutimi/pyetjet dhe votimi të mbahen deri në 30 shtator. Falenderoj për mirëkuptimin. --1l2l3k (diskutimet) 27 korrik 2018 15:03 (CEST)

@1l2l3k,, nëse @Tiimiii, nuk e pranon propozimin për admin, dështon votimi dhe nuk miratohet, atëherë do duhet të ri-propozohet dhe ri-votohet në shtator, përndryshe është kohë e gjatë për të mbajtur hapur një propozim (përjashtime ka zakonisht kur mungojnë përdorues aktiv, dhe nuk ka vota mjaftueshëm). Nëse meriton të jet administrator, do të rivotohet përsëri në shtator.--Liridon (diskutimet) 29 korrik 2018 19:27 (CEST)
@Liridon,, Tiimiii e pranon, po nuk ka fare kohë të shkruajë tani për tani për probleme personale (nuk mund të futet fare në wiki). Ç'na pengon që ta mbajme hapur votimin deri në 30 shtator dhe të ruajmë votat pa i shtrënguar votuesit të rivotojnë? Derisa minimumi i votimit është 15 ditë, dhe nuk ka një maksimum të shpallur, mund të biem dakord që votimi për të të jetë 90 ditë i hapur për Tiimiiin. Tiimiii ka probleme personale që nuk e lejojnë të rrijë në wiki gjatë verës, po do jetë aktiv në shtator dhe do ta pranojë, gjithashtu do i përgjigjet edhe pyetjeve. Në të ardhmen do isha dakord që të vihet një limit kohor për një kandidim, po tani nuk e kemi, dhe nuk mendoj që është e drejtë të ndryshojmë rregullin gjatë një votimi. Gjithsesi ky është mendimi im. --1l2l3k (diskutimet) 30 korrik 2018 15:52 (CEST)
Gjithesi unë do shtoj ca pyetje të tjera. Normalisht kandidati nuk duhet të ketë më shumë se 2-3 ditë për t'ju përgjigjur pyetjeve, dhe mendoj që është mirë që në momentin që do kthehet, unë do bëj të pakten 5 pyetje, të cilat mund të sqarojnë opinionin e komunitetit për kandidaturën. Gjithsesi nëse kandidati nuk kthehet deri në 30 shtator, kjo kandidaturë është e destinuar të falimentojë. --1l2l3k (diskutimet) 7 shtator 2018 15:58 (CEST)
Unë, si sponsorizues, do pres deri në datën 25 shtator, dhe nëse @Tiimiii, nuk do jetë online deri atëherë, do e tërheq kandidaturën, e cila do falimentojë. --1l2l3k (diskutimet) 21 shtator 2018 15:00 (CEST)
Data 25 shtator erdhi dhe Tiimiii nuk u bë i gjallë. Si rrjedhim, tërhoqa kandidaturën dhe e arkivova si "kandidaturë të mohuar", pasi Tiimiii nuk e pranoi. Ju falenderoj. --1l2l3k (diskutimet) 25 shtator 2018 21:11 (CEST)

Administrator i përkohshëm/hershem

Redakto

Shtova rregulla per admin i perkohshem/perhershem, bazuar nga konsensusi qe po kristalizohet. --1l2l3k (diskutimet) 21 nëntor 2018 19:08 (CET)

Ca definime me shume ne kete editim qe percaktojne me saktesisht kushtet e votimit. --1l2l3k (diskutimet) 23 nëntor 2018 14:14 (CET)

Ndryshime grafike

Redakto

Nën procesin e ndërmarrë të standardizimit të faqeve me rëndësi, faqja e Administratës do të pësojë disa ndryshime nga ana grafike. Asnjë nga rregullat e kushtet e votimit nuk do të preket. Ndryshimi do të jetë gradual. Përfundimi i tij do të lajmërohet poshtë këtij shënimi. Do të kërkoja 2-3 ditë durim e mirëkuptim derisa ndryshimi të jetë përfunduar. - Klein Muçi (diskutimet) 30 maj 2019 15:24 (CEST)

  U bë! - Klein Muçi (diskutimet) 1 qershor 2019 15:45 (CEST)
Return to the project page "Administrata/Arkivi 1".